Vogëlushit i japin uiski në restorant në vend të lëngut

11 Tetor 2012, 17:30Lifestyle TEMA

Një restorant në Britaninë e Madhe kërkoi falje pasi i shërbeu një vogëlushi uiski në vend të lëngut të frutave gjatë festës së ditëlindjes.

Vogëlushi Sonny Rees piu uiskin në restorantin Frankie and Benny’s, ndërsa festonte dyvjetorin.

Sipas BBC, nëna e tij, Nina, kishte porositur për të një lëng limoni me ujë, që atij i pëlqen shumë.

“Kur pija erdhi, unë e inkurajoja atë që të pinte, pasi po hante gjëra me kripë. Ai e thithte me pip lëngun dhe rrudhej në fytyrë. E mora dhe e provova vetë. Më dogji fytin dhe kraharorin. Sonny e kishte thithur së paku dhjetë herë”, thotë Nina.

Më pas ajo u ankua tek menaxherët e lokalit, por mbeti e pakënaqur nga reagimi i tyre.

Fëmija u dërgua në një qendër emergjencash dhe u prit reagimi. Ai shkoi në qendër në gjumë dhe nuk shfaqi probleme.

Çifti kishte bërë fotot e fëmijës duke pirë uiski.

Vetëm më pas rrjeti i restoranteve kërkoi falje për këtë ngjarje.

Ata e quajtën një gabim njerëzor.

4 komente në “Vogëlushit i japin uiski në restorant në vend të lëngut”

  1. tironci - usa says:

    Coni mer Salen te veshun si kalamo, jepi i cik “long rrushi” ne njateta Mono…bofsh gjum t’omel..

  2. mirel says:

    Per hir te se vertetes Sonit i paska pelqyer shume pija, se te rrufise 10 here eshte shume dhe per nje te rritur.
    Ka fjetur top djali.

  3. Shqiptari says:

    O mamaja e vogelushit Sonny Rees te jesh e kenaqur qe si kane dhen ndonje gje tjeter,se qe ta marresh vesh ti, ketij qe kemi sot ne Kyeminister Saliun,kur ishte i vogel si Sonny jot,per koincidenc tamam per 2Vjetorin e lindjes i dhane per te pire shurre dhie,dhe e di ti qe e beri efektin,ja a se shikon se si e ka katandisur Shqiperine? si kembet e Dhise.Ta kishim pasur dhe ne ne ate kohe ate fat ti kishin dhene uiski Saliut,do na ishte bo garip e kushedi car fati do kishte pas Shqiperia nga ky garip.Prandaj mos u merzit se ka dhe me keq.

  4. HORRI bulevardit says:

    Reklama me e mire qe mund ti behet Wiskit, si pije alkolike qe si ben dem as femijeve, por i ve ne gjume te rehatshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje