Edukatorja fut 19 fëmijë në makinën e saj Clio (FOTO)

12 Tetor 2012, 17:41Lifestyle TEMA
Edukatorja fut 19 fëmijë në makinën e saj Clio (FOTO)

Një edukatore e një kopshti në Afrikën e Jugut, u kap nga policia duke transportuar plot 19 fëmijë në makinën e saj Renault Clio.

Melanie Minnie u ndalua ndërsa po e çonte të gjithë klasën e saj me fëmijë nga mosha 4 deri në 6 vjeç deri në një fast- food në një qendër tregtare.

Oficerët e policisë thanë se mbetën të habitur kur panë se ajo kishte futur 6 fëmijë në bagazh, tre në sediljen e parë dhe të tjerët në sediljet e pasme.

Megjithatë fëmijët dukeshin të lumtur fillimisht me këtë veprim. Por më vonë kur policia e zgjati me pyetje, ata nisën të qajnë.

Ajo u gjobit me pak a shumë 150 euro.

6 komente në “Edukatorja fut 19 fëmijë në makinën e saj Clio (FOTO)”

  1. mirel says:

    Policet e kane fajin.
    Ata i bejne femijet te qajne.

    1. DRITA HOXHA says:

      Turp per Afriken
      Jo mo po ketu ne Shqiperi ka gra per se mbari!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

  2. mali says:

    6+3+3=12 jo 19.të paktën mos jini kaq të trashë…

    1. anti-mali says:

      lexoje mire more trap.
      3 sedilja e pare
      6 bagazhi
      i bie 10 sedilja e pasme.
      ku e more ate 3-shin e dyte spo e kuptoj.

  3. Anduelinda says:

    burgu eshte pak per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje