Gjermania, ultimatum Berishës për interkonjeksionin, përmendet dhe i biri

18 Tetor 2012, 21:29Politika TEMA
Gjermania, ultimatum Berishës për interkonjeksionin, përmendet

Gjermania i ka dërguar një notë të ashpër proteste Ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me bllokimin dhe mundësinë e anulimit të tenderit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë. Pas protestave të bankës gjermane KFW dhe debatit publik të bërë rreth kësaj çështje, këtë javë në zyrën e Ministrit të Jashtëm ka mbërritur një notë zyrtare nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila paralajmëron qeverinë shqiptare se nëse nuk zhbllokon situatën, do të rishikohen shumë qëndrime të Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare.

Burime të sigurta nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se letra ka shkaktuar hutim dhe panik në ministri. Ministri Panariti ka qenë në alarm dy ditët e fundit për të pasur një dosje të kompletuar të tenderit dhe një pasqyrë të shtypit mbi atë që ka ndodhur.

Kryeministri Berisha, i cili u vu në dijeni për letrën ndërkohë që po nisej për në Bukuresht, bëri ç’është e mundur të prodhojë një lajm fals për gjoja takim me kancelaren Merkel dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë, për të fshehur krizën reale që ka ndodhur mes qeverisë së tij dhe shtetit gjerman.

Alarmin më të madh e ka krijuar fakti që në notën e ambasadës gjermane përmendet dhe ndërhyrja e djalit të Sali Berishës në këtë histori, por nuk është e sigurt nëse kjo përmendet duke iu referuar shtypit, apo duke qenë burim i sigurt i palës gjermane.

Pak ditë më parë banka gjermane KFW paralajmëroi qeverinë shqiptare të mos anulojë në mënyrë të njëanshme tenderin e linjës energjetike me Kosovën, pasi do të tërhiqet menjëherë nga financimi i projektit.

Mosmarrëveshjet mes palëve kanë lindur prej më shumë se një viti, kur qeveria shqiptare pas zhvillimit të tenderit për këtë projekt, tentoi të zëvendësonte fituesin për të shpallur fituese kompaninë e renditur e dyta.

Por ky veprim i qeverisë hasi në bllokadën e KFW-së. Që nga ajo kohë, palët janë përfshirë në një konflikt, i dokumentuar përmes letërkëmbimeve të shumta mes Ministrisë së Financave dhe bankës gjermane.

Në qershor të këtij viti, banka i bëri të ditur qeverisë se do të pranonte anulimin e tenderit vetëm nëse plotësoheshin disa kushte, të cilat qeveria ka dështuar t’i përmbushë.

“Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për anulimin e tenderit në lotin 1 ne na vjen keq që na duhet të kundërshtojmë anulimin e tij. Kjo për shkak se agjencitë zbatuese kanë dështuar të japin arsyet e vlefshme për këtë anulim,” thuhet në letrën zyrtare të KFW.

 

Më tej banka gjermane paralajmëron se nëse qeveria do të vendosë anulimin e njëanshëm të tenderit, kjo do të përbënte një shkelje të kontratës dhe në këtë pikë ajo rezervon të drejtën të tërhiqet nga financimi. Banka thotë se do të vazhdojë financimin e projektit nëse qeveria anulon tenderin për lotin një vetëm nëse përmbushen disa kushte.

Kushti i parë është që tenderi i ri të ndahet në dy pjesë, ku një kontratë të mbulojë punimet në Shqipëri dhe tjetra ato në Kosovë.

Kushti i dytë është që tenderi i ri të jetë në përputhje me procedurat e paracaktuara të bankës dhe të ndjekë të njëjtat standarde të larta teknike si ai i mëparshmi.

Ndërsa kushti i fundit i vendosur është ai që qeveria shqiptare të pranojë rezultatet e tenderit të ri, i cili duhet të zhvillohet sipas standardeve të KFË-së.

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate Dalekovod. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë, duke kërkuar ritenderimin.

 

25 komente në “Gjermania, ultimatum Berishës për interkonjeksionin, përmendet dhe i biri”

  1. Sali Serbi says:

    Cfare turpesh qe na le ne dere ky Serbi qe kemi mbi krye. Gjermanet e kane kuptuar me ne fund qe ky monster eshte serb dhe punon vetem kunder interesave te shqiptareve dhe aletateve te tyre.

    1. Tarrasi says:

      Bravo i qofte Gjermaneve qe nuk mbullen syte ne kete korrupsion te rradhes Bershijane dhe Birit te tij Shkelzenit por nga nje ane me vjen keq qe po zvarritet dhe Kosovaret te vetmen mundesi furnizimi me energji kane Serbine … te dyja palet Shqiptare humbin ne ket rast dhe sebet Shqiptare (Sali Berisha) dhe Serbe jo Shqiptare mbushin xhepat me leket e Shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Permendja e djalit te Sali Berishes, eshte nje fakt i plote nga qeveria gjermane, se gjermanet nuk jane qeveri qe bejne ligje dhe protesta me fjale kafeneje dhe gazetash partiake.
    Nje gje me duhet ta permend, qeveria Berisha, po kalon tani e tutje nen filtrin e me te fortit ku fjalet dhe fyerjet e tija te zakonshme, vetem i japin argumente gjigandit gjerman te besoje se vertet populli shqiptar dhe ne vecanti keta heronj te greves se urise, paskan shume te drejte.
    Faleminderit Gjegj Ndreca dhe shoket tuaj, ju bete qe me ne fund te degjojne ata qe deri dje i ishin verbuar syte nga perdja berishiane, ju ja nxorret fytyren e shemtuar qeverise berishiane, bravo vetem i bejme thirrje popullit opozitar, ti gjenden ne krah ketyre heronjve se do te jene keta qe do te jene pishtaret e nje demokracie funksionale dhe me drejtesi ne shrbim te popullit.

    1. dhe vjen nje dite says:

      SI CIRREN MASKAT , JA KESHTU QE FELLIQESIRAT E UOJ TI MARRO VESH GJITHE EUROPA.
      POR UNE JAM ME PROTESTAT DUHET TE JENE TE FORTA MASIVE ,
      VETEM ASHTU BINDET EUROPA QE POPULLI NJK E DON KETE BURRE SHTETI
      NE QOFTESE GREQIA NUK DO TE PROTESTONTE AZO NUK
      DO TE MERRNIN ASNJE NDIHME FINANCIARE NGY EU
      TASHTI KANE FILLUAR PERSERI PROTESTA SE DUSN KESTIN E TRETE
      greket jane te zgjuar ja hedhin eu -se

      1. LORA says:

        Edhe une jam e besoj vetem ne protestat;sepse jane i vetmi mjet i ushtrimit te sovranitetit tone kushtetues (deri me tani ne leter).
        Vetem me protesta behemi zot te fatit tone dhe i bindim te tjeret per ta merituar perkrahjen.Vetem ne kete udhe do te vijne dite te mbara dhe te jetuara me dinjitet nga shqiptaret.

  3. Toma says:

    Hemo doni me per Belulin(Shkelzenin) ,ne cdo tender del dhe djali i mire i KM me duare te pastra..

  4. Gjermania kerkon fundin e hemogjenise serbe ne Sektorin Energjetik Shqiptar dhe ne ate Kosovar. Saliu, e ka marre mesazhin se nuk ia falin me gabimet qe ka bere. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/video-xhelal-mziu-e-drejton-bashkine-e.html

  5. Sali sllobodanka says:

    Pritni edhe pak dhe do shikoni vete se kush eshte kjo fetyre.Nga pak e perdite do i dali te gjidha;

  6. kola says:

    Note proteste per probleme me nje banke?Dhe qeverija gjermane thote merr borxh se sben aq sa duam ne e jo sa don ti?Po qeverija gjermane nuk merret me huadhenjen e nje banke kush jua tha apo ekonomistet e Ps.Rama i dergoji kancelarit austriak leter qe fshiu menderen se nuk hyn ne pune private.Qeverija gjermane mund ti sygjeroje mos dhenjen e huas per risk te moskthimit

  7. viktor says:

    Te jemi te sigurte pa ndihmen e te huajve ai nuk iken neve na vret pret grabit shet pra ata ishalla ja tregoin vendin sllavit te poshter qe na mori ne qaf krimineli andei nga rumania do jete takuar me ndonje serb te marre udhezimet e radhes a kriminel i ndyre tu shofte rraca

  8. ILIRET says:

    Po per te miren e kosovareve e ka. Per me ua kojt nonen, per me i thane baba…

  9. 1444 says:

    “Gjermania i ka dërguar një notë të ashpër proteste Ministrisë së Jashtme shqiptare”,nqs eshte e vertete,eshte hera e pare ne historine dypaleshe…BRAVO SALI !!!

  10. SALICEVIC VICIDOLOVIC says:

    DUHET TE NGRIHET POPULLI POOOR CILI POPULL TA MARRIM NGA NDONJE SHTET ORIENTAL SIC KEMI EDHE KR/MINISTRIN . SINDIKATAT JANE TE PERCARA DHE TE PA FUQISHME PO ASHTU EDHE OPOZITA DMTH MERRE ME LENG SE MISHI U MBARUA !!!.

    1. sojliu i Servantesit says:

      Populli duhet të ngrihet vetëm kur mungon demokracia e jo kur nuk na pëlqen një kryeminister që është zgjedhur me votë krejtësisht të lirë,paçka që nuk i pëlqen Donkishotit Rama….

  11. Mallakastrioti says:

    ..Te Nderuar Lexues dhe Komentues!..Sali Ramovic Berishovici, kujton se te Tjeret rrine Duarkryq dhe nuk shikojne , se c´bene Shkelzeni i Berishes dhe Slobodankes…sepse ne shqiperi nuk ka asgje, ka Lufte tarafesh..Lufte Klanesh..per tendera..se kush nga Firamat qe jane me afer Politikaneve do te fitoj..si dhe kuptohet Perqindshi i Fitimit.
    1-BND_Ja -Gjermane(Sherbimi i Fsheht Gjerman)…ka Njerezit e saje ne Shqiperi…..dhe per fatin e saj te “Mire”, Spiunet Shqipetare shkojne dhe Informojne vete..pa ja kerkuar askush.Pra Kancelarja gjermane
    eshte me se e Informuar per Situaten ne Shqiperi,dhe nuk Degjon “Dokrrat” e Budalla-Sali Berishovici…..dhe ata e dine mire, se ne kete rast ka Gishte Djali i Sali Berishovicit…qe merre Pjesen e tije nga Firmat Serbe qe furnizojne me Energji-Elektrike Kosoven…
    2-Gjermanet jane Pragmatik, dhe nisen nga Pyetja e thjesht:Pse Qeveria e Berishes, nuk do qe Linja-Energjitike -qe te Furnizoje Kosoven me Energji te jete nga Shqiperia Meme, por qe Kosova te jete e varur nga nje Shtete qe akoma nuk njeh territorin e saj si Shtet te Pavarur??dhe akoma me shume qe HISTORIKISHT ESHTE ARMIKU I GJITHE SHQIPETAREVE???Pra nese berisha Perdor “Llogjiken” e Parave Serbe, Gjermanet perdorin Llogjiken e pakorruptushme, dhe nisen thjesht nga Interesat Strategjike qe kane ne Ballkane…dhe per Shqiperine ..Kosoven..Interesat gjermane , jane edhe Interesat e Shqipetareve si dhe Kosovareve…por duket se vete Shqipetaret..si qeveria e Berishes akoma edhe ndonje Politikane i prishtines ju behet mire qe te “Mbushin Xhepat” ne deme te Shqipetareve…
    Por nese dikush do te thote deri Kur???Athere themi..ja…Berishes duket se dikush do ti Thyej Hundet dhe me mire se zonja Merkel kete nuk ka kush ta Beje…
    3-Sali Berishovici, nuk eshte as ne Nivelin e duhur, dhe nuk ka as personalitetin e Duhur per tu Ulur ne nje Tavoline me Zonjen Merkel, sepse kjo e fundit e di qe Berisha dhe Qeveria e tije eshte jo vetem e Korruptuar por edhe e inkriminuar..Fakti i Gjalle eshte 21-Janari..
    Vetem thjesht do te pyesja Cen-Berishen:??A do ti Mohoje Takimet e tua me Damir fazllicin, nese Fotografite e tua do te mbushin Faqet e Gazetave Gjermane???Apo do te na beje “Lojen” e Ilir Metes, dhe do te thoje se jane fallso….Berisha dhe cen-Berisha…Mos u Kruoni shume me Gjermenin…Nuk behet shaka me “Miellin” e Gjermenit..lol

    1. sojliu i Servantesit says:

      O Mallakastriot!Mllef si ky i joti kanë vetëm kafshët.Mos folë ëndrra në diell!Berishën e respektojnë të gjithë shtetarët e Europës e të Botës.Mbylle gojën!Ai është kryeministri i vendit tënd.

  12. OPZITARI says:

    Keshtu i do mushka drute. Paske ra ne usta me duket e Sali. Besoj se ti e di mire qe zonja e hekurt Merkel ska lene njeri pa tredhur keshtu qe me duket te erdhi rradha.Turp per shtetin e shkerdhyer shqiptar, dhe ju prisni te integroheni ne Europe.

  13. realiteti shqiptar says:

    me te gjitha ato vepra anormale qeben saliu 22 vite, s’ka si te armonizohet jo vetem me Gjermanet por edhe nme shume shtete te tjere te cilet s’jane karagjize si saliu.

  14. Drini says:

    Me duket se do ta haje te sheqeres plehra e kombit.

  15. faku says:

    Dje sejmenet e serbit anuncuan nje takim te suksesshem te serbit me kancelaren gjermane. Ne fakt edhe ne lajmet qe ndoqem nuk ishte takim zyrtar por thjeshte takim informal i kerkuar me insistim nga serbi per show mediatik tani qe kredencialet e tij si antishqiptar dhe antidemokrat jane me lart se kurre. Mjafton te shikosh fytyren e merkel per te kuptuar sikletin qe ajo ka ndjere kur ka takuar diktatorin e fundit te europes. Dhe kesaj keta antishqiptare i thone takim. Y race e ndyre.

  16. shpatar says:

    Gjithcka dine aleatet tane .E dine qe politika Shqiptare me debilin Sali nuk eshte ne akord me vendet Europjane .Ky mashtrues qe u buzeqesh te gjithve po demton popullin e tije.Nuk shihni se me sa ironi flasin te huajt per ne !
    Gjermani si dhe vendet perendimore nuk nxitohen, ne hapat qe hedhin, ndaj nesh kur shohin qe ky popull nuk di te pastroje vehten.Vazhdon te mbetet, edhe mbas 30 vjetesh, teoria se Shqiperia nuk eshte as Lindje e as Perendim.Keshtu ndodh me vendet ku agjenturat ulen kembekryqe.Se lene busullen shqiptare te shkoje atje ku duhet.
    Sipas vezhgime te huaja tereni shqiptare eshte i pa pergatitur tu bashkangjitet vendeve perendimore.Mendohet qe mbas 2020, kur te fishken politikanet e sotcem te hapet drita jeshile per ne .Beni durim o te duruar qe plaget tona ti sheroje natyra.

    1. sojliu i Servantesit says:

      O shpatar!Ai(qoftëlargu) e kishte pseudonimin Shpati.Mos u ngatërro!…..

  17. Rexhin says:

    Te gjithe keta plehra qe drejtojne vendin nuk jane te interesuar per zhvillimin e shqiperse por si e si te pasurohen per vete duke ju dhene tenderat kompanive qe u paguajne rryshfetet nen dore , sic vepronte kok tuli i Skaparit

  18. alban4eva says:

    po i vjen fundi Sal shpellar pedofil Berishovicit.. te gjithe e dine qe Berisha ben biznes me serbet, e dine te gjithe qe u ka dhene nafte serbeve te Milloshevicit ne kohen e luftes, etj etj.. pra dihen sheshit te gjitha pislliqet e Berish karakurves.. vetem budallenjte nuk shohin.. kurse bythelepiresat bejne gjoja sikur nuk shohin..

  19. sojliu i Servantesit says:

    Akoma nuk ka hequr dorë nga çpifjet kjo gazeta Tema??!!Një gazetë ,duke çpifur shitet vetëm për një farë kohe,pastaj mbahet me patericat që fabrikohen nëper punishtet e pasanikëve që janë kundër qeverisë e që drejtohen nga Donkishoti Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje