Statusi kandidat nuk do të jetë më kusht për qasjen e vendeve përfituese ndaj Instrumentit të Para-Anëtarësimit, IPA, që ofron Bashkimi Europian.
Bazuar në draftin e propozuar nga Komisioni, IPA e re që do të lindë pas negociatave mes Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për periudhën 2014-2020 dhe pritet t’i kushtëzojë fondet e BE-së jo më me statusin e një vendi, por me performancën e tij në reformat ku investon BE.
“Ajo që e dallon qartë nga IPA e mëparshme është se instrumenti do të bëhet shumë më i thjeshtë për t’u përdorur. Do të jetë shumë e lehtë për të kaluar fonde nga një politikë e caktuar në tjetrën. Do të përshtatet më shumë me nevojat e vendeve respektive. Dhe do të shtojë, sipas dëshirës së Parlamentit Europian, kritere shtesë për çështje që lidhen me të gjitha aspektet e zhvillimit social të vendeve”, ka deklaruar Kristian Vigenin, raportues për IPA-n në Parlamentin Evropian.
I pyetur nga Top Channel nëse sjell ndryshime IPA e re në lidhje me të pasurit ose jo të statusit kandidat, Vigenin ka dhënë këtë përgjigje:
“Shumë faleminderit për këtë pyetje, sepse ky është një nga ndryshimet madhore nga IPA-ja aktuale, pasi çdo vend do të mund të përdorë fondet e IPA-s, pavarësisht statusit, në të gjithë komponentët, që tashmë do të quhen ‘fushat e politikave’. Kjo do të thotë që Shqipëria, e cila me shpresë do ta marrë shpejt statusin kandidat, por edhe nëse nuk e merr, ajo apo vende të tjera do të mund të përdorin të gjitha fondet e të gjitha fushave të përcaktuara të politikave”.
Me formulimin e ri, “komponentët” zëvendësohen me “fusha politikash” me fokus në: forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, gjyqësorin, administratën publike, median, të drejtat themelore, përfshirë të drejtat e punëtorëve, të minoriteteve, barazinë gjinore, etj.
Propozohet manovra e “vendimeve urgjente” të BE-së për “raste të jashtëzakonshme, si kriza, apo kur kërcënohet demokracia”, si dhe një çmim për vendin përfitues me performancën më të mirë në zbatimin e asistencës së BE-së.
“Ne propozojmë që në raport-progreset vjetore për vendet, të ketë një pjesë të veçantë tek çdo raport se cilat janë arritjet, apo se cili është rezultati i përdorimit të fondeve IPA. Për ne kjo ka një rëndësi të dyfishtë: në njërën anë për vetë vendin në mënyrë që të tregohet se paratë janë shpenzuar mirë dhe se ka rezultate, dhe në anën tjetër që këtë ta shohin dhe qytetarët europianë”, ka sqaruar Vigenin.
Për periudhën 2007-2013, BE ka ofruar 530 milionë euro, por Shqipëria ka përfituar vetëm në dy komponentët e parë: ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Aksesi ndaj 3 komponentëve të tjerë të IPA-s aktuale do të bëhej i mundur, në rast të një vendimi pozitiv në dhjetor për statusin kandidat.
Arta Tozaj, TCH
Aha , po ishte per performancen ekonomike, Shqiperia ka performancen me te mire ne Ballkan , biles edhe me gjere
Shqiperia eshte e vetmja ekonomi qe ka ritje ekonomike, kur gjithe fqinejt tane e kane ritjen …minus
heret u kujtu BE per te raportu ne progres raporte ecurine dhe rezultatet e projekteve si ato CARDFS e tani IPA.Jane be si gropa te zeza.Po te shohesh rezulatet, njerezit qe bejne tenderimet, kompanite qe fitojne e rifitojne projektet qe te mos dalin kurre te palarat, e kupton se eshte nje rreth vicioz ku dhe vete te deleguar nga BE jane ne rreth.Po te behet kjo analize, me auditet dhe raportimet, Shqiperia zor se merr fonde me.Por me mire vone se sa kurre.Bravo Arta Tozaj me kete pyetje ne Bruksel.
Stacionet GJermane seriose ARD dhe ZDF nuk e zune fare emrin e Shqiperise dhe ata theksuan qe Kroacia nuk futet ne BE , se nuk ka plotesuar detyrat dhe ka shume korrupsion ,dhe u fol edhe per Serbine qe nuk bashkepunon me BE!Prandaj Herr Fyle keto jane Pallavra cfar thoni ju per Shqiperine ;por ju doni vetem te merrni Detin e Shqiperise dhe jugun e Shqiperise qe te rimekembeni ekonomine e GERQISE ;se ne EUROPE po degjojme zera qe po fillon shperberja e shteteve te EU(Skocia ; Katalunja;Flamet dhe Valonet duan me veht edhe Anglia nuk do qe te jete pjese e EU,po qe se nuk u aprovuan kushtet e saj nga EU per buxhetin europian )
ANALIZE : Levizni ju te AKZ !!!! Keto jane levizje te Doris Pack per te ndihmuar me fonde Berishen e pastaj Berisha u kthen atyre pjesen e luanit !!!
Jane dallavere te diplomateve te korruptuar qe kane qene paguar mire nga lrim Berisha!!!
Ne ti japim leket pamvarsisht se ke vret, pamvarsisht se nuk duhej ti mirrje … Eurot do investohen ne kete fushe sepse kete fushe e korrim ne !!!
Sigurisht qe nje pjese e ketyre fondeve do shkojne ne fushat politike dhe forcimin e gallate demokracise fusha te humorit e te krimit qe kontrollohen nga OSBE !!!
Pastaj jane fushat e kultivimit te droges, pastaj sistemimit te rrugeve te transortit te droges, pastaj politikat e mbeshtetjes dhe planifikimit te llojeve te drogave me te cilat merret Miku i Im Etore Seku !!!
Naturshem qe gjithe keto gazeta qe shkruajne per krimet e krim Berishes e ndalojne Nobelisten BE ta pranoje Shqiperine ne tavolinen e saje, por si ne cdo restorant ka edhe WC e rolin e WC per Europarlamentaret e BE eshte duke e luajtur Shqiperia e krim Berishes !!
@ Stef…Me duket se sot Barin nuk ta kane dhene te mire, megjithate ti e ke tymosur…
Nejse Znj. Tozaj nuk e di qe shqiperia ka tre vjet qe perfiton nga instrumentat IPA dhe nga projektet…dhe problemi tek keto projekte nuk qendron tek administrimi i tyre por tek BE e cila nuk po levron fondet se eshte ne krize totale…, pervecse vonesat pa fund dhe papergjgjshmeria e Qeverise Shqipetare qe nuk mbeshtet fituesit e projekteve…Ftoj te informoheni me mire..