Vazhdon çmenduria, klienti vret pronarin e lokalit në Shkodër, pse i tha se do e mbyllte

15 Tetor 2012, 10:29Politika TEMA
Vazhdon çmenduria, klienti vret pronarin e lokalit në Shkodër,

Viktima u ekzekutua në sytë e vajzës së tij të vogël

Luan Tahiri, 35 vjeç, nga fshati Kosmaç i komunës Bushat në Shkodër, ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të së dielës, në lokalin në pronësi të viktimës, që shërbente si kafe, bilardo dhe pikë bastesh.

Mësohet se autori i krimi, 30 vjeçari Fatjon Hoxhani, ka refuzuar të linte lojën, ndërkohë që Tahiri i ka thënë se do të mbyllte lokalin dhe se ishte prona e tij dhe vendoste ai kur hapej dhe mbyllej.

Këmbëngulja e pronarit ka çuar në debate të ashpra dhe siç  shkruhet dhe në gazetën “Panorama”, Hoxhani është ngritur dhe ka vajtur në shtëpi për tu rikthyer me një kallashnikov.

Ai ka qëlluar në drejtim të Tahirit dhe më pas është larguar.

Dy klientë janë përpjekur që t’i japin ndihmën e parë Tahirit, por ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej në spital.

Më vonë forcat e policisë kanë rrethuar banesën e Tahirit, i cili pas një tentative për tu larguar nga çatia e shtëpisë, është detyruar të dorëzohet.

Mësohet se Hoxhani ishte me precedent penal. Ai ishte arrestuar e dënuar për armëmbajtje pa leje.

17 komente në “Vazhdon çmenduria, klienti vret pronarin e lokalit në Shkodër, pse i tha se do e mbyllte”

  1. Vlora says:

    VARJE NE MES TE SHKODRES.

    ci bere ketij populli more kriminel berisha qe i shkaterove drejtesine.

    1. genti says:

      Klienti ka gjithmone te drejte????????????Ca bohet ktu mo vlla??????????

    2. Zef Shtjefni says:

      O SALI MA I BUKRI I SHPENDVE:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
      O Sali, ma i bukri shpendvet
      Thyn rekorde kur noton
      Mban fjalim ke shkolla cullvet
      Nis e pllet, e nuk pushon!

      Ahmet Zogji e Zogji Lek
      N’at dynja kan fluturue!
      Zog mbi zogj, Zogji Sali!
      Kryemagjar asht vetgradue!

    3. armand says:

      Vlora,qellimi i Saliut eshte qe ta detyroje kete popull te kete nostalgji per Enverin.Me ç’po ndodh ne Shqiperi mund te themi se ja arriti qellimit.

  2. akulli says:

    shqiptar hesapi keto gjera nuk kan ndollin as ne Avganistan

  3. Saranda says:

    Hajde shqipot e mesjetes,hajde!S’ke cu thua ketyre,me mire te fillojme e ne te jetojme si ne mesjete,pa televizor,pa internet,radio,gazete e cdo gje tjeter qe na mundeson te degjojme keto bema te famshme qe po ndodhin.

  4. viktor hoti says:

    Nuk eshte thjeshte pune Berishe! A nuk ishim ne te gjithe qe duke pan ndehur vehten Europe hoqem denimin me vdekje ? Ç tu bejme tani ketyre Noreve qe u presin kokat njerzeve apo ketij tjetrit qe per nje dore bilardo te pret jeten ? Viktor Hoti

  5. HORRI bulevardit says:

    Funeralet i vetmi biznes qe snjeh krize.

  6. pisi says:

    nuk mund te quhet me ‘..shqiptar hesapi’!!!!
    nuk ka shqiptar ne Shqiperi!
    ka vetem pjella te jenicerve turq(se as turq tamom nuk jan)
    dhe me ate kok qe kan kto hajvanlliqe do bojn
    gjithmon

  7. anticensurë says:

    sido që të jetë vrasja është krim dhe nuk mund të arsyetohet,por në çdo vënd të botës një dyqan ose një bar restorant ka orarin e punës!
    këtë çdo pronar duhet ta respektojë!pronari është i detyruar me ligj ta hapë ose ta mbyllë në kohën e përcaktuar në bashkpunim me bashkinë o ku ta di unë me kë duhet të lidhen këto punë!hapja dhe mbyllja nuk mund të bëhet sipas qefit,dëshirës së pronarit ose klientit!

  8. analist says:

    Hahahaha,komikja e kesaj tragjedie te perditshme me vrasje e prerje kokash eshte qe Albanistani dergon kontigjente “paqe-rruajtese” qe te siguroje demokracin ne Afganistan e Iran dhe Berisha kerkon me kembngulje qe te nderhyhet dhe te vendoset qetesia ne Siri… Ironi e fatit tragjik shqiptar.

  9. Shoqata e atentatoreve says:

    Na si shoqate u gjendem te papregatitun nga kjo vrasje, por sidoqofte edhe kjo vrasje hyn ne llogarine tone te suksesit.
    Na kena ba edhe nje liste me vrasjet qe deri ne fund te vitit, do te bejne se kush nga keto vrasje asht ne vendin e par dhe sic duket vrasja e plakut 82-vjecar qe e shoqeroi vrasjen edhe me nje prerje koke, ze vendin e pare.
    Na si shoqate kena lidh kontarte me biznesmene te funeraleve dhe nje ulje e krimit te vrasjeve, do te jete nje katastrofe per keto biznese, qe do te falimentojne.
    Me ardhjen e furtunes berishiane, qe do te vi si nje tornado vrastare mbi shqiptaret, ne simas gjasave do te kemi nje rritje te krimit ne punen tone, ne si shoqate, ju inkurajojme qe ata qe kane ne mendje te vrasin ate qe i ka zene rrugen por per nje arsye, sduan ta bejne se kane gjynah, mos te mendohet dy here, ta vrasin se mbas nje vrasjeje vijne edhe disa te tjera, kjo fale kanunit ton qe ne e kena rishkru simas idese tone.

  10. partizani says:

    Ne si vend si popull si shtet duhet te ecim me kembet tona me mendjen tone me ligjet tona si eshte vendi duhet bere dhe kuvendi,Shoqeria e jone nuk eshte aq e emancipuar sa te kuptoje ligjet e perendimit,Neve nuk kemi bere gje tjeter por vetem kemi kopjuar ligjet e shteteve te perparuara ku ata nuk kane problematiken tone.Policia duhet te jete e ashper, kontrollet e banesave duhet te behen vetem nga policia,sidomos per krimet ordinere,kur ka informacione,shoqerimet te jene me te zgjeruara ne ligj,Policia e shtettit te kete kopetence qe te ndeshkoje me gjobe deri ne shumete hollash per ato kopetenca qe sot i ka gjykata,me qellim qe te ekzekutohen shkeljet ne vend ashtu sic e ka dhe amerika,dhe jo te sillen dhe peshtillen dhe ne fund nuk behet asgje,prokuroria ka shum kompetanca kur dihet se nuk eshte e prirur per te luftuar me vendosmeri krimin,per keto dhe shume mangesi te tjera ndollin vrasjet.

  11. alban says:

    O sa mire me shqipkar ohe, ohe i ka hik petlla popull idiot masakron
    gjinite me te dobeta me te pa mbrojtura e delikate femerat ,femijet,
    pleqte,(femrave u presin kokat,femijet i vene te lypin, pleqte shikoni
    azilet)o sa mire me qene shqipekar.

  12. alban4eva says:

    kafshe prehistorike.. popull bageti..

  13. tourkofagos says:

    pune korrakesh,pune turqish,pune azeresh………sikter milet!

  14. shvejk says:

    Shtator tetor muaj sulmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje