Rezoluta e PE, eurodeputetët: Zgjedhjet kanë rëndësi thelbësore. Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë

18 Tetor 2012, 20:04Politika TEMA

Nga Arta Tozaj, TCH

Ata pak eurodeputetë që shfaqën interes për debatin e Komitetit të Jashtëm për Shqipërinë, u njohën me projekt-rezolutën e përgatitur nga raportuesi i Parlamentit Europian për vendin, i cili kërkoi mbështetje për statusin kandidat, me shpresën e plotësimit të kushteve të mbetura.

“Ne jemi përfaqësues të zgjedhur në Parlamentin Europian dhe mendoj se komentet që përbëjnë raportin tim janë për të ofruar tregues të qartë se çfarë masash duhen miratuar, çfarë hapash duhen ndërmarrë dhe çfarë duhet bërë, që të shohim që të drejtat e njeriut, standardi i jetesës dhe cilësia e jetesës së qytetarëve në Shqipëri të përmirësohet,” deklaroi Nikolaos Chountis, raportues për Shqipërinë në PE.

Grupimet e djathta e të majta politike, përveç vijimit të dialogut politik, theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Ndërsa liberalët u fokusuan, ndër të tjera, tek pandëshkueshmëria dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, theksoi: “Statusi kandidat për Shqipërinë është i arritshëm. Por, kjo varet shumë nga vullneti politik dhe nga një dialog i qëndrueshëm mes të gjitha palëve të spektrit politik. Të them se dua të jem optimist ndoshta është shumë, por unë do të kisha dëshirë të isha optimist në këtë kuadër dhe të shoh vijimin e progresit dhe normalizimin e plotë të jetës së brendshme politike në vend. Unë shpresoj gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme nuk do ta vështirësojnë këtë progres”.

Zëvendësraportuesi për Shqipërinë, Libor Rouçeku, njëkohësisht përfaqësues i socialdemokratëve, shtoi: “Ajo që do jetë thelbësore për Shqipërinë vitin që vjen, janë zgjedhjet. Zgjedhjet parlamentare të pranverës. Dhe unë mendoj jo vetëm që kjo duhet përmendur, por duhet theksuar në këtë raport sepse është thelbësore jo vetëm për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, por edhe një test për progresin europian të Shqipërisë. Me fjalë të tjera, garancia e statusit kandidat”.

Qëndrimi i ngjashëm edhe i Marijete Schaake, zëvendë-raportuese për Shqipërinë: “Është një fillim i rëndësishëm, por është fillimi i atij që unë besoj se mund të jetë një proces i gjatë, ose të paktën një proces intensiv reformash të cilat duhet të jenë të thella dhe domethënëse dhe jo sipërfaqësore. Ky Parlament ka qenë dëshmitar i polarizimit shumë të dhimbshëm politik dhe ngërçit të rrënjosur thellë në sistemin e sotëm politik të Shqipërisë. Mendoj se është e rëndësishme që ne si Parlament të vijojmë të flasim dhe të prekim direkt popullin shqiptar. Pasi kjo që po bëjmë është për të ardhmen dhe në përfitim të tij, dhe jo për klasën politike apo për një brez politik”.

Të pranishëm në debatin për projekt-rezolutën ishin edhe përfaqësues të Komisionit Europian.

Vasilis Maragos, kreu i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit në KE, deklaroi për Top-Channel: “Dua gjithashtu të theksoj rëndësinë që institucionet shqiptare të vijojnë të dëshmojnë angazhim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nëpërmjet hetimeve proaktive dhe procedimeve gjyqësore, në mënyrë që të japin garanci, jo vetëm ndaj institucioneve europiane, por kryesisht ndaj vetë qytetarëve të Shqipërisë se nuk ka pandëshkueshmëri ndaj veprimeve të paligjshme”.

Debati i dytë për rezolutën, me shtimin e amendamenteve nga grupet e ndryshme politike, pritet të zhvillohet më 15 nëntor, për t’u votuar në Komitetin e Jashtëm më 22 nëntor. Qëndrimi përfundimtar i Parlamentit Europian për Shqipërinë votohet në seancë plenare të dhjetorit.

5 komente në “Rezoluta e PE, eurodeputetët: Zgjedhjet kanë rëndësi thelbësore. Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI TE LARGOJE KAFSHEN BERISHIANE. says:

    Populli qe jeton ne Shqiperi duhet te votoje , por edhe te mbroje voten qe e hedh ne kutine e votimit. Mos pritni nga evropa per tju mbrojte voten, por vete shqiptaret te mbrojne voten ashtu sic votojne. Pra te votosh dhe te mos mbrosh ate vote qe e hedh ne kuti nuk do te thot demokraci.

    1. LORA says:

      Nuk ka ligj,kuader ligjor dhe rezolute qe funksionon me dr.dhjeramanin.
      Me te neper kembe nuk mund te behet asnje proces zgjedhor, normal.Dua te them se mbrojtja e votes nis vetem me sikterisjen e dr.dhjeramanit dhe organizimin e zgjedhjeve nga nje qeveri teknike.Nuk shoh tjeter menyre te mbrojtjes se votes,sot,ne Shqiperine tone.
      Perdorimi i te forteve,eshte menyra me e preferuar dhe e dobishme vetem per dhjeramanin e historise.Nuk e shoh si fatalitet;jo,e shoh si praktikisht te pamundur,qe me dr.krimin,shqiptaret te ushtrojne sovranitetin e tyre.

  2. Shqiptar says:

    ka vetem nje menyre per te ndalur vjedhjen e zgjedhjeve, dhe kjio eshte qe ne Kushtetute tye nderhyet “Kryeministri te mos zgjidhet ne me shume se dy manmdatre”. Kjo do t’i pakesonte shume vjedhjet sepse vjedhjet ndodhin kryesisht per te siguruat zgjedhjen e Berishes si prertson, pastaj eshte per arsyet e tjera. Ne Shqiperui te behert si ne Amerike “Presidenti vetem dy mandate”. Ndrys he nje shtet qe mban nje presiden me gjate ,si puna e Shqiperise ne tre e me shume mandate, nuk mundert te konsiderohet shtet demokratik.
    Kryeminister i njejti person behet pengese per zhvidhimin dhre perparimin, gjithmone dhet te perterutem, te zgjidhen njereze te tjre me vizion te ri, qe te mundet te zhvillohen `debate e diskutime dhe demokracia zhvillohet , Nje njeri i vetem nje kohe te gjate do te thote Stanjacion, mbetje mbetje ne vend , madje edhe me keq. Vendi kthehet ne diktature, sic po ndodg realisht ne Shqiperi.bnre “evihen

  3. Ferdane Aliemi Bajarami says:

    He te mjert na te mjert po te ishim ne tjert te mir pasha te madhin ZOT jo Sali Berisha qe poja lojm fajin po as vet ZOTI skish shka me bo pa ne njerzimin,…po ne njerzimi jemi ber si (?)Hajt te ndrrojm ne shumica te punojm mir e nje njeri as qe hetohet se shka bon e ska ku shkon se nuk jeton ne tjeter planet,…

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Vete perfaqsuesit e institucioneve te BE me gojen e tyre e me doren e tyre shkruajne :
    Komisioni Europian do beje … Parlamenti Europian duhet te shqyrtoje … Z. Stefan Fyle ne takimin qe pati … Europarlamentarja doris pack mbrojti …. –
    Asnjehere institucionet e BE nuk mundinte thone : Populli Europin do beje … Europa duhet te shqyrtoje .. Populli Europian ne takimin qe pati … Populli Europian mbrojti ….
    Ku e gjejne kete te drejte perfaqsuesit e BE qe gjithmone te deklarojne : Shqiperia duhet te plotsoje 12 kushte … Populli Shqiptare duhet …. Forcat politike duhet te takohen ….
    Asnjehere nuk permendet Qeveria Shqiptare, Ministria e Drejtesise duhet te … Krim Berisha nuk i plotsoi 12 kushtet ….
    Nuk u vie turp te deklarojne qe ne zgjedhjet e ardheshme do ndeshkohet me forcen e ligjit duke ne trajtuar si kriminele, perseri populli Shqiptare !!! Zhelefina e krim Berisha vune Kryetare te KQZ nje sekretare partie te partise PD dhe kjo nuk ndeshkohet nga Populli Europian !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje