Dënohet me burg pse veshi bluzën me fyerje për policët (FOTO)

12 Tetor 2012, 10:33Lifestyle TEMA
Dënohet me burg pse veshi bluzën me fyerje për policët

Një police hëngri fyerje e shpullë nga një polic në Tiranë, por ndërkohë në Britaninë e Madhe është ndezur një diskutim, nëse duhej dënuar një person që mbante të veshur një bluzë me fyerje për policët.

Ditën kur u vranë dy police në Britani, ai doli në qendër të qytetit me një bluzë ku ishte shkruar me shkrim dore “Një derr më pak: drejtësi perfekte”.

Ndërsa në pjesën e pasme të bluzës shkruhej: “Vrit një polic për gallatë.com. Hahahah”.

39 vjeçari Barry Thew, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua dhe një gjykatës e ka dënuar me tetë muaj burg, duke i quajtur veprimet e tij të shpifura dhe dëshpëruese.

Ai u arrestua pasi qytetarët e zemëruar e denoncuan në polici, e cila veproi sipas nenit për fyerje publike.

Bluzat e tij do të digjen.

2 komente në “Dënohet me burg pse veshi bluzën me fyerje për policët (FOTO)”

  1. a says:

    Ha ha ha ah aha ha. Ha nja 8 muaj burg e po nuk zure mend edhe ndonje shkop gome zezaku ?
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. malcori says:

    spaska demokraci ne angli presim ne prej shqiptareve,per nje fyerje denohesh me burg,apokaliptike ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje