Të justifikosh rrethimin

14 Tetor 2012, 17:15Politika TEMA
Të justifikosh rrethimin

Nga Edvin Kukunja

“Është e qartë që jemi në luftë, dhe është një luftë rrethimesh” (J.Saramago). Dhe është një rrethim, një situatë që na përfshin të gjithëve pa përjashtim. Të gjithë jemi të rrethuar në indiferencën dhe plogështinë tonë. Të gjithë të rrethuar nga pamundësia për të thënë e për të bërë diçka që gjithshka të ndryshojë.

Kryeministri e di shumë mirë këtë, ai asnjëherë nuk e harron. Këtë ka parasysh kur pa kurrfarë druajtje akuzon të përndjekurit se greva e tyre është thellësisht politike, se kërkesat e tyre janë politike dhe jo ekonomike, se ata janë shndërruar në një vegël në duart e opozitës famëkeqe. Dhe duke thënë kështu ai ka ngritur murin rrethues, atë të vërtetin, rreth çadrës së grevistëve. Më pas ai e përforcon këtë, në rast se dikush ndopak më kurajoz e vë në dyshim vendosmërinë e tij prej “të shurdhëti”, duke dërguar dhe jeniçerët, efektivë të veshur me blu të errët për të ngritur murin e dytë, atë simbolik.

Brenda këtyre mureve rritet e shtohet presioni dhe dyshimi si për të përndjekurit ashtu dhe për ne. Ndaj rishtazi e gjejmë veten duke pëshpëritur makabritete të vërteta. Makabritete të atilla që janë më shumë makabritete se imazhi i një njeriu të lirë, i cili ka nevojë që me një gjest ekstrem të shprehet e të na thotë: “Unë jam i lirë! I lirë nga frika juaj, nga plogështia juaj dhe indiferencën tuaj përbuz.”.

“Po ta kishin me të vërtetë, do të ishin mbyllur gjëkundi dhe do t’i kishin vënë flakën vehtes, e jo të kërkonin vëmendjen e mediave dhe vëmendjen tonë”. “Shumë mirë bëri KKRT që e nxorri këtë urdhëresë. Dikush duhet t’i mbrojë mendjet e brishta të fëmijëve tanë nga këto makabritete”. Pra dikush duhet t’i mbrojë ata nga e vërteta.

Por, dhe çudi është, që askush, asnjë prind nuk u çua e të thotë që vizitat e Kryeministrit nëpër shkollat nëntëvjeçare, kopshtet dhe çerdhet e rradhës, janë ato makabritetet e vërteta. Ndotja e kujtesës së tyre me fjalët dhe imazhin e marrëzisë të një individi pa ndërgjegje, pa asnjë lloj perceptimi të tjetrit dhe të nevojave të tij reale, është një fakt që duhet të na indinjojë. Por përpara këtyre fakteve ne heshtim. Heshtim që të mbrojmë vendin e punës, rrogën, bukën e gojës për fëmijët tanë. Dhe në emër të saj, pranojmë në heshtje dhunimin e këtyre qenieve më pak të mbrojtura e të brishta prej hipokrizisë tonë.

Pra ne, ne jemi të rrethuar dhe ky rrethim ngrihet e forcohet sa herë Kryeministri ynë flet dhe lëshon akuza ndaj çdo qytetari shqiptar i cili guxon të merret me politikë, të ngrejë kërkesa dhe akuza politike, guxon të ketë një ndërgjegje politike, të jetë qytetar dhe në të njëjtën kohë mik, vëlla, motër, nënë e baba. Sepse mos harroni që kjo është dhe ëndrra e vërtetë e çdo diktature. Zhveshja e individit nga çdo vullnet apo përmbajtje politike, shndërrimi i tij në një votues pasiv të cilit i merret vota me dhunë apo duke u blerë për një kacidhe.

Sot gazetarët shqiptarë, jo të gjithë sigurisht, e jo ata që majmen duke i shërbyer regjimit, sepse nuk kanë asnjë arsye (ndërgjegje) për ta bërë, rrethuan rrethimin e çadrës së grevës. Dhe doli në pah pikërisht ajo që nuk duam dhe refuzojmë të shohim sepse i kemi mbyllur sytë me perçen e çdo justifikimi të mundshëm. Në atë çast të gjithë kuptuam edhe pse në heshtje që të rrethuarit e vërtetë jemi ne. Jemi ne jashtë asaj çadre, jashtë atij rrethimi, të lirë të heshtim, të lirë të hezitojmë, të lirë të dyshojmë, të lirë t’i bindemi frikës dhe nevojës.

Kryeministri thotë që kërkesat e tyre janë politike! Sigurisht që të tilla janë dhe askush nuk duhet të druhet ta pranojë këtë fakt. Sigurisht i dashur Kryeministër që kërkesat e tyre janë politike.

Të tilla janë sepse e tillë është vjedhja e pasurive kombëtare që po bëhet ditën për diell. Politike sepse me ato lekë, me lekët që duhet të shkonin për rrugë me standarde sigurie të lartë, ku fëmijët dhe familjet tona të ndiheshin të sigurta ndërsa në to udhëtojnë, për spitale e shkolla, për arsimin dhe bujqësinë, për të shpërblyer të përndjekurit për guximin e tyre ndaj diktaturës si një nga shërbesat më fisnike ndaj dhe në emër të shoqërisë, me ato lekë mbahesh ti në pushtet.

Gjithshka ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen tonë si shoqëri, z.Kryeministër, është politikë dhe ka të bëjë me të. Politika nuk është plaçkë e juaja dhe ju nuk keni asnjë të drejtë mbi të. Madje ju e keni humbur çdo të drejtë të merreni me politikë në emër të shqiptarëve.

E humbët atë në ’97, në Gërdec, në 21 janar dhe e humbët çastin kur Gjergji dhe Liraku guxuan të lëshonin ndaj jush një akuzë që as ju kish shkuar ndërmend t’ju drejtohej ndonjëherë. Ju keni humbur çdo të drejtë për të folur në emrin tonë.

Por të mos harrojmë që kjo është një luftë rrethimesh dhe në këtë luftë çdonjëri prej nesh mban të rrethuar tjetrin, duke u munduar më kotë të shpëtojë plaçkën e vetë, kokën e tij, punën e tij, rrogën e tij, bukën e tij. Por sa mendojmë do të zgjasë kjo situatë, përsa kohë akoma mendojmë që do të jemi në gjëndje ta mbushim barkun dhe të heshtim? Nëse keni një përgjigje që mund t’ju justifikojë nesër, atëherë keni të drejtë të heshtni. Ndryshe, nuk keni asnjë justifikimin. Dhe unë bashkë me ju!

19 komente në “Të justifikosh rrethimin”

  1. KRIMINELI SADAM SALI says:

    KRIMINELI SADAM SALI TE KAPET I GJALLE NGA POPULLI
    DHE TE VARET NE MES TE SHESHIT OSE PLUMBIN.

    1. sorge says:

      Rrethimi iGREVI*STEVE TE URISE ME POLICI,behet me qellim ,qe ata te mos furnizohen me ndonje ushqim dhe BENZINE,qe te detyrohen ta NDERPRESIN ATE!!!
      Ky rrethim eshte sa i TURPSHEM AQ EDHE KRIMINAL!!!
      Ate rrethim FASHIST e heq vetem PROTESTA E FUQISHME POPULLORE PRANE VENDIT TE GREVES DHE PARA KRYEMINISTRISE!!!
      Kete organizim duhet ta bejne vete te PERNDJEKURIT,OJQ-te pa hesap dhe mbase edhe opozita,ne se vete te PERNDJEKURIT E PRANOJNE SE GREVA ESHTE POLITIKE DHE SE MBESHTESIN OPOZITEN PER RREZIMIN E BERISHES!!!
      Kete ata nuk e bejne se kane paragjykime per opoziten,ashtu sic kane edhe te dy partite FANTAZEM gjoja kunder Berishes,por qe nuk bashkepunojne me SOCIALISTET!!!
      Po a rrezohet Berisha PA GJYSMEN E POPULLIT,QE MBESHTESIN OPOZITES???
      KURE!!!
      PRANDAJ KJO GREVE ESHTE PER FATKEQET!!!
      Beriisha nuk pyet se ata DIGJEN APO VDESIN VETE!!!
      KA DHENE PROVA DHE PER KETE FAJIN ME TE MADH E KANE VETE TE PERNDJEKURIT,qe mbeshtesnin Berishen ne LUFTEN KUNDER “KOMUNISTEVE” TE PS-se!!!
      LE T’I VUAJNE PASOJAT E VETA!!!
      E PANE SE KUSH I COI PER MJEKIME TE SPECIALIZUARA JASHTE SHTETIT!!!SHTETI FASHIST I BERISHES,as nje sanitar nuk u vuri ne dispozicion!!!
      JA KETE KUCEDER KENI RRITUR,O GREVISTE,qe na MORI JETET!!!

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE) says:

        Varferia e detyroi familjen e Aishe Vates te braktiste Kuksin dhe te blinte toke ne Durres.
        Pronari i tokes,shfrytezoi varferin e familjes dhe perdhunoi te mituren qysh ne moshen 14 vjeçare.
        Vajza heshte nga frika dhe nga turpi.Aisha nuk kishte nene qe t’ja hapte zemren.Heshtja e saj justifikohej me gjakderdhjen qe do te pasonte po te merrej vesh ky krim,qe fatkeqsisht ndodh çdo dite,çdo ore ne shoqerin shqiptare.
        Ne listat e gjata neper dyqane,nenat dhe motrat tona shesin cdo dit,pjes-pjes nderin dhe krenarin femnore.
        Varferia te mbyll gojen dhe te ben memece,te ben te detyrosh poshtrime qe te shkaterroj shpirtin.
        Cfar po ndodh ne Shqiperi ne vitin 2012 ??
        Njerzit po vetflijohen dhe shoqeria shikon menjeane.
        Pleqt e çmendur po perdhunojn nje shoqeri te tere,dhe rinia eshte kthyer ne skllave e fatit.
        Merreni koken e Aishes o njerez dhe dergojani Sulltanit atje ne Kryeministri,ajo koke do jete per Sali Berishen si nje trofe.Ai plaku i çmendur kerkon tjua pres koken te gjith atyre ish-te burgosur politik qe prej ditesh jan rrethuar nga policia.
        Aishe Vata eshte simboli i Shqiperise 2012.
        Ajo ju bind nje bastardi se ishte femije,ndersa shqiptaret te friksuar nga i çmenduri heshtin dhe durojne te jetojn si krimba ne kete toke te shitur.

    2. valbona says:

      Greve ekonomike! edhe njehere greve ekonomike.
      kesaj i thone :ish te burgosurit politik,
      te pasigurte ne gojen e Ujkut Berishovik.
      Tym e flake ne shesh te mejdanit
      per buken e gojes,ndaj Berisha
      te mos lere kokren e Namit…

  2. Edor says:

    perse nuk kerkohet dorheqa e Kryeministrit?!?!?

    1. jop says:

      Kush ta bej kete ?

    2. Albogentivlora says:

      Hahaha se me bere te qesh. Me mire te dalesh dhe te kerkosh ndihme nga alienet sesa te kerkosh doreheqjen e Saliut. Ke degjuar ti per ndonje nga politikanet tane te japi doreheqjen? Nuk jemi bere akoma shtet ne prandaj. Saliu sikur te permbyset dhe ti dali flaka cep e me cep e nuk i plas bytha. Dhe mire ben se ka gjetur kombin me injorant dhe budalla ne bote.

      1. Edor says:

        ne qoftese nuk merr njeri guximin te kerkoje dorheqen e kryeministrit…
        ata qe jane ne greve aty do te vdesin dhe (me falni per fjalorin por e permban gjuha shqipe) dhe s´ka per ta care bythen njeri nga qeveria sa do te behet gam gam
        Sali berishen vetem plumbi dhe revolta popullit e zbret nga kali te tjerat i rruajn bythen

  3. lexuesi... says:

    Pa dyshim, ky eshte 21 janari i dyte. 21 janari i pare, eshte bere gjakftohtesisht, me nje llogaritje ne detaj te gjithckaje. Edhe gjygji qe po zhvillohet, eshte pjese e cdo perllogaritjeje. E rendesishme eshte qe qellimi u arrit: nuk mund te protestohet me! Tashme, po llogaritet nje 21 janar tjeter qe te ngordh inisiativat e tjera per greva urie. Por mos u merrni me Berishen. Ai ky eshte. Ky ka qene e nuk do ndryshoje deri ne frymen e fundit. Halli eshte se ai ka nje garanci qe i ben keto, se ndryshe nuk ka mundesi. Thjesht: ky eshte Arvizu ne keto momente?! Po pse, a mund te vidhej ashiqare Bashkia e Tiranes, nese nuk donin nderkombetaret?!

  4. homeri says:

    Ne fakt keta njerez nuk duhen lejuar te veteflijohen, boll kane sakrifikuar ne te kaluaren e tyre. E vetmja rruge eshte qe opozita ti binde ta lene greven se cestja e tyre do te zgjidhet me ardhjen e tyre ne pushtet sipas programit te saj dhe bashkepunimit me kete shtrese. Ata voten tja japin edhe SALIUT sic ja kane dhene por shpetojme ne te tjeret duke mos qene me pengje te komunizmit dhe te persekutuarve poltik te kohes qe tashme mbahet gjalle nga kermat me te shemetuar te atij sistemi

  5. ADN says:

    Tani eshte koha qe Bamir Topi te tregoje se eshte ai e djathta e vertete Pse heshtin ky?Perse nuk e mbron fuqishem greven ? Po Kreshniku ku eshte? Tani eshte momenti te faktorizohet Te mos shkoje ne rrethe Ne tirane po behet qendresa heroike e ish te burgosurve Nje thirje kam Kreshnik po te del kallaji shpejt

    1. Devolliu says:

      VETËM TË BASHKUAR MUND TA PËRMBYSIM RREGJIMIN KRIMINAL TË SALIUT.
      Bamka duhet të dali nga qypi ku e ka futur Salih Shpellari, Edi Rama duhet të zbresë nga pema ku bën vetëm ciu ciu,dhe së bashku me Kreshnik Spahiun e të tjerë opozitarë, ta nxjerrin Popullin njëherësh në të gjitha Sheshet e qyteteve të Shqipërisë.
      Kemi për të parë se Salih KRIMINELIT, brenda pak orëve, do ti bien pendët e kokoshit, do të bëhet pulë e lagur apo rosë e ngordhur dhe do ta dorëzojë Pushtetin e vjedhur.
      Vetëm kështu, pa Saliun, mund të zhvillohen zgjedhje demokratike, të lira e të drejta.
      Pasi të kemi përmbysur rregjimin kriminal neofashist të Saliut, partitë le të konkurojnë si të duan, me koalicione apo më vehte dhe të fitojë alternativa më e mirë.
      Nëse nuk e kanë kuptuar akoma këtë situatë liderët e partive, sidomos ai Bamka që po na deklaron përditë se nuk bashkëpunon me partitë e majta, atëhere në djall vafshin se Popullin po e marrin më qafë.

  6. H. Malo says:

    Jam dakord me shkrimin, por do t’i sygjeroja autorit té mos e pérdoré
    fjalén zotéri pér Saliun.

  7. alban4eva says:

    vetem plumbi ben pune me kafshen e vucidolit..

  8. ILIRET says:

    He mo Edvin, si mendon ti, pse shoqeria nuk i mbeshtet te persekutuarit?
    Sepse ata gabuan vete rende, kur thane se, greva ka vetem karakter ekonomik, te mos instrumentalizohet politikisht, etj.. Bile perzune edhe deputetet e opozites kur ju shkuan per vizite.
    Tani po vuajne pasojat e gabimeve te tyre. Askush nuk ja ka fajin.
    Habitem me ta, sa frike kane ta quajne greven politike. Kane ende frike se i denojne per agjitacion e propogande.
    Ata qe e mbajne veten pak te zgjuar, perse nuk i mesojne, si Ngjela, Lubonja, etj.

  9. keli says:

    Ky gazetari mbiemrit ti heqin tre germa dhe i del tamam mbiemri dhe vlera e artikullit

  10. populli says:

    ABSULUTISHT bashkohemi te gjithe me ta!
    do doja qe te nesermen te kishim nje proteste tjeter para kyeministrise me me shume perfaqsues nga grupe te ndryshem.

  11. MEMEDHETARI says:

    LERINI JUSTIFIKIMET,MOR NJEREZ:
    Le te thone qe “nuk kemi qellime politike”…
    E cfare pastaj???
    T`I LEME TE VDESIN????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Por ky eshte qellimi i Sali Kriminelit…
    Prandaj:
    NGRIHUNI TE GJITHE JU QE KENI MUNDESI DHE
    QENDRONI PRANE GREVISTEVE,
    PROTESTONI KUNDER KANIBALIT dhe
    MOS PRISNI QE TE PROTESTONI
    VETEM KUR T`JU VIJE RADHA JUAJ…
    TE BASHKUAR DERI NE ULJEN E HUNDES SE
    SALI KRIMINELIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    CFARE PRISNI???????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje