I vetëdjeguri i Pogradecit: U solidarizova me grevën në Tiranë

15 Tetor 2012, 10:43Politika TEMA

I vetëdjeguri i Pogradecit, 47- vjeçari Gëzim Hamiti, ka pohuar se motivi i vërtetë i djegies së tij është solidariteti me grevistët në Tiranë.

“Unë i vura flakën vetes në shenjë solidariteti për miqtë e mi, ish-të përndjekur politikë, të cilët i kam pasur njëkohësisht edhe bashkëvuajtës në kohën që kam bërë burg në Brar. Gjithashtu edhe në shenjë proteste, për të marrë dëmshpërblimin që më takon si ish-i burgosur politik”, ka pohuar ai në një intervistë për “Panoramën”.

Hamiti tregon se përfaqësuesit e shoqatës të ish-të përndjekurve në Pogradec kanë qenë në dijeni për aktin e ndërmarrë nga ai.

“Po ishin sepse u kisha thënë. Madje kur ish-të përndjekurit nisën grevën e urisë në Tiranë, unë shkova te shoqata dhe kërkova që të nisnim edhe ne të Pogradecit një grevë urie, që t’u bashkëngjiteshim kërkesave që kishin ish- të burgosurit e Tiranës. Por ata nuk pranuan. Prandaj edhe unë vendosa që të digjesha”, rrëfen Hamiti.

Ai pohon se nuk ndjehet mirë dhe bën apel për ndërhyrje më të specializuar.

“Unë jam shumë rëndë. Në brez e poshtë kam djegie të shkallës së tretë. Në brez e lartë dhe në fytyrë, kam djegie të shkallës së dytë. Mjekët këtu më thonë që nuk kam asgjë. Por unë nuk jam mirë. Edhe ilaçet po i blejmë vetë. U kërkoj që të më dërgojnë diku për mjekim, sepse gjatë natës nuk marr dot frymë, bllokohem.”

Ai premton se do t’ju bashkëngjitet grevistëve në rast se gjendja e tij do të përmirësohet shpejt.

9 komente në “I vetëdjeguri i Pogradecit: U solidarizova me grevën në Tiranë”

  1. Alfons Doda says:

    Qofte ashtu, por nuk ja vlen te vetsakrifikohet njeri per Sali Harram Berishen!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  2. ALpini says:

    nuk qenka djegur shume,
    lajmi u perpunua ne zyrat e partise socialiste ne Poradec e Tirane.
    bravo se po na bindeni me zor se jeni komplet pa turp.
    diten e pare te ngjarjes thane ata nga vendngjarja se te deshperuarin e kishin hequr nga puna dhe e shoqja e tij pat thene se kishte 4 muaj pa marre rrogen.keto ishin arsyet,ndersa te nesermen doli nen kryetari bashkise Poradec e tha qe nuk e kemi hequr nga puna.
    Pra me thene te verteten si puna e ketij jane shumica e te ngujuarvet qe kane lene nismen e te percelluarit pergjysem dhe duhet te ja kujtojme.
    desha ti them ketij te Poradecit se sa u ka djegur ai me benzine,kaq digjen diten e pare te plazhit katunaret ose kosovaret nga dielli.

    1. Përcëllima says:

      SALpini – je nje idiot i manget nga qafa e larte se lajmin e manipuloi qeveria se media e nxori vete personin dhe te shoqen qe thane te verteten.

  3. H. Malo says:

    Saliu vetém se i ka dénuar me vdekje kta ish té pérndjekur politiké;
    jané xhelatét me pagesé si ky Alpini qé i ekzekutojné ata çdo dité.

  4. X-i says:

    Pse mor te uruar digjni veten ? Ikni ore futjani flaken Berishes si njeher e qemoti Avni Rrustemi. Po ju smund te jeni (me vjen keq) si Avniu…

  5. TONY says:

    EDHE NE BRONX KU JETOJ UNE ESHTE DJEG NI SHPI A THUA JA KA VU FLAKEN NE SOLIDRITET ME GREVISTAT PYTENI RUCIN SE AI DUHET TA DIJE

  6. Sum Gruda says:

    Shko se je me afer ti vet nga Bronx qe te bejshe inspekcionin e shtepise se djegur dhe pastaj tregoje pas qe te kryejsh raportin per Berishen psikopat dhe huligand qe ije dhe ti vete.

  7. Maja e Hekurave says:

    Cuditem me keta ish te burgosur!Perse nuk digjni me pare PD,flamuri i te ciles eshte projektuar ne Serbi sepse ishte ngjyra e Titos!Perse digjni veten dhe jo Saliun?Ketu ka nje kontradite te madhe dhe hutim per njerzit që duan t’ju mbeshtesin!Rrevolta eshte e drejte njerzore dhe me pare se te digjesh nga ata qe bejnë keq,duhet t’i djegësh!Kjo eshte llogjike dhe jo kjo që ben ky nga Pogradeci dhe ata ne Tirane!Ata qe djegin shpirtrat e lire te ketyre njerzve,me Berishen ne krye,keshtu zgjasin tiranine mbi shqiptaret,bile akuzojne fare kot opozitën,duke bere ata politike në të vertetë dhe ulur gradacionin e larte te urrejtjes ndaj tyre tek opinioni dhe nderkombetaret!Ndaj djegiet nuk e trembin Berishen sepse nuk digjet vet apo familja dhe te afermit e tij zbritur te gjithe ne Tirane!Provoni ta digjni me pare ate dhe do kuptoni sa frikacak dhe i lepur është!Nuk i kuptoj keta trima te vertete qe nuk gjejne arsye te sulmojne tiranine,por vetdigjen!…Une do digjja qofte edhe nje bodogard te Berishes me pare,meqe Berisha mban dyantiplumba veshur dhe tigra bodigardesh emrat e te cileve tashme dihen!Te shkallmosh Tiranin dhe tiranine do te thote ta fillosh betejen nga largesia drejt qendrës dhe jo te vetdigjesh!Nuk ka solidaritet dhe mbeshtetje te duhur nga e djathta reale ndaj tirani i Tiranit politikan Ramiz,(teper tiran,sipas dokumentave te reja)do te mbijetojë!Filozofi austriak,nxenes i te madhit Poper,Feyerabend thotë që edhe me gjithshka zhduket tirania,bllokim,protesta,rrevolte,rrethime kryeministrie,vrasje qeveritaresh,spiunesh,djegie,atentate kunder Tiranit dhe “Tutto va benne!”(gjithshka shume mirë)Këtë duhet te bejne te djathtet reale duke varrosur pergjithmone jo komunistet idealiste,por komunistet staliniste,agjentet e tyre,bodigardet dhe mbeshtetsit e pakët!Ndryshe demokracia do mbetet nen tiranine e Tiranit me flamur te Zi te Titos,Berishes!Eshte kohe per levizjen e fuqishme,djathtas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje