Lirak Bejko: Vazhdojeni grevën, por mos u digjni. Tani them se jam në duar të sigurta

13 Tetor 2012, 21:08Politika TEMA

Lirak Bejko, ish- i përndjekuri që dogji veten, aktualisht ndodhet në një spital në Bari. Ai ka mundur të flasë për mikrofonin e A1 Report, duke u bërë apel shokëve të tij, që të vazhdojnë grevën, por të mos vetëdigjen.

Ai thotë i emocionuar se i do shumë shokët e tij dhe se ata duhet të dialogojnë.

“Porosita shokët e mi të mos e bëjnë më. Është shumë e vështirë të ndjesh dhimbjet e djegies së trupit, është sikur piqet një mish në hell. Për arsye se unë shokët i dua shumë, kemi një ideal, nuk dua që të ndjejnë ato dhimbje,” thotë ai.

“Kemi pasur një grevë urie kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe kishim ditë që nuk merrnim asnjë përgjigje, përkundrazi, diskriminimi vazhdonte dhe kishim arritur që këtë çështje ta sensibilizonim përmes disa akteve të atillë që të shkonin deri në ekstrem dhe ashtu siç u pa, ashtu ndodhi. Unë, Gjergj Ndreca dhe disa të tjerë jemi organizatorët e asaj greve,” vijon Bejko.

Duke folur për gjendjen shëndetësore, ai thotë: “Gjendja ime është pak më e mirë, kam dhimbje, ethe, them se ndodhem në duar të sigurta”.

13 komente në “Lirak Bejko: Vazhdojeni grevën, por mos u digjni. Tani them se jam në duar të sigurta”

  1. Arber Korabi says:

    Shume FISNIK!
    Nje tjeter ne vend te tij do thoshte hidhuni ne zjarr, meqe u hodha une!
    RESPEKT LIRAK BEJKO!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html
    https://www.youtube.com/watch?v=WCI5bvwYz24

    1. shqiperia says:

      KETO GREVISTE I KAM VLERSUAR PER INISIATIVEN E TYRE , QE JANE PERBALLUR ME
      QEVERINE PER TE DREJTAT E TYRE, POR VENDIMI TEPER I GABUAR
      QE KANE MARRE KETA GREVISTE QE TE VETEDIGJEN NUK ESHTE
      PER TU REDPEKTUAR . DUHET TE VAZHDOJNE LUFTEN E TYRE ME SHUME DURIM
      JO TE BEHESHIN KRIMINEL TE VETES.

  2. VERONIKA says:

    URIME I NDERUAR!
    mos u merzit,se dhe kta ne duar te sigurta jane,po i ruan nga benxina—po i vdes per nje pike uje.

  3. Bejko trimi says:

    Zoti Bejko ti e bere tenden amerika po mundohet ta mbylli greven tuaj http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. ALpini says:

      kaq pa turp je qe nuk le vend pa e futur -letren e hapur te Agim Hamitit.
      ajo leter nuk tregon asgje,ose eshte nje mani e atij qe e ka shkruar dhe e fut si fanti spathi vend e pavend.
      duke e futur keshtu na kujtoni ato nfletet e universitetit vitrina qe cdo mengjes i gjejme poshte deres.
      njerez pa turp.

      1. Bejko trimi says:

        E keqja popullit shqipetar nga kjo qe tregon letra i ka aredhur dhe po i vjen .Kundershtoj me ndonje fakt te lutem po pate.

  4. Arbeni Stuttgart says:

    Shumë i ulët!
    Një tjetër do thoshte:fajin ka Saliu-hidhuni ne zjarrë,vazhdojeni.Ps Edi Rama.

    1. BENI DETROIT says:

      PO KUSH SIPAS TEJE E KA FAJIN SE QENKE BYTHE E ZGJUAR TI LESHTUTGART

  5. keli says:

    Arbenit Shtutgart;Ketij Bejkos i ka djege bytha e sbehet ma njeri.Tash del pa veshe e kush e din cfare te metash .Ka kujtue se eshte loder.
    Nuk tash i intereson ma se kush asht kryeminister Rama apo Berisha.
    Sa per duer te sigurta eshte i sigurte ne duart e partise.A nuk tha edhe Kadri Hazbiu ;Pertija ime le te me arrestoji.Dhe Enveri haze xhevap e arrestoji dhe e pushkatoji.Per ket edhe Bejko eshte ne duar te bijve te Enverit.Te na rroje partija se Bejko as nuk do bjere ndermend per leket e burgut se po ni dalin perhundesh.Keshtu eshte kur te perdorin keq

    1. Hamzai says:

      Perse rrojn idiote si ty akoma dhe digjen vertet kta te shkrete,
      ne vend qe te djegin kryeputanen e shpellave sali rahman berishen ,
      me gjithe ata qe e mbeshteten te vinte ne pushtet ..qe padyshim jane shkerdhatat e shkerdhtatave te ktij kombi bastardesh.

  6. LUAN says:

    Eshte per te ardhur keq qe disa njerez bien viktime e politikes te mbrapshte te kryekomunistit SALI BERISHA .Po ku ka shqiptar qe mund te digjet per politike ??? FAIK KONICA I madh thoshte :Shqiptaret te vrasin per mustaqet e CELOS por asnjehere per ideal .Eshte e turpshme qe te luhet dhe te perbaltet greva e tyre nga disa derra te nginjur dhe injorante te ketij pushteti zullumqar . Ky NERON i cmendur dhe qesharak te njejten gje beri ne 94 kur dhunoi te perndjekurit , u tall me djalin e Zogut dhe te gjithe demokratet e vertete .

  7. arti says:

    Tani qe tu dogj prapanica ben thirrje per mos djegje,Digjuni shemtohuni rrini larg grave tuaja se dote jeni te fituar,Rama do te haje ngjalen me Berishen tani se me Meten e kaloi rradhen. arti u.s.a.

  8. salhajdarl says:

    normal.
    shqiptar.
    bohet pishmon shpejt.
    njers pa ideale.
    e kthejn gunen nga fry era…
    dhe osht i sigurt se osht ne duar te huaja..
    se ke i huaji jan fal tan jeten e jets shqiptart..
    edhe tash.
    shesin pordh ne shqipni dhe tak shkojn dhe hjekin brekt ke i huaji……….
    shqi mor qi mor shqiptarqi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje