PS: Imami po shet edhe Karaburunin

13 Tetor 2012, 17:05Politika TEMA

Deputeti Taulant Balla vazhdon denoncimet në terren të skandaleve të njëpasnjëshme që po ndodhin me pronat e ushtrisë shqiptare. Duke iu referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes mbi listën e pronave që vetë kjo ministri i transferon ministrisë së Ekonomisë për privatizim, deputeti Tualant Balla ka denoncuar skandalin e shitjes së disa reparteve ushtarake në Karaburun.

Këto prona përveç se janë një pjesë e rëndësishme e pasurisë publike, sipas deputetit Balla, janë edhe një mundësi që i ofrohet të gjithë zonës, e për pasojë këto privatizime, në vend që të kryhen në një mënyrë të nxituar dhe të gjitha së bashku, duhet të bëheshin pjesë e një studimi për kapacitetet e tyre strategjike dhe turistike por mbi të gjitha edhe mundësitë zhvillimore që ato ofrojnë për të gjithë zonën, duke qenë se flitet për njërën nga zonat me më shumë kapacitet turistik. Vetëm në Karaburun janë 32,216 metra katrorë terrene të ushtrisë, të cilat njëherazi synohen që të shiten pa marrë parasysh asnjë parim dobie që këto mund të sjellin për zonën dhe qytetarët shqiptarë, pronarët e tyre të vërtetë.

Deputeti Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e procesit të shitjes së këtyre reparteve në Karaburun duke theksuar se për këtë zonë kaq strategjike duhet në radhë të parë një studim i plotë urbanistik.

 

DEKLARATA

“Janë 6 reparte shumë të rëndësishme në Karaburun të cilat siç thashë më sipër Arben Imami po i bën gati për t’i shitur. I marrim me radhë secilën prej tyre. Kepi i Gjuhëzës-Karaburun, 2.569 metra katrorë. Për të vazhduar me një repart tjetër të artilerisë bregdetare, siç e njohin të gjithë shqiptarët  Shpella e Haxhi Alisë pranë së cilës janë 1548 mijë metra katrorë janë pjesë e këtij reparti ushtarak. Është në Shenjan përsëri një repart tjetër, pjesë e pronave të ushtrisë shqiptare që edhe ky nxirret në shitje, 1891 metra katrorë. Është një tjetër bateri tjetër e artilerisë bregdetare përsëri në Shenjan 20.394 metra katrorë në Karaburun që përsëri Arben Imami i ka në listën e tij për t’i shitur  Është një pikë shumë e rëndësishme vrojtimi ish repart ushtarak në Bristan në Karaburun 5814 metra katrorë. Për të vazhduar pastaj me reparte të tjera që ndodhen në Llogara, në Dukat, në Orikum, të cilat Arben Imami me një dorë synon që t’i shesë menjëherë, për t’ia hequr këto prona jo vetëm ushtrisë, por pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarë dhe për t’ia dhënë disa privatëve që sigurisht, janë të lidhur me të.

Ajo që do të thoshim sot këtu në Karaburun është që: Për një zonë kaq të rëndësishme, me vlera jo vetëm strategjike, por edhe turistike, duhej që për Karaburunin të bëhej një plan i plotë studimi, që të përfshinte kapacitetet e plota turistike dhe zhvillimore të Karaburunit, që të përfshinte dimensionin social të një politike privatizimi, por edhe më shumë sesa një politikë privatizimi për një politikë zhvillimi të kësaj zone. Karaburuni siç e dimë për të gjithë shqiptarët ka qenë një zonë e mbyllur, një zonë vetëm për ushtarakët. Tashmë, Karaburuni me politikën e Arben Imamit po kthehet në një zonë private, për njerëz të lidhur me këtë qeveri”. 

12 komente në “PS: Imami po shet edhe Karaburunin”

  1. Ben Chicago says:

    Balla,sherbimi me i mire qe mund ti besh kauzes komuniste edviniste staliniste eshte vetem nje;te flijohesh duke u vetedjegur,kjo do conte peshe zemrat e peveluara komuniste dhe do i pregatiste per nje revoucion alla bolshevik si ai i 97,,,,Emri tend do shnohej ne altarin e deshmoreve komunist se bashku me fakiret e 21 janarit.Digju te perjetesohesh.

    1. toni - NY says:

      jane pikerisht keto injorantet, si puna e Benit, qe e mbajne komunizmin gjalle ne shqiperi..

    2. sokol says:

      ti qenke toc fare

    3. raimondi says:

      hahahahahahahaa O Cikags, je i madh ….

  2. o tulant na lodhe akuza te tilla per dit,jepi fund pra e thuaj;boll shite o beni ler dhe ca ti shesim ne kur te vim ne pushtet se na lat pa lek.

  3. ben rrot ka.. says:

    O Ben Chicago na rruajte Ka.in me komentet e tua. Nga Chicago nqs je te duket bukur Shqiperia? Nqs je ne Chicago gjithnje.Perse nuk vjen te jetosh ketu meqe te pelqen kaq shume qeverisja? E ke idene sa vete duan te largohen nga Shqiperia, sa te rinj.Sa veta plotesojne llotarine amerikane? Keshtu qe boll na rruajte ka.in

  4. liri a vdekje says:

    more imam mor cuni i mamit behu gadi per kapjen e sapunit

  5. alban4eva says:

    ben chikago leshi ne rregull eshte, merr rrogen.. ai thote ato qe duhet te thoje aty.. dhe ne darke merr kocken e tij per te lepire.. keshtu qe lerini keta felliqesira si tipi i ben qikagos(bathores) dhe raimondra k..ri … shikoni te rrezoni qelbesiren berishe shpellarin, pedofilin..

  6. PLAKU says:

    kujdes z. IMAMI / se ajo eshte toke LABI / me tapi LEBERIT e kane / KARABURUNIN dhe ca ane / nuk eshte pare te vidhet LABI / kur vete vjedhja e therret ” BABI ”

  7. Vlonjati says:

    Dhe te guxojne ta prekin Karaburunin !
    Kane per te hapur lufte me Dukatin e pastaj me gjithe Vloren. Le ta provojne. Do ta heqin zvarre qenin Berisha, bashke me langot e tjere qe lehin ketu me lart …

  8. ERA says:

    KU JANE MUMUCET E DUKATIT? PO DOLEN ATA , TE GJEJ VRIME KU TE FUTET IMAMBALLAJDIA

    1. shqipetari says:

      le te vine dhe nje here ne dukat se e pane se cfare u hoqi bytha heren e fundit. dhe kur tani qe zemerat eshte ne kulmin e vete le ta provoje cilidoqofte nga legana si imami dhe vete enviri i tyre le te vije,se kockat do tu mben ketu si ne 44 e dine mire historine ose po deshen tua mesojme se aq kapacitet kemi .o qener te fashizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje