Diktaturë all inclusive (FOTO)

12 Tetor 2012, 12:48Politika TEMA
Diktaturë all inclusive (FOTO)

Ka momentet kur të duket vetja sikur je në Miami ose së paku në Frankfurt: një fuoristradë Hummer nxiton në rrugët me gunga mes Pyongyang-ut dhe qytetit port Wosan. Pas i shkojnë dy VW Touareg, që shkëlqejnë. Pasagjerët me uniformë dhe më kapele oficerësh, flasin me smartphone.

Që prej nëntë muajsh Korenë e Veriut, i fundit vend stalinist në botë, e qeveris Kim Jong Un, nipi më i ri i themeluesit të shtetit Kim Il Sung. Që prej marrjes së postit, ka thuajse çdo ditë lajme befasuese nga Republika Popullore Demokratike e Koresë, e cila përbën lajm kryesisht për krizën e urisë dhe programin atomik.

Një qendër tregtare luksoze është hapur në kryeqytetin e punëtorëve dhe bujqve dhe pranon vetëm dollarë dhe euro cash. Diktatori Kim kërkon që t’u japë më shumë liri menaxherëve në shtetin e fundosur ekonomikisht. Fshatarët në të ardhmen do lejohet që të shesin një pjesë të prodhimit të tyre.

Ajo që në mbarë botën quhet profane, këtu në fakt cilësohet një sensacion.

Prej pak kohësh në qytetet e Koresë së Veriut po rritet një shtresë e mesme e thjeshtë. Përfituesit e kësaj ekonomie kontrabande janë kryesisht zyrtarë dhe oficerë të lartë. Hendeku me popullsinë e varfër po thellohet.

Çdo ditë në vend hyjnë kontejnerë me kompjuterë e ushqime, pavarësisht embargos për armë dhe mallra luksoze. Pavarësisht kufizimeve, kinezët po tregohen bujarë me vendin fqinj, duke shpresuar tek një zbutje e situatës tek kushëriri i turpshëm.

Sunduesi i ri, Kim Jong Un, e ka kuptuar se duhet të aplikojë një politikë të re, nëse regjimi i tij do të qëndrojë gjatë në pushtet.

Tani Koreja e Veriut e Kim-it kërkon që të hapet për turizmin ndërkombëtar. 100 mijë turistë të huaj çdo vit priten në vendin e mëngjesit të kuq. Preferohen europianë dhe amerikanë.

Turizëm në vendin ku çdo qytetar mbikëqyret në mënyrë të rreptë? A do e financojnë të ardhurat nga turizmi programin bërthamor të Kim-it? Apo turizmi do të sjellë liberalizimin e vendit? Shpresat dhe shqetësimet i lënë vendin njëra- tjetrës.

Katër mijë deri në pesë mijë euro marrin agjencitë turistike për dy javë pushime në Korenë e Veriut me të gjitha të përfshira (all inclusive). Këta ‘miq të shtrenjtë’, siç thuhet edhe në broshurë, do të shoqërohen kudo nga guida. Madje as një shëtitje në qytet nuk do bëhet pa një guidë nga pas.

Kushdo që pyet se përse ndodh kështu, merr përgjigjen nga agjencia turistike: “Për sigurinë tuaj”.

*SPIEGEL

17 komente në “Diktaturë all inclusive (FOTO)”

  1. batman says:

    te fotgrafia e pare origjinal ne shqiperi ne kohen e komunizmit kishte karroca te tilla.

    1. Albioni Munchen says:

      Po te ishte per Sali Ram Berishen, keshtu si Korea do ishim ne sot e kesaj dite!
      Ndersa sot jemi :
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

    2. adriangj says:

      @batman – quheshin qerre dhe jo karroca ?

  2. Beni NY says:

    Batman, sa kohe keni qe skeni qene ne Shqiperi apo ne zonat rurale te saj. Kjo eshte gjendja qe ekziston ne te gjithe vendin. Por cfare bie ne sy, Korea paska nje nivel me te mire ne infrstrukturen e rrjetit hekurudhor, ne parqe lojrash e hapesira te gjelberta

  3. komisjoni says:

    pamje e qet.
    qerre te lumtura,bicikleta..
    si lul basha ne bajcikell ne diten e shenuar ne tiran…
    edhe te gjelbrit jan hepi.
    nuk ndotet atmosfera me makina..
    kta meritojn cmimin nobel per ruajtjen e atmosferes nga gazrat…

  4. Teta says:

    Ben NY – harrove te rreshtosh edhe ndertesat moderne, lumin dhe portin te sistemuar.Si ne nuk gjen ne asnje vend as ne boten e trete.Mjaftojne pak kilometra nga Tirana dhe te ze trishtimi per plehrat buz rruge, varrezat e makinave,hekurrudhen e shkateruar me nje fjale varferi ne cdo cep.Pa permendur listat ne fletoret me katrore te dyqaneve te lagjes ku borxhet kapin shifrat e te ardhurave te 1 viti te nje page mesatare.Pervec te gjithave keto dite ka plas nje rritje cmimesh e pa pare ne te gjitha produktet ushqimore duke fillu nga veza e deri tek mishi.

    1. dc says:

      i pe rruget ti tefta,qe duheshte teleferik me kalu,apo pe vetem ato qe shohin syte e kuq? Shifi me kujdes tefta.Sa per rruget ne shqiperi,jam habit kur erdha,,,,,po kounisteve nuk ju besohet…that’s not my fault

  5. lesi says:

    Batmen ne kohen e komonizmit kishte ksrroca te tilla, por rruget ishin te shtruara, ndersa tani karroca ka me shum dhe rrug te shkaterruara.

    1. dc says:

      ik shpejt lesi,,ne kore te presin me duartrokitje.,,,,,,,Edhe rrangallat e kuqe, kane internet tani, c na gjeti

  6. shqiptari says:

    Per Lesin, ke te drejte se je gjalle.Mendimi eshte i lire por jeten se meriton.Por Zoti po te meshiron.
    Jeto.

  7. Zoti fal meshire per te gjithe, pa dallim. Amen. Ishallah nuk harron shqiptarin.

  8. Opinioni says:

    Historia ne ben te mendojme qe fundi do te jete si fundi i Stalinit, per ta pershpejtuar duhet nje Hrushov.

  9. denis says:

    te na rroj saliu neve tani jemi vend demokrat neve nuk prish pune pse saliu me lulin vrasin ndonje shqiptare te pafajshem ne vazhdojme te jemi vend demokrat

  10. alban4eva says:

    po mire, ku doni te dilni me kete krahasim? qe meqe Korea e veriut eshte e varfer dhe e mjere? mbase, por une pashe infrastukturen dhe gjelberimin qe ishin ne maja te larta.. po te jete per keto fakte, shqiperia i ha mutin korese se veriut.. ne jemi si afganistani, apo si ndonje vend i afrikes qendrore..
    dhe sa per vendin e fundit stalinist ne bote, nuk jam dakord se eshte vetem korea e veriut, duhet te futni edhe albanistanin ketu..

    1. gabi says:

      e ke te qarte,tek foto e 13

  11. Mal troplini says:

    Mjetet e transportit ne bujqesi qenkan me moderne se ne disa fshatra te vendit tone qe transportin e bejne me gomar dhe ne krahe.

  12. ToriUSA says:

    Fotoja e pare eshte diku ne afersi te Dervicanit te Gjirokastres…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje