Ngjarjet që shoqërojnë vrasjen e 18 vjeçares Ajshe Vata kanë një makabritet të trefishtë.
Makabre është vetë vrasja, mënyra dhe motivet e saj. Prej shumë vjetësh ne dëgjojmë një togfjalësh të tipit: vrasje për motive të dobta. Po të bëni një rifreksim të kujtesës do kujtoni me siguri se disa nga vrasjet më të tmerrshme dhe më makabre janë pikërisht vrasjet për “motive të dobta”. Në legjislacionin shqiptar ka ardhur koha (duke qenë se edhe periudha aktuale deri në dhjetor është periudhë kur priten ndryshime në Kodin penal) që të amendohen disa nene në atë mënyrë që këto vrasje pikërisht se janë “për motive të dobta” të konsiderohen si rrethanë rënduese. Në kodin penal duhet përfshirë për herë të parë edhe koncepti i krimeve për shkak të urrejtjes. Me një amendim të saktë do të kishim kështu një rezultat të dyfishtë të bazuar në ashpërsimin e ligjit që përkthehet troç: dënohesh më shumë në rast se kryen vepra për motive të dobta dhe po ashtu dënohesh më shumë në rast se kryen një krim për motive urrejtje.
Dimensioni i dytë i makabritetit ka lidhje, në mënyrë të përsëritur, me maninë e medias për të na shfaqur detaje horrori, orë pas ore, ditë pas dite, javë pas jave.
E gjithë kjo javë, por në fakt i gjithë viti i fundit ka qenë i mbushur me detaje të kronikës së zezë për të cilat media e ka shumë të qartë se nuk mund ti botojë për shkak të etikës, por ka gjetur një justifikim absurd të tipit: ne nuk i botojmë, por i botojnë të tjerët dhe ne pastaj detyrohemi ti botojmë!
Kjo nuk është fare e vërtetë! Si një person që për 12 vjet e njoh nga brenda si funksionon media shqiptare, ju siguroj se rastet e kronikës së zezë ku ka makabritete për të cilat vetëm filmat horror mund ti përfytyrojnë, rastet e dhunës seksuale, përgjithësisht historitë me seks si dhe historitë spektakolare me një lloj skenografie, apo një fabule të padëgjuar shpesh, jo vetëm që u shpëtojnë radarëve të etikës nëpër dhomat e lajmeve, por ato në njëfarë mënyrë janë edhe objekt gjurmimi. Shkurt: media shet veten me të tilla histori. Mënyra e detajuar si u vra Ajsha do duhet të përbëjë interes profesional për personat që merren me krimet, por jo detyrimisht interes publik! Por edhe komente në formën e titujve, si: Ajsha bëri seks gjatë muajit të Ramazanit (!) janë jo vetëm të panevojshme, por edhe dashakeqe, të liga dhe me synimin për të nxitur debat atje ku nuk ka vlerë ai debat.
I treti dimension i makabritetit në këtë ngjarje, për fat të keq edhe ky i përsëritur, ka të bëjë me mënyrën se si femra trajtohet ende në shoqërinë shqiptare. Një vajzë në profilin e vet në Facebook tregonte e tronditur se si nesër do të ndezë një qiri, e vetme, në sheshin Skënderbej në kujtim të Ajshes dhe në formë proteste për vendimin makabër të të atit për të ndërprerë ceremonitë përkujtimore për të bijën, për shkak të turpit që ai tashmë ndjeka nga fakti që Ajsha nuk paska qenë e virgjër. Turpin e atij babai, duhet ta ndjejmë ne të gjithë, por këtë herë të ndjejmë turp për veten dhe për shoqërinë që po ndërtojmë e në të cilën bëjmë pjesë. Eshtë e njëjta shoqëri që inkurajon dhe duartroket vendimin e atij babai (së fundmi e bën heshturazi ), e njëjta shoqëri që me siguri thotë: po ç’tu desh moj ditëzezë, të kishte ndërtuar babi gjithë atë vilë 3 katëshe, me shkollë ishe, me lek ishe, gjithë të mirat i kishe, ç’tu desh…?!
i jati i vajzes eshte nje kafshe qe nuk meriton te rije ne nje shoqeri te civilizuar per mua 80 vjecari eshte viktime i jati i vajzes duhet te merret i pandehur keta njeres jane shpellare qe grate dhe vajzat i trajtojne si skllave ne shtepi kjo eshte feja e babait te aishes
E ndjera eshte perdhunuar nga 76vjecari kur ajo ishte veetm 13-14vjece ? ? ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html
Aishe Vata eshte simboli i Shqiperise 2012.
Nje nat pa gjume kalova ,pas ketij lajmi monstruoz.
Krimi goditen mizorisht kesaj rradhe nje vajz te re plot endrra.
Ta kpus koken!!!!!!!!
…kjo shprehje degjohet shpesh si kercnim.
Varferia e detyroi familjen e Aishe Vates te braktiste Kuksin dhe te blinte toke ne Durres.
Pronari i tokes,shfrytezoi miqsine me familjes dhe perdhunoi te mituren qysh ne moshen 13-14 vjeçare.
Vajza heshte nga frika dhe nga turpi.Aisha nuk kishte nene qe t’ja hapte zemren.Heshtja e saj justifikohet me gjakderdhjen qe do te pasonte po te merrej vesh ky krim,qe fatkeqsisht ndodh çdo dite,çdo ore ne shoqerin shqiptare.
Ne listat e gjata neper dyqane,grat,nenat dhe motrat shqiptare shesin cdo dit,pjes-pjes,nderin dhe krenarin femnore.
Varferia te mbyll gojen dhe te ben memece,te ben te durosh poshtrime qe te shkaterroj shpirtin.
Cfar po ndodh ne Shqiperi ne vitin 2012 ??
Njerzit po vetflijohen dhe shoqeria shikon menjeane.
Te fortet,te pasurit,hajdutet,politikanet e gjithpushtetshm bejn ligjin
Pleqt e çmendur po perdhunojn nje shoqeri te tere,vrasin ne mes te bulevardit dhe rinia eshte kthyer ne skllave e fatit.
Merreni koken e Aishes o njerez dhe dergojani Sulltanit atje ne Kryeministri,ajo koke do jete per Sali Berishen si nje trofe.Ai plaku i çmendur kerkon tjua pres koken te gjith atyre ish-te burgosur politik qe prej ditesh jan rrethuar nga policia.
Aishe Vata eshte simboli i Shqiperise 2012.
Ajo ju bind nje bastardi se ishte femije,kerkonte te mbronte ndoshta baben e saj qe te hynte ne gjakmarrje,ndersa sot ky baba e mohon,e perçmon.Ndersa shqiptaret te friksuar nga i çmenduri heshtin dhe durojne te jetojn si krimba ne kete toke te shitur,i bindemi kuçedres dhe jemi strukur si minjt.
Duhet ta mundim friken bashkarisht o njerez,mos lejoni qe te sakrifikohen Aishe te tjera,…ne kete toke qe kullon gjak shqiptari.
Me pelqen komenti i mesiperm dhe jam i nje mendimi.Aishja eshte personifikim i Shqiperise se sotme.E perdhunuar qe ne femijeri,e poshteruar.Me goje mbyllur nga frika dhe tmerri per cfare mund ti ndodhte asaj dhe familjes nese fliste,pranon me pas sistematikisht ti nenshtrohet atij monstre plaku duke humbur vajzerine e rinine e saj,nderin,dinjitetin,enderrat dhe ne fund edhe jeten.E vrau katili,ia coptoi dhe trupin ne menyren me makabre dhe ia treti neper grope e ferra.Skema horrori qe vec ne vende primitive islamike si Afganistani,Pakistani e Albanistani mund te shihen e mund te ndodhin edhe sot.Dhe nuk eshte cudi se ajo shoqereri tashme e dale nga binaret ti lere fajin Aishes se mjere,sic behet rendome atje me shume viktima te tjera dhe ti thuren lavde atij krimineli mostruoz 80 vjecar.Ndaj i bej thirrje te atit ,familjes se Aishes,gjithe te afermeve qe te mos e braktisin kurre me Aishen,ta duan e respektojne ate gjithmone.Ta bejne kete ne emer te vete Aishes dhe mijra Aisheve te tjera qe mund te pesojne fatin e saj nese i leme vetem,pa mbrojtje e pa dashuri.
Te faleminderit “KATHERINA DIE GROSSE”! Thene bukur e shkurt thelbi i asaj qe po ndodh ne shoqerine tone.
I lumte babait te vajzes.
se kuptuam ku donte te dilte autori me kete shkrim ??? Rri ore der bardhe pak po na ben berisha censure duke mos na lene te protestojme denoncojme korrupsionin etj por ste le dhe ti rehat me censurat per lajme te tilla..ne na jan bere si buk me gjise keto lajme po si degjuam sna shtyhet preshi poshte ? sje ti kurioz por une jam dhe me pelqen ta di cdo hollesi. jam natyre shqiptari me pelqen te merrem me hallet e te tjereve,thashethemaxhi dhe shume kurioz. flm nje duartrokitje nese jeni dakort me mua.
shyqyr nje artikull sic duhet me ne fund..
Nuk e kane fajin gazetaret per ato qe ata nxjerrin ne drite sado makabre apo te pamoralshme te jene ato. Nuk eshte dalja e te vertetave ajo qe duhet te na trembe apo te na shqetesoje. Eshte fakti se c’duhet bere qe te mos perseriten krime te tilla.
Mediat duhet te pyesin ekspertet e insitucioneve qe kane per detyre te vleresojne shkaqet e ketyre krimeve makabre dhe te ndertojne nje plan pune per te ndikuar ne kete fenomen.
Mediat mund edhe te bejne emisjone televizive me te ftuar psikolog, sociolog dhe politikaberes ne qeveri qe te debatojne rreth ketyre fenomeneve.
E tmershme eshte kur merr vesh se koka e te ndjeres paska qene hedhur jo larg trupit dhe qe gjendet pas 3 ditesh,dhe akoma me e tmershme eshte se po mos kish treguar vrasesi do ish shqyer nga qente e rruges.Po mire policia e durresit bashke me kriminalistet nga tirana nuk paskan nje qene te stervitur per te ndjekur gjurmet me nuhatje kur kryhen hetime ne vendgjarje? Po te ishin kriminaliste te pergatitur dhe po te kishin nje qene te tille,qe gjithe kriminalistet e botes e kane jo vetem qe do kishin gjetur koken e te gjores qe ate dite,por ka shume mundesi me ane te nuhatjes te kish gjetur dhe varasesin ose vendbanimin e tij.
Miro o Beni,mire e ke….
Ata po nxjerrin 500 te burgosur (edhe vrases) neper rruge si dhurate per 100 vjetorin,ti u kerkon te nuhatin,zbulojne dhe te futin 500 kriminele brenda brenda…hahahaah…E kupton ti qe eshte krize dhe shteti s mban dot shume burgaxhinj?…Prandaj krimi po lulezon se u ka ardhur sinjali qe vendet jane te zena ? …
Te hysh ne burg duhet te zesh rradhe tani, ose me mik …
Ti beni qenke nje qen i vertete..perse nuk te puneson ty policia si zagar ?
oh brinjet me rob shpije.
Eagles! Nuk e di se cfare moshe ke,po me duket se ne mendimin qe jep
per ngjarjen je i shpejtuar. Ne radhe te pare baban e te ndieres Ajishe nuk ke pse e cileson kafshe.Ai eshte njeri me te mirat dhe te keqijat e tij.Ka rritur femijet e edukuar si gjithe te tjeret. Vet opinioni e ka vleresuar qendrimin e te ndieres.Se dyti te jeshe i cilivizuar nuk do te thot qe te mos tregosh kujdes per femijen dhe aq me shume kur jane ne moshe adolishente,cilivizim nuk do te thote shthurje ne mardheniet seksuale.Ne jemi Shqipetare dhe ceshtejen e nderit e kemi pike te dobet e trasheguar brez pas brezi dhe per mendimin tim duhet ruajtur.Duhet te jemi me kembe mbi toke e jo ta arsyetojme problemin teorikishte. Cilit baba apo nene do te dyshonte per vajzen se do kryej mardhenje seksuale nemoshen 14 vjece? Si mund te dyshonte babai, se komshia me moshe shume madhore,do mashtronte nje te mitur(ne raste se eshte ky person qe flitet,pasi eshte pak e dyshimt) dhe na qenka viktime? Jo i nderuar ky eshte 2 here kriminel.
Nje here se ka mashtruar nje te mitur,nje femije pa nene ,ka dal i pa bese komshise qe hynte e dilte ne shtepi dhe sigurishte se dyti dopio kriminel se ka vrare dy persona.A te fjalen shpellar e kini bere te modes,gjoja se u tregon njeri me kulture,po jo te gjithe jane rritur ne qytet.Ajishja nuk e vrau veten nga keqtrajtimi i babes apo i pjestareve te tjere te familjes,po e vrau nje njeri qe edhe fjalen kafshe, qe ti perdor per baban e saj, nuk e meriton .Ajo eshte viktime
e nje moshe te vogel,e babai e familja ti bejne te gjitha nderimet e fundit.Qofte e lumtur ne ate bote.
SHkrim i shkelqyer nga autori,edhe pse krime ndodhin kudo ne bot,por ky rast na ther ne shpirt aq ma shum kur ndegjojm se babai turperohet e ben AISHEN fajtore ALLAHU na udhezoft te tanve .
Babai i vajzes shprehej pas vrasjes se Aishja nuk kishte lidhje me ndonje djale dhe seai ishte shume i rrepte kur behej fjale per lidhje te saj.Ky lloj mentaliteti e ka bere Aishen viktime te kriminelit pedofil.Po qe se babai nuk do ishte “i rrepte” por normal sic duhet nje baba te jete ndoshta e gjora do kisht folur njehere me te atin per lidhjen jo normale ose te detyruar me pedofilin plak.Ose do kishte nje lidhje mese normale me nje djale dhe do jetonte edhe sot.
Media ne Shqiperi duhet te fokusohet me teper tek mentaliteti primitiv ne familje dhe shoqeri se sa ne hollesira banale dhe meperkembje te integritetit njerezor.Vajza e gjore eshte vrare disa here nga vrasesi i vertete,mentaliteti i babait dhe shoqerise si dhe medja.
……Aishja beri sex muajin e ramazonit!!!
jo po do ti vinte tap per nje muaj………!!!???
Arrini der aty,sa ti impononi te tjereve se,kur duhet te bejne sex….!
S’seshte pune feje aty. Apo e harrove pedofilin prej Korce 80vjec…Sa per info sjam mysliman, por ti duhet te shkosh te vizitohesh se sje mire, ke shenja skizofrenie!
sa injorant je mor turgofagos, ke nje mentalitet mesjetar mor derzi. Defrehesh ne fatkeqsine e tjetrit. Po ti je me fatkeq se ajo…nuk s ke idene se sa shume.
Te dy moren denimin qe meritojne, njeriu do ha ne kete dynja ate qe gatuan, edhe aisha mori denimim qe kish gatuar vet, edhe ai plakushi mori denimin qe kish gatuar vet.
o shoku une jam i vjeter me kete nick name,zgjidh dicka tjeter se edhe me ke flliq nick name me kete koment pa lidhje qe ke bere ?
Ky perfundim eshte pasoje e perversitetit te dyanshem; viktime-xhelat. Me vjen keq per krijesen e pafajshme. Besoj se jemi te papergatitur si shoqeri per ti gjetur antidotin ketij fenomeni. Fatkeqesia e Nazimes, Aishes jane maja e ajsbergut. Prinder jini vigjilent.
Neni 50 i Kodit Penal i cili parashikon rrethanat renduese, ne piken a te tij parashikon kryerjen e vepres i shtyre nga motive te dobeta. Po ky nen ne vijimesi te tij parashikon nje sere rrethanash te tjera renduese. KOdi Penal shqiptar eshte nder Kodet qe parashikon denimet me te ashpra per veprat penale te parashikuara prej tij. Pra, denimi i ashper per veprat penale ekziston por mendoj se nuk qendron ketu problemi. Problemi qendron tek parandalimi i kryerjes se tyre dhe ne kete parandalim perfshihen mekanizma te tjere shteteror dhe shoqeror. Problematika dhe faktoret qe e sjellin ate jane shume te gjera dhe kane rrenje te hershme. Jetojme ne nje shoqeri qe ne forma nga me te ndryshmet shkel me kembe dinjitetin njerezor dhe nderin, nje shoqeri ku individi nuk shihet si nje qenie sociale i cili qe ne lindje mbart disa te drejta dhe liri themelore por shihet si nje qenie qe mund te vritet fare lehtesisht per “nder”.
Me trishton dicka e tille, sado e pritur qe eshte. Nuk dua ti ve serish gishtin dickaje te ditur, por duke qene te ekspozuar ne ritem ditor rangjeve te politikaneve, pra te perzgjedhurve, te cilet me gjithe ngjyrat qe perfaqesojne nuk ngurrojne te neperkembin autoritetin si person si dhe nderin e njeri tjetrit, duke pasur kete nivel ashpersie vazhdimisht prezent ne cdo hap te dites, nuk me duket cudi qe ne shtresat me te uleta (kulturore, financiare, etj etj) te krijohen situata te tilla.
Tmerruese jane komentet e disa injoranteve kur pergezojne babain e vajzes. I shkreti baba ben deklarata te tilla se eshte i rrethuar nga injorante te tille, po zemra prej babai kullon gjak. Turp te kini more maskarenj injorante, ju nuk meritoni as afganistanin jo Europe. Jeni faqja e zeze e shqiptarise dhe e ballkanit!!!
Ptu rrac e felliqur turku!!
Ngjarrje makabre, dhe per nje vajze 18 Vjecare, eshte e tmerreshme ta mendosh. “Miku i familjes” pedofili duhet te kete nje denim te merituar, duhet te digjej ne hell,
E mjera vajze, nga turpi nuk ka treguar, dhe ai pedofil i ndyre e ka shfrytezuar. Mungesa e nenes se saj, ka sjelle kete situate. Ajo nuk kishte kujt ti tregonte. Per babane e vajzes, me vjen keq, i ka rene si bombe, dhe duke qene i rrethuar me njerez qe e paragjykojne, nuk di cte bej. Por ka dhe ai gabimet e veta, Vajzene ruante mos lidhje me ndonje shok moshatar, por nuk e ruajti nga pedofili qe ju hynte ne shtepi si hajdut. I bej thurrje ta qaj vazen, dhe te prese ngushellimet nga te gjithe. Ky ishte nje krim, dhe vajza ishte viktime e ketij krimi. krimineli nuk ka cfare humbet, ai pedofil eshte ne nje moshe qe dhe te vdese sot, nuk i behet vone, as atij, as askujt.
Me kete ngjarje duhet ngritur shoqeria ne kembe, te bej apel te Qeveria, qe nuk i behet vone se cfare ndodh ne kete shoqeri te molepsut nga krimi, dhe kriminele. Sai berisha do bej amnisti te madhe , dhe vertete ne emer te kesaj amnistie, do nxjerr nga burgu njerez, qe neser ta ndihmojne te vjedhe votat, Ky eshte pushteti jone, i inkriminuar, dhe i krimineleve. Do ndez nje Qiri per shpirt te asaj Vajze aq te re, aq te pafajshme!
Besimi i shqiptarëve te shteti dhe tek organet e sigurisë, është i vogël, për të mos thënë nuk ekziston. Se po të ishin strukturat e policisë në rregull, Aishja ose motra e saj, edhe ajo e përdhunuar apo e paguar nga 80 vjecari, do kishin gjetur një rrugë për të denoncuar dhe o njëra o tjetra kishin shpëtuar nga kjo monstër. Se familjet kështu janë, jo tëw gjithë kryefamiljarët janë në gjendje të logjikojnë drejt, e të kujdesen si duhet për familjen. Pra, në rastet kur familja ka nevojë për dorën e shtetit, shteti mungon, e për rrjedhojë, ndeshemi edhe me tragjedi të tilla.
Ne jemi shqiptare – thote dikush ketu me lart – dhe çeshtjen e nderit e kemi delikate ! … Ha, ha, ha ,ha ! Por rruget, trotuaret dhe bordellot e Europes jane mbushur pikerisht me prostituta SHQIPTARE e jo greke, serbe, maqedonase apo malazeze…