SHBA, qyteti me 11 banorë shet 4 milion kanoçe birrë në vit

13 Tetor 2012, 20:53Lifestyle TEMA
SHBA, qyteti me 11 banorë shet 4 milion kanoçe birrë në

Një qytet në SHBA, i quajtur Whiteclay, në shtetin Nebraska, ka vetëm 11 banorë sipas censusit të fundit.

Megjithatë katër dyqanet e këtij qyteti shesin çdo vit plot 4.3 milion kanoçe birrë.

Si ka mundësi?

Qyteti i vogël ndodhet pranë rezervatit indian Pine Ridge, ku jeton fisi Oglala Sioux.

Alkooli është i ndaluar në këtë rezervat, për këtë arsye banorët vërshojnë tek këto dyqane.

Për këtë arsye, drejtuesit e rezervatit kanë vendosur që të padisin jo vetëm dyqanet, por edhe firmat gjigande të prodhimit të birrës në SHBA si Anheuser Busch dhe MillerCoors.

Alkooli është një problem shumë serioz në fisin Oglala Sioux.

Një në katër fëmijë në këtë rezervat lind me probleme për shkak të alkoolit.

Jetëgjatësia mesatare në rezervat është mes 45 dhe 52 vjeç, më e ulëta në hemisferën veriore, përveç Haitit. Ndërkohë në SHBA jetëgjatësia është 77.5 vite.

Rezervati ka 40 mijë banorë dhe vuan shumë nga alkoolizmi për gjenerata të tëra.

Të ardhurat për frymë janë 27 mijë dollarë, por gjysma e popullsisë jetojnë në varfëri.

12 komente në “SHBA, qyteti me 11 banorë shet 4 milion kanoçe birrë në vit”

  1. beso says:

    a eksportohet Birra Korça atje?Se meqe eshte uje me shkume e pijne me tonelata.

  2. Kopenhagen says:

    Ja ke futur kot o Beso, se kjo qe shet njeri ketu ne Kopenhagen eshte shume e pelqyer, dhe po ben perpara.
    Shqipot ja kane bojkotuar, ca nga myslimanizmi dhe ca nga inati, po atij po ja marrin danezet.
    Kete ta them me siguri absolute. Cmimi i shitjes eshte 15 krone daneze, 2 euro.

    1. Laluc Maloku says:

      Ke te drejte ne Kopenhagen perballe stacionit te trenit pak a shume ne nje hotel Astoria me duket kishte konjak “Skenderbeu” dhe ishte rreth 40 corona, mbeta i shtangur se harrova qe ata nuk kane euro

  3. Kopenhagen says:

    Hej Beso, se harrova.
    Shihe pak ne Google translate se c shkruante nje reviste qe e kishte testuar:

    Korca pils 4,5%
    Flot strågylden pilsner med tæt hvid skumkrone. Aromaen domineret af blomst, humle, æble og lyse malte (korn). Smagen går i bittersød retning. Mundoplevelsen er fyldig og frisk med en kort bitter eftersmag. Sprød, tør og jomfruelig. Godt håndværk.
    Henrik Bøegh (ølskribent for magasinet Smag&Behag)

    E kam marre me copy paste, fute ne Google dhe e sheh.
    Mos shajme cdo gje qe eshte shqiptare.

    1. Fane says:

      Ky me duket qenka Irfani dora vete ?

    2. beso says:

      Kopenhagen,e kisha per batute,me shume per Fane Berluskonin sesa per birren vete.Mund te jete vertet e mire ajo ne Kopenhagen,por s’e di a eshte njelloj si ajo qe shitet ne Shqiperi 80 leke.

  4. rakia says:

    ne ca vendi shitet ne copenhagen kjo birra o i copenhagenit?

    1. Kopenhagen says:

      E ke ne Scampa, ne Khoskhi, Kafe blink, Klube shqiptare etj. Me duket se ka edhe nje faqe http://www.birrakorca.dk ose se shpejti ne fuksion

  5. skifteri says:

    kanaçe shkruhet jo kanoçe o gazetar

  6. x says:

    Kush e ka ndertuar USA?? keta tek foto e pare apo tek foto e dyte??

    1. xxyyzz says:

      TEMA ! ME DUKET E PABESUESHME QE TE BANOJNE 11 BANORE
      DUHEN TE JENE 11 MIJE . KONTROLLONI DHE NJE HERE SE PO NA CUDIT.

      1. trojani says:

        po e vertet dhe tjetra qe nuk me duket e sakt eshte 27.000 $ per fryme ne vite,kete shume mund ta mare nje njeri qe punon forte dhe paguet te pakten 15-17 $ per ore ,gje te cilen keta te fotos nuk ta mbushin mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje