SKANDALI/ Ja si po e shet Imami Nartën dhe Zvërnecin

15 Tetor 2012, 17:59Politika TEMA

Pre e shitjes së dyshimtë dhe pa asnjë studim të mirëfilltë në funksion të zhvillimit të turizmit, janë bërë edhe 350,000 metër katrorë prona të ushtrisë, që ndodhen në zonën e bukur të bregdetit të Nartës dhe Zvërnecit.

Deputeti socialist Taulant Balla ka qenë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, nga ku ka vijuar me denoncimin e radhës për atë që është shfaqur tashmë në sytë e shqiptarëve si një nga aferat më të mëdha korruptive të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Ai ka theksuar faktin se ndërkohë që pretendohet se turizmi është një prioritet i zhvillimit të vendit, pronat bregdetare po shiten pa kritere dhe pa një plan apo studim për atë që do të ndodhë me to pas privatizimit.

“Sot jemi në një ndër plazhet më të bukura dhe sigurisht në të vetmit që kanë mbetur ende të virgjër, ende i pashfrytëzuar. Kodra përballë bën pjesë në një prej pronave të ushtrisë shqiptare të cilën Arben Imami po e bën gati edhe këtë për ta shitur. Ndërkohë që i gjithë ky plazh duhej të ishte pjesë e një studimi të plotë në kuadër të atij prioriteti që qeveria thotë se është turizmi”, është shprehur Balla.

Duke renditur listën e pronave që janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes, deputeti socialist u shpreh: “Bëhet fjalë për repartin e ish- artilerisë bregdetare që fillon prej Pusit të Mezinit në Vlorë, në Nartë dhe në Zvërnec, prej 209,300 metër katror. Më pas është një batalion tjetër, reparti 3080 prej 124,000 metër katror. Vazhdojmë me një bateri tjetër të artilerisë kundërajrore prej 24,000 metër katrorë. Pra siç e shikoni janë afërsisht 350,000 metër katrorë prona të ushtrisë, në administrim nga Ministria e Mbrojtjes, për të cilat Arben Imami ka filluar procedurën e shitjes, i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë për të filluar shitjen e tyre”.

Pavarësisht fjalëve të qeverisë, sipas Ballës këto prona të ushtrisë shqiptare po shpërndahen pa asnjë qëllim strategjik apo nevojë komunitare, duke i shërbyer interesave të ngushta personale dhe jo interesit të përbashkët të të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke shkuar përkundrazi kundër këtyre interesave të përgjithshme. “Ndërkohë që, për këtë zonë, nga të paktat pjesë të bregdetit shqiptar do të duhej të bëhej një studim i plotë për zhvillimin e turizmit. Por në bajrakun që drejtohet nga Sali Berisha dhe administrohet nga pronari i Ministrisë së Mbrojtjes, Arben Imami, nuk ka më rëndësi as prona, as deti, dhe as zhvillimi i turizmit. Qeveria që tentoi të shiste detin dhe nuk ia arriti dot të shiste detin, sot po shet bregdetin”, e ka mbyllur fjalën e tij deputeti socialist, gjithsesi duke premtuar se denoncimet për abuzimin më pronat publike të shqiptarëve do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

16 komente në “SKANDALI/ Ja si po e shet Imami Nartën dhe Zvërnecin”

  1. Ben Chicago says:

    minimalja me keto mund te ishin paguar dhe ish pronaret
    duket sa i ka parasysh saliu ish pronaret

  2. Ilir shega says:

    Po ca ke o Balla. ankandi shitjes esht i hapur dhe transparent per te gith shpallet ne gazeta dhe media. Apliko dhe ti dhe po i pate letrat ne rregull mund te behesh ti privatizuesi i ketyre aseteve. Kapitalizmi eshte gare.

    1. Nordi says:

      Ty Ilir shega dhe shume shegave te tjere po u spjegoj pak mekanizmin si behesh pronar me “letra te rregullta” ne “kapitalizmin” ekzemplar shqiptar.
      -Hapi pare: Nuk ke asnje leter dhe pretendon nje toke e cila eshte prone e ushtrise. Hap nje gjyq fars me disa deshmitar (te cilet jane komshinj te prones qe pretendon-pra edhe ata do marrin ndonje lek apo cop) dhe gjykata te njeh si pronar.
      -Hapi dyte: Merret vendimi nga komisioni pronave. Me pare ky vendim merrej nga Komisionet rajonale te kthimit dhe kompensimit te tokave, por sote merret nga pasardhesi i Elvis Cefes (Agjencia Kombetare e Kompenisimit dhe Kthimit te Pronave). Pra me pak fjale Nga Saliu qe e kontrollon kete institucion.
      -Hapi Trete: Paraqet kerkesen ne Ministrine e Ekonomise per kthimin e prones.
      -Hapi katert: Ministria e Mbrojtjes e nxjerr pronen nga plani perhapjes.
      -Hapi peste: Ngrihet komisioni i vlersimit te objekteve, nese ka objekte mbi pronen qe pretendon. Komisioni eshte miks Ministria e Ekonomise, Mbrojtjes, Finances.
      -Hapi gjashte: “Pronari i tokes” ka te drejten e parablerjes se objekteve te ushtrise. Jo te tokes, pasi toka “eshte e tija” sipas vendimit te gjyqit dhe vendimit te komisionit te pronave.
      -Hapi shtate: Blen objektet, nese ka, me cmim qesharak. Nese s’ka objekte fitohet toka me vlere zero.
      -Hapi tete: Behen procedurat formale dhe rregjistrohet toka ne zyren e rregjistrimit te pasurive.

      Pra, TA GEZOSH TOKEN O HALIT COBANI…

      1. loni says:

        hapi i nente,,,,nje qeveri serjoze dhe me bole,,ngren nje komision hetimor dhe te gjitha keto prona i kthehen shtetit si me pare pa thyer asnjelloj procedure,,dhe si perfundim bleresi i dikurshem sipas asaj te tendes z Nordi,, merre ka..in ne vend te dollarit,,e kuptove zotrrote..cdo gje e grabitur kthehet mbrampsh aty ku ka qene,,kuptohet me ne qeveri me bole sic eshte franca pershembull.

        1. Nordi says:

          Mire e ke ti mor mjeshter, por hapi i nente per 3000 prona apo kushedi sesa, kerkon po aq procedura dhe nja 20 vjet.
          Eshte e vertet qe nje qeveri kombetare dhe jo pazaresh mund t’i ktheje pasurite kombetare mbrapsh.

    2. Po po ankandi thua ti – po Ministria e Mbrojtjes qe doli e tha se po privatizon 924 objekte? Ka gazete qe i mban? Po edhe po i mbajti gazeta a kane b… te rrine te gjitha keto e kur pa, ne vitin kur do ktheje kembet nga dielli Saliu me gjithe Imamin vic qe ka vene minister.

  3. loni says:

    mire ky arben imami po i shet pronat publike,,po si po i shet nuk po na i shpjegoni sakte ju te ps,,ai qe i blen keto prona me dokumenta shteterore nuk po i blen,,ashtu sic thote ligji,,se une si individ nuk mund te jape leke per prona po nuk mora dokumentat perkatese,,i marre ne dore i shikoj qe jane ne rregull dhe pastaj paguaj shumem e detyruar,,askush nuk mund ti blej pa letra keto prona,,ju te ps po patet prova te sakta mos beni me propagante po turruni ne gjykate,,hidheni ne gjygj,,na merzitet,,ju mund te thoni ku po i con leket qe merr nga shtitjet e pronave,,dhe e dyta,,nuk eshte ky arben imami pjedhja juaj e socialisteve,,ju e podhet kete,,dilni njehere o burrat e partise socialiste dhe thoni,,kemi aq shume prova per keta abozues,,saqe kur te vijme ne qeveri nuk do kete gjykate ti shpetoje keta njerez qe degraduan shqiperine deri ne kete faze..beuni njehere trima o zagare,,do denohen apo jo o edi rama ty po te pyes,,kur te vish ne pushtet,,apo aq sa i denoj fatos nanoja do denosh edhe ti o kallam i gjate..

  4. Gjirokastriti says:

    U lodhem
    Kujt po ja thua te gjithe rine ne kafe dhe meren me thashetheme
    Ne jemi populli me kot ne planet
    Njerezit digjen, krimi eshte ulur kembekryq, po shitet gjithcka dhe njeri nuk reagon
    Jemi Te zotet e fatit tone

  5. Halim Eduarti says:

    Cfrae fytyre down. Po kur llogjikon si kalama i klases se trete fillore!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/beni-mondi-affaire.html

  6. feniks says:

    Po shitet Shqiperia,o Taulant!!!
    E e di kete kryetari yt Edi Rama???
    Pse nuk ngre popullin ne protestya,apo pret kur te vine zgjedhjet???
    TURP I MADH PER OPOZITEN TONE!!!
    Po kerto PARTICKAT E REJA SI AKZ-ja dhe FRD-ja,pse heshtin kur degjojne,qe po GRABITET PASURIA E POPULLIT???
    Apo presin sa te bashkojne te gjithe shqiptaret kudo ne bote!!!
    Harrova nje gje: SPAHIU,nuk merret me SDhqiperine,por me te gjithe boten ku jetojne shqiptaret!!!
    Haaaaa,SPAHIU NE BOTEN E CUDIRAVE!!!
    O Spahiu!!!
    UJKU BERISHA PO TE SHQYEN,o GOMAR,ndersa ti hesht se te duket se po sheh enderr!!!!

    1. mirel says:

      Po ca prisni o popull, ti zgjidhi te gjitha Edi Rama,po vete cbejne njerezit.
      Imam Berisa e ka te qarte direktiven, deri ne zgjedhje ta kete shitur te re Shqiperine.
      Dhe shqiptaret te zgjedhin kockat pastaj se ska me gje te mire qe te kete ngelur per ta.

  7. flogert says:

    keta po shesin gjithcka tonen..denimi ju duhet dhene me vote ne qershor dhe me tej me burg..keta duhen debuar nga vendi

  8. tigri14 says:

    keta jane tradheare qe duhen denuar por, denimin e jep shteti i se drejtes qe do jete neser ne pushtet,,Do jete programi i majte qe do coje cdo gje ne vend dhe pse eshte e veshtire pas shkaterrimit te bere nga kta

  9. shqiptari says:

    O minister leshi!!!!TE tjereve ju deshen vite t ja nxinin faqen vetes, kurse ty te mjaftoj 1 vit…. O palle thirri turullaces.

  10. ilam says:

    keta pushte do qerohen njehere e mire,,

  11. tefta says:

    levizni o derra Vlonjate dhe qerroheni kete Arben Kafshen qe nuk i bon pershtypje VULA E TRADHETISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje