Jeni nxehur ndonjëherë në mëngjes për shkak të trafikut të dendur? Atëherë mendoni se ç’vuajnë ata që janë në Stamboll, që është shpallur edhe qyteti me më shumë trafik makinash në Europë.
Sipas një studimi, Stambolli është qyteti me rrugët më të ngarkuara në Europë.
Më pas vijnë qytete të tjera si Varshava, Marseja, Palermo dhe Roma.
Stambolli ka një trafik në pikun e lëvizjes prej 57 përqind më shumë makina se në kohën kur nuk është piku.
Në prill qyteti vuajti një nga bllokimet e trafikut më të rënda në histori, që zgjati plot 72 orë mbi Urën Ataturk.
Studimi është kryer nga kompania TomTom, e cila merret me navigimin satelitor.
10 qytetet me më shumë trafik në Europë
1. Stamboll (Turqi) – 57%
2. Varshavë (Poloni) – 45%
3. Marsejë (Francë) – 40%
4. Palermo (Itali) – 40%
5. Romë (Itali) – 34%
6. Paris (Francë) – 34%
7. Shtutgart (Gjermani) – 33%
8. Bruksel (Belgjikë) – 32%
9. Hamburg (Gjermani) – 32%
10. Stokholm (Suedi) – 30%
pune korrakesh,una facia una raza……..
O kellire…i kom bo gati 3 kile kryp…a pa ta kryp at kaptinen tate un tyna nuk rri jo…Kom hall se nuk m’del 3 kile kryp. Do boj gati 5 kile kryp mer kaptin derr…
“Una facia una raza” con chi? Coi polacchi, francesi, italiani, tedeschi, belgi o suedesi?
O dituria,kto i paske shkrujt me theks italian,por n’fun e paske dhi muhabetin. Belghi,Svedesi.
Edhe ti moj dhelper s’e paske mesuar mire italishten, siç duket ta ka mesuar mamushka Rai! Vetem se nuk mjafton, duhet te jesh diku aty tek niveli A2(nivelet Celli & Cils jane: A1-A2-B1-B2-C1-C2)se te quash belget “belghi”, eshte mangesi e theksuar!
Eshte per tu habitur nga zakonet dhe menyren e jeteses qe kane te perbashket turqit me turko-shqiptaret ,ne 2006 finmekanika s.p.a me ane te shoqerise TRAM ANSALDOBREDA nderton 50 km rruge per tram me nje shifer per 50 milione eurosh ,22 stacione do ti binin rreth e terthor stambollit per te eliminuar trafikun e dovletegjive ,pa sukses ,edhe ne shqiperi eshte njelloj ,sado te ndertosh rruge alternative prap shqipot e adoptuar do mbajne te njejtin livel me vellezerit e tyre ne stamboll
sa per dijeni dumbadm turqeve u ka lakmi tere bota ne 2020 do jete nder dhjete shtetet me te pasura jo se e them un po nga statistikat,nje e dyta trafik eshte gje e mire se ka levizje , e treta kjo gazete pardje shkruajti qe jane populli qe punon me shum ne bote dhe danimarka vinte e fundit , neve sdo kemi shanc te jemi ne nje nivel me to se po ta kishim do ishte mire , do pelcisnin ca si ju po me mire do ishte ,hahahh
O kole, nuk u lodhet njehere mor cun duke u lavderuar me sukseset e te tjereve,tipike turko-shqipo inferior
Po Tironen si ma kon lon jashte shifrave t’trafikut? A jon n’terezi kto apo jo? Turp e faqe zeze. Veni mer Tironen n’list (veni i 11) se per ner kom me ju gjumu n’corape deri n’Ali Dem..muret vesh apo jo..
E more mikroba,po STAMBOLLI i ka 15 milion banore o i gjore; ata vrapojne dhe punojne,kurse rezulltati i tyre eshte evident.E gjithe bota e din se sa punojne ata,po neve ku e kemi vendin?!Ju e krahasoni Tiranen me nje prone private te nje BEU qe ka ne Stamboll o te gjore;mos u merni me gjera te kota por mesoni nga njerizit e zot dhe beni dicka per vete.