Kreativiteti është i lidhur ngushtë me sëmundjet mendore

16 Tetor 2012, 17:56Lifestyle TEMA

Kreativiteti është shpesh pjesë e një sëmundje mendore, thuhet në një studim, që ka përfshirë më shumë se një milion njerëz.

Sipas BBC, shkrimtarët kanë më shumë mundësi të preken nga ankthi, çrregullimet bipolare, skizofrenia, abuzimi me substancat, depresioni, etj.

Në këtë përfundim kanë arritur profesorët suedezë të Karolinska Institute.

Ata janë dy herë më shumë të prirur për të vrarë veten, në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Edhe balerinët dhe fotografët janë më të prirur për të pasur çrregullime bipolare.

Si grup, ata që janë në profesione kreative, janë po ashtu më të prirur për të vuajtur nga çrregullimet psikiatrike se njerëzit e tjerë.

Profesori që ka udhëhequr studimin, Simon Kyaga, thotë se këto zbulime tregojnë se çrregullimet duhet të shihen tani në një fokus tjetër, si të lidhura ngushtë me gjenialitetin.

2 komente në “Kreativiteti është i lidhur ngushtë me sëmundjet mendore”

  1. Ne cilen psiqiatri ka studjuar psikopati qe ka ber nji shkrim te tille !
    Mesiguri nji studim i tille do jet kryer ne shqypri .
    Shqiperia eshte nji laborator i persosur natyral ,
    ne te cilin mundet te studjohet cdo lloj idiotesie .

  2. X-i says:

    Me duket se edhe Ajnshtajni ka vrar veten. Poashtu edhe Da vinçi. Me duket se edhe… Darvini …
    Ç’thua mer jahu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje