Të përndjekurit të vendosur në grevën e tyre: Do apelojmë vendimin e gjykatës

18 Tetor 2012, 19:44Politika TEMA

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, nuk lejohet të takojë grevistët. Paraplegjikët solidarizohen me ish- të përndjekurit

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi shpërndarjen e grevës, ish- të përndjekurit e ngujuar do të apelojnë vendimin e shkallës së parë. Ky fakt është bërë publik nga koordinatori i grevës. Skënder Tufa sqaroi se në mbështetje të grevistëve është ofruar Komiteti i Helsinkit, i cili do të vërë në dispozicion të tyre një përfaqësues ligjor.

Ish të përndjekurit, ashtu siç dhe kishin deklaruar, nuk pranuan të lëvizin nga tendat ku po zhvillojnë grevën që prej gati katër javësh, ndërsa nga ana e saj, as policia nuk ndërhyri për t’i larguar ata në zbatim të vendimit të gjykatës. Forcat e rendit ndërkaq arrestuan mbrëmë njërin prej koordinatorëve të grevës, Asllan Patrioti, nën akuzën e vjedhjes me mashtrim. Patrioti dyshohet të ketë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj një shtetasi italian derisa i ka marrë atij 700 euro si shpërblim për gjetjen e makinës që i ishte vjedhur atij qershorin e kaluar. Policia deklaroi se arrestimi është bërë në flagrancë dhe se mjeti i vjedhur  ishte kthyer pronarit italian nga forcat e rendit. Ish të përndjekurit e cilësuan arrestimin e Patriotit si të motivuar politikisht.

Një grup prej tyre protestuant sërish përpara parlamentit duke kërkuar zgjidhjen e kërkesës së tyre që lidhet me kompensimin financiar. Por qeveria këmbëngul se ka respektuar rigorozisht ligjin dhe procedurat në shpërndarjen e kësteve. Duke e cilësuar grevën si të motivuar politikisht autoritetet refuzojnë të bisedojnë me ish të përndjekurit në protestë.

Një tjetër ish-grevist urie dy vjet më parë, për arsye ekonomike, nënkryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve shqiptarë, duke e mbështetur këtë greve i kujtoi të gjithëve, se pas nëntë ditësh që paraplegjikët kishin ndërmarrë të njëjtin veprim si ish-të përndjekurit, u gënjyen nga qeveria se problemet e tyre do te zgjidheshin.

“Na vjen keq kur shohim këtë gjendje. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne para një viti, na premtuan se do të na plotësonin kërkesat, por jo vetëm që nuk na i plotësuan ato, por na hoqën edhe disa përfitime që ne kishim,” thotë paraplegjiku.

Ndërkohë kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, nuk u lejua që të takohej me ish- të përndjekurit. Për mediat Spahiu deklaroi se vetë diplomacia i kërkoi Berishës që të dialogojë, ose të largohet.

“Ata po e vënë në provë nëse është burrë shteti ose burracak. Testi është të japë dorëheqjen, përndryshe largimi i tij nga pushteti do jetë fatal,” tha Spahiu.

Ndërkohë ish- i përndjekuri Fatmir Lamaj, që pati probleme me zemrën, nuk është lejuar të kthehet në grevë.

Grevistët thonë se në asnjë mënyrë nuk do e lëshojnë grevën e urisë. Ata thonë se janë gati që të sakrifikohen.

16 komente në “Të përndjekurit të vendosur në grevën e tyre: Do apelojmë vendimin e gjykatës”

  1. sig hail says:

    Me beri shum pershtypje fjala ne parlament e deputetit Gent strazimiri. u dretua per 20 minuta grevistve me falet me fyese qelbsira ndyrsira kanibal plera sa po me vinte per te vjell. Mu kujtua propaganda naziste kunder cifutve… tmerr urrejtje patollogike.

    1. fule says:

      Strazimiri perfaqson llumin e PD sot. Eshte nje krmib qe Opozita do ta shkele me kembe dhe zgerlaq kur te vije ne pushtet. Keni per te pare se nuk do i ndihet me zeri.

    2. PROTESTUESI says:

      Mos u terhiqni perpara tradhetarit me te madh te kombit shqiptar!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

  2. ajdin says:

    Paska ndodhur vjete e arrestojne sivjet BRAVO.Ne levizje eshte vere VISHA(ajazi)nje gote raki po e paten pire ne klube do i beje pianece.

  3. england says:

    Kreshnik shquhesh per situata te tilla!e kam fjalen per ate cfare po thone ambasadoret me ne krye Arvizun,dil atje ne rruge dhe kerkoni lergimin e Saliut nese ky i fundit nuk negocion me grevistet.A nuk i tha Arvizu Berishes,se nese nuk ulesh te bisedosh me qytetaret e tu shko e hapi rrugen dikujt tjeter,qe di ta beje kete!Kjo eshte kauza ose negocio ose largohu Sali,fundja po respekton dhe idene e Arvizut ACT NOW,keni menduar te beni dicka qe vlen ne ate vend o njerez,beheni tani ky eshte momenti…

  4. Bukuria says:

    Tani qe e ka mare ne dore ambasada amerikane jeni ne rreguul mos e çani koken http://bit.ly/jAL5ep

  5. MEMEDHETARI says:

    Akoma nuk po e kuptoni se cfare ndodh ne Shqiperi???
    Ku do te ankohij,mor te zes?????????????????????????
    A nuk e shikoni qe SHTETI ESHTE NE DOREN E NJE NJERIU TE VETEM???!!!
    A nuk e shikoni qe SALI BERISHA BEN CFARE I DO QEJFI???!!!
    NGRIHUNI TE GJITHE,O NJEREZ…
    MOS PRISNI RADHEN TUAJ…
    NGRIHUNI TANI,MENJEHERE!!!!!!!!!!
    POSHTE DIKTATORI BERISHA!!!!!!!!!

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Te nderuar Heroj te Popullit tone !!! Ju falenderojme per sakrificat per inteligjencen per unitetin qe po tregoni !!! Te jeni te sigurte qe brez pas brezi do kujtohet kjo qendresa e Juaj ne mes te Tiranes !!! Ne asnje moment te mos mendoni se jeni vetem dhe te braktisur !!!
    Te dielen do shkoj ne ne nje nder kishat me te rendesishme ne Genova, Itali, per te thene diten e Diele nje Meshe per Ju e per fatin e jetes Suaj. Por ne vecanti per te dhene nje mesazh te kjarte se Ju jeni njerez te vuajtur e vuajtjet eJuajaduhen respektuar !!!
    Po e shkruaj kete gje publikisht me shprese qe kete mesazh ta lexojne dhe besimtare te tjere katolik e te kerkojne qe nje Meshe e Shejte te thuhet per Ju diten e diele ne Kishat Katolike Shqiptare !!!

  7. ALpini says:

    dilni mer alabake nga kolibja se late koqen e namit,u plasi turpi fare dhe e hodhet tej masken qe mbanit si te burgosur politike.
    Nuk e kuptoni qe duke nxjerr si kordinator njerez me moral te manget si A Patrioti apo S Tufa ju nenshkruani mbi seriozitetin e ngujimit tuaj si nje grupim tutoresh si nje grupim ordineresh.
    Fakti qe per demshperblimin qe ju jep demokracia ju kercenoni me vdekje dhe sperkateni me benzine dhe per diktaturen qe ju denoj me pa te drejte me denime politike tregon se para diktatures ishit njerezit me te perulur ,ishit kaviet me te shemtuara dhe ne demokraci jeni mashtruesit me te medhenj.

    1. VERONIKA says:

      Alpiniiii,e dobet replika,fjale te perseritura,,,me duket si lutjeeee ik bej ne xhami-kishe jo ketu.mos qaj,,se opinioni nderkombetar po i flet berishes jo tya,,ti nderro emrin dhe sherbei padronit te ri.tipike pune zagaresh.

      nuk e lene greven,jooooo,te thash qe ne fillim,nuk terhiqemi asnjeher,nuk jemi mesuar ta mbajme koken ulur,jooo nuk jemi te *forte* me llafe te pista si ty,thjesht kemi te drejte–luftojme per te drejten

    2. Ben Qikago says:

      E sa kam qesh o Alpin, dilni more alabake se na moret ne qafe, duhet me nderru prap parti, se po iku Saliu u dhjeme, na iku shanci, PS-ja ka hapur fushaten per pranime te reja Alpino dhe me ate begraund qe ke ti per biografite, ska parti qe sta ka nevojen, vetem hap gojen dhe vendin e ke te sigurt, se spiunet sa te jete bota do ta kene punen e sigurt. Deri me sot skam pa asnji vend qofte demokratik apo diktatorial qe sja ka nevojen spiuneve, sidomos ata qe kane ruajtur dosjet e njerzve neper shpija.

  8. ajdin says:

    Do shikoni sonte kur ti nxjerri me force.Ishte Berisha ne Rumani prandaj i lane.Shikoni sonte fetyren e Berishes.

  9. Labi i Kuzbabasë says:

    Stef Staku!Perhere ke berë analiza të mira!Te lumtë!Organizoje mire këtë punë ose ta organizojme së bashku!Jemi shume ne Xhenova!Mendoje Kishen…une them të mblidhemi tek kisha pas Palazzo Ducale,poshtë Piazza De Ferrari edhe pse aty ka nje kishe fare pranë!Sinqerisht!Une njoftoj edhe studentet e universitetit!Mblidhemi ku të deshironi!Therresim edhe ata që drejtojnë shoqaten Iliria,B.Kokolarin e te tjerë!Nuk di perse nuk ndihen shoqatat e studenteve dhe emigranteve ne Romë!Duhet bere nje proteste para ambasades!E nisim ne te Genovës!Duhet hequr qelbesira kryeminister ne Tirane!Pensionistet kane mbetur atje,kush pervec emigracionit duhet te mbeshtes grevistet!Ata i thyen dhembet kafshes se Vicidolit,por nuk e kane rrezuar se kane vetem kerkesa ekonomike!Vrasesi i 21 janarit me banden e tij shpellare nuk largohet me kerkesa ekonomike dhe mesiguri dikush ka sabotuar grevistet!Jane te humbur,me keto kerkesa!Duhet ne Rome te tundim nga themelet ambasaden!Duhet Europa te kuptoje kush eshte stalinisti kriminel i Tiranes dhe kush jane shqiptaret!Ne kemi te gjitha mundësitë te zgjojme Europen,me keq se c’bene greket sot që po’ u shterngohet rrypi ne qafe!

  10. Frani says:

    ÇDO GJE DO SHKOJ MIRE E KA MARE AMERIKA KETE PUNE http://fletorjashqiptaria.com/leter-e-hapur

    1. rinia e shqiperise says:

      Z. Berisha bashke me stafin e tij nuk po i kursejne fjalet fyese per keto greviste.
      Qendrimi burreror i tyre tregon , me se miri karakterin e tyre te pa thyeshem perpara
      kesaj politikes te ndyre alla Berishiane. Tashme secili prej nesh nuk duhet
      kurresesi te genjehet nga premtimet boshe qe koj qeveri i ka bere ketyre te presekutuarve
      politik. Fjalet e ulta qe nxjerr nga goja ky kryeminister per keta , trdgojne para gjithe opinionit
      publik se sa i ulet eshte ai vete.

  11. Treviso says:

    Arrestimi i Patriotit me len shume dyshime.
    Vjedhja e makines se italianit super mashtrues ka ndodhur vjet dhe sivjet u gjend !!!!!!!!!
    E citoj super mashtrues sepse: Kur i vidhet makina nje personit eshte idetyruar te beje kallzim ne policine e shtetit.Pasi ka bere kallzimin merr nje kopje te kallzimit nga policia dhe shkon ne siguracionin ku e mbulon dhe merr parat e makines. Makina vlersohet ne baze te siguracionit qe ka paguar. Keshtu italiani super mashtrues do kishte pasur leverdi te merrte parat nga siguracioni dhe te blente makine te rese, sa te kerkonte makinen e perdorur sikur dhe nje dite. Kete veprim kerkojne ta bejne shume italiane se eshte biznes me leverdi per ato dhe me humbje per siguracionet. Ky ka vepruar komplet ndryshe qe nuk e beson asnje atdhetar i tije.
    Arrestimi i Patriotit ne kete rast eshte i motivuar, qofte njeriu me i ulet i shoqerise. Zotin Patrioti nuk e njoh,mundet te jete njeriu me i repektuar i shoqerise, por dhe me i keqi.Arrestimin e tije policia dhe shteti do sfidohen si gjithmone se nuk justifikohet me ligjet qe ka shteti italian per makinat e humbura. Ligjet qe jane ne fuqi shtetasin
    italian e nxjerin mashtrues per kete rast.
    Mendoj dhe te fundit,qe makinen mundet tja kete shitur ose falur dikujt dhe ka kerkuar te perfitoje sipas ligjit por ka dalur bllof me proçedurat qe ka ndjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje