Stefan Fyle komenton rreth letrës së xhaxhait të Aleks Nikës

12 Tetor 2012, 09:14Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fyle, në një intervistë televizive, shpjegoi disa pritshmëri të Brukselit ndaj Tiranës, por mes të tjerave u pyet për letrën që i ka dërguar disa ditë më parë një familjar i njërit prej viktimave të 21 janarit (xhaxhai jurist i Aleks Nikës).

Pyetje: Në lidhje me drejtësinë, apo sundimin e ligjit… dua të sjell në vëmendjen tuaj një tjetër shembull konkret, letrën që ju ka dërguar anëtari i familjes së njërit prej viktimave të 21 janarit mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet. A po e ndjek Komisioni, a po e ndiqni ju vetë këtë proces?

Stefan Fule: Nuk është surprizë që sundimi i ligjit dhe reforma në gjyqësor janë mes atyre prioriteteve kyçe, ku Shqipërisë i mbeten ende çështje ku duhet të japë rezultate. Dhe ndërsa ne nuk komentojmë mbi çështje individuale, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në dijeni të tyre dhe kjo nuk do të thotë se kur i shohim këto raste i themi vetes, a është ky një rast i izoluar, apo një incident fatkeq i sistemit. Por shohim nëse tregon shenja çështjesh sistematike që duhen adresuar. Dhe kur ne kemi ndjeshmërinë se këto çështje janë sistematike, atëherë përpiqemi që kjo të reflektohet në raport-progres. Në fund të fundit raport-progresi nuk është vetëm mbi çfarë na është thënë nga autoritetet…

http://respublica.al/artikuj/2012/10/11/nuk-komentojme-mbi-ceshtje-individuale-por-kjo-sdo-te-thote-se-sjemi-ne-dijeni

13 komente në “Stefan Fyle komenton rreth letrës së xhaxhait të Aleks Nikës”

  1. Shkopi says:

    Ky koment i Fyllit eshte koment i nje idioti frikacak qe eshte jo vetem sylesh por edhe gojelesh.

    1. Fyell bariu says:

      Zoti Fyel, mos e keni gje mbiemrin Berisha nga mamaja :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gramaphone-man.html

  2. HORRI bulevardit says:

    Zoti Fyle, mos u ngatarroni me peshperima ne vesh dhe buzeqeshjet qe ju japin qeveritaret e Saliut, per te pare gjendjen e vertete, ka vetem dy rruge qe jane te sakta, se si eshte gjendja ne Shqiperi.
    Merrni kasetat e filmuara nga Fiks-Fare ne TV Top-Channel dhe merrni gazeten Tema e Shekulli dhe nje perkthyes.
    Ketu do te gjeni materiale reale dhe cfare mendon populli per qeveritaret e tyre si dhe opinjone rreth prezences tuaj si europiane.

  3. liri a vdekje says:

    prit gomar te mbije bare dmth o zoti fyle .nuk e shikon ti zoterija e jote cbehet ne shqiperi nuk i shiko qe berisha i mori te gjitha nuk la asnje instuticion e derezi ja dhe prokoruria ka ngel me ceshtje oresh ti prap pret njerez qe digjen perdit dhe ti akoma ne pritje .nderhyni mor mjerane e mos pritni ose mos na hapni barkun bosh me intervistat tuaja

  4. Mos u revoltoni kot por lexojeni mire. Ai thote tek kjo “valle” me muziken evropjane bishti do ti ngeli ne fund fajtoreve te vertet.

  5. ligji says:

    Ouu…,horro,
    sa mire e mesoke Fylen,po c’edo se ay ka mend me shum se ti dhe e din qe ato pamje i kane edhe qindra gazeta e televizjone ne bote,e jo vetem ata te zemres tende.Kan edhe aq mend sa te gjykojne pse nuk u vrane ata qe kishin hypur mbi kangjela,por u vrane ata qe ndodheshin larg ne bulevard.Ato kan te incizuara edhe deklaratat e organizatoreve te demostrates,nuk i bien ashtu qesimit ata,se u eshte besuar drejtimi Europes e jo te jene ne nivelin e kultures juaj…

  6. HORRI bulevardit says:

    Kulturen me Evropen te pakten i jam perballur me dinjitet dhe atje ku kam aplikuar, kam gjetur zgjidhje te menjehershme, se mbasi kane pare se kam respektuar ligjet dhe skam qene problematik, me kane dhene zgjidhje dhe nje falemnderit mbrapa.
    Ndersa dallimi midis meje dhe teje, ke te drejte, na ndan nje lum sa nji oqean dhe shyqyr qe jam rritur atje ku duhej qe mora ate kulture qe kam sot.

  7. Ivani i madh says:

    o Fyle di shume ti jo per keto qe dolen ne siperfaqe po e me thelle se kot nuk i keni derguar gjithe ata zagare ambasadore qe sa here i ndodh gje Shqiperise per faj te qeverise i dalin ne krah urdheruesit te tyre kriminel Berishes.Psh. ambasador kernackekrikoja si di kur ai ha e pi me ta sa besoj i di dhe problemet familjare te qeveritarve dhe zagarve qe e ndjekin ate .

  8. alban4eva says:

    bla bla bla bla bla.. asnje fjale nuk mora vesh nga ato qe tha Fyelli.. tjeter pyetje i beri gazetari, tjeter pergjigje dha Fyell trapi.. keta “diploleshat” e huaj ne nje fare menyre po e thone troc fare, qe nuk na rruhet nese ju shqipet vdisni, digjeni apo ju vrasin ne bulevard.. keshtu qe eshte e kote tu besh pyetje ketyre horrave europiane.. duhet keputur koka, qe te bien te gjithe te tjeret.. dhe dini te gjithe shume mire kush eshte koka.. (e ka..it)…

    1. ska rendesi says:

      Nuk ke si ta kuptosh…Imagjino kur se kupton ti qe di te shkruash dhe te perdoresh internetin, cfare ndodh me ata qe PC u duket si tv.
      Kur te bllokohet banja e shtepise sate, theret komshiun apo e zhbllokon vete??
      Uroj ta kuptosh tani!

  9. br8s says:

    Fyles nuk i rruhet shume per Shqiperine dhe ka te drejte.Biles shume meret me ne prandaj mos ja fusni kot!Ne skemi respekt per veten tone,na marin neperkembe nje grup kriminal i rrezikshem dhe ne vegjetojme.Flini gjume se dhe Gazeten Tema keni frike ta blini jo me te jepni kontribut konkret

  10. LORA says:

    Drejtesia per krimin kryeministror te 21 janarit 2011 eshte ceshtje fundamentale e shtetit te se drejtes dhe jo individuale sic do ta perbuze Fule.Eshte shume e cuditeshme se deklarimi i Fule-s duket sikur ka dale taze nga goja e dhjeramanit te historise.Ky akord,qe nuk mund te shihet vetem nga te verberit,eshte deshmia me e plote se nahija e Fule-ve eshte po aq armiqesore me sovranitetin e shqiptarev sa edhe dr.krimi.Kjo ndodh sepse politika e te gjthe kraheve,ne keta 22 vjet,ja u ka zhvatur sovranitetin kushtetues shqiptareve dhe e ka ndare ne marreveshje kamorristesh me nahijen e Fule-ve,Arvizu-ve,Volfarth-eve,Sequi-ve,,,,,,,,e dreqit me te birin.
    Pa e shkermoqur kete marreveshje,ne nuk mund te dalim nga ky rreth vicioz e nuk mund te vendosim fatin tone te ardhme.Me perrallat integruese le te merren kamorristet e le ti fusin ku te duan.

  11. rudina says:

    Por flet si idiot se kushedi i ka mbyllur gojen saiiu me ndonje cope se ashtu bene ai ka shitur shqiperine copa copa prandaj bene si te doje dhe vazhdon te jete ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje