Kuvendi i rrethuar nga policia, Krasniqi ndërpret mbledhjen

18 Tetor 2012, 10:48Rajoni TEMA
Kuvendi i rrethuar nga policia, Krasniqi ndërpret mbledhjen

Mbledhja e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur në mënyrë të pazakonshme. Kryetari, Jakup Krasniqi, në vend që të shpallë rendin e ditës, i është drejtuar qeverisë.

“Dua të rikujtoj se në këtë vend pushtetet janë të ndara. Këtu sundon demokracia. Unë si kryetar dhe deputetët e Kuvendit s’jemi këtu për t’i duartrokitur policisë. Çfarë lyp policia në Kuvend? Me çfarë të drejte kabineti qeveritar, ministri i  Brendshëm urdhëron që ata të futen brenda pa lejen e kryetarit, të rrethojnë Kuvendin. Unë jam këtu kryetar dhe jam për të drejtuar e urdhëruar. Kabineti qeveritar të mos i keqpërdorë ata të rinj policë, që janë për të mbrojtur rendin e demokracinë, dhe jo të keqpërdoren për interesat personale të ndokujt.

Kjo ndërtesë shpesh është rrethuar nga policë në të shkuarën dhe deputetët janë detyruar të marrin vendime të rëndësishme jashtë saj, për të mbrojtur lirinë e demokracinë. Njerëzit kanë vuajtur nga dhjetë e më shumë vite burgim po për këto motive. Kemi vuajtur, por kemi mbrojtur dinjitetin individual e kombëtar. Humbës kanë dalë ata që kanë ushtruar dhunën.

Bajram Rexhepi, si ministër, që do të burgosë kryetarin e Kuvendit, Presidentin a kush e din kë, nuk guxon të sillet kështu.

Në këso rrethanash, me polici brenda e i rrethuar prej saj, Kuvendi s’mund të mbajë mbledhje. Do të mblidhemi pas një ore, pasi të largohet rrethimi policor”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi./KD

13 komente në “Kuvendi i rrethuar nga policia, Krasniqi ndërpret mbledhjen”

  1. anonimus says:

    E ku dallon Bajram Rexhepi nga Sllobodan Milloshevici dhe rrethimin e Kuvendit qe e beri ky i fundit 89-en ?

    1. anticensurë says:

      në atë kohë millosheviçi kishte tanke!baromi ska asnjë!

    2. serbi i ndyre says:

      e ka provuar mbi lekuren e tij o serb i ndyre

    3. Shtegtari says:

      Thaçi = Berisha
      Rexhepi = Noka
      No comment

    4. Shtegtari says:

      Desh harrova;
      Ne asnje menyre te mos barazohet Krasniqi me Xhozin

  2. nuk harroj says:

    si ere grusht shteti po me duket.te rrethohet parlamenti demokratik me polici?Kili 68!

  3. Arben Kosova says:

    Ta uzurposh Kuvendin me forca speciale policore ne diten e sotit kjo nuk eshte asgje tjeter perveq Shtet policor. Keto forca policore vendosen vetem atehere nese kryetari i kuvendit i kerkon, andaj vendime te ketilla ne krye ne vedi siq po vepron B. Rexhepi jane qesharake dhe lojra femijesh. Keso forca duhet derguar atu ku duhet tani e 13 vite – ne Veri e jo para kuvendit.Ne veri atje nuk i dergon sepse i luan biznisi i tije me derivate, ndersa ne kuvend nuk ka perfitime. Kete njeri qysh ne seancen e sotit kryeministri per ta evituar skandalin e metutjeshem duhet shkarkuar automatikisht nga ministi i PM.

  4. Ivani i madh says:

    E THONE QE HISTORITE NUK PERSERITEN keshtu veproi dhe Zogu duke rethuar parlamentin shqipetar me forca te armatosura. Mos keta Thacit a Bajramet vine nga fisi i tradhetarit Zogu me veprimet e ngjashme qe bejne . se Berishem e dime qe vjen nga fise sllave bashke me sllobodanken.Ujku, ujk mbetet edhe pse mundohesh ta zbutesh prape instiktet e egersires i ka dhe i ruan ne menyre te fshehte dhe kur i nevoiten i kercet dhembet e vepron.

  5. Mark Gjonaj says:

    Shume mire Z. Krasniqi, askujt nuk i mungon shkolla dhe njohurite per te kuptuar cfare po behet atje! Hiqni dore nga korrupsioni i ndarjeve te tregjeve te brendshme fitimprurse, por antiligjore. Shikoni hallet e popullit, se me duket se e djathta po i ngjane te djathtes ne Cekise dhe keshtu e keni humbur davane. Me doret e juaja, po e sjellni te majten dhe komunizmin perseri ne drejtim! Mos harroni, se bythet jane te juaja, karriket jane te sistemit demokratik shtetrore! Shikoni me shume opingat se kapelet, se po u ngriten dhe i rane kokes, do te kerkoni strehim ne Serbi, por nuk do t’ju pranoje!

  6. Xen Deledashi says:

    hahahahaha, paaftesia e shqiptareve ndricon gjithmone e ne cdo aspekt.
    Iku EULEX-i dhe kaq deshen shqiptaret, ju kthyen brymosjes se vjeter te Miloshevicit. Cudi seshte qe ta fundosin kete vend me keq se cka qene.

  7. fieraku4u says:

    EHHHH DAKU…PO FRYNE ERE E TOTALITARE E KOMUNISTE, SI NE SHQIPERI EDHE NE KOSOVE. NE SHQIPERI POLICIA RRETHON OPOZITEN EDHE PARLAMENTIN EDHE GARDA VRET POPULLIN, KURSE NE KOSOVE POLICIA RRETHON PARLAMENTIN.

    TE NJENJTEN GJE BERI DHE ZOGU…RRETHOJ PARLAMENTIN ME POLICI DHE SHPALLI VETEN MBRET

  8. sadiku says:

    E kam pa dhe ndjekur me vemendje manifestimin e VV dhe jam trishtuar nga ATO masakra qe edhe SLLOBODANI ne vitin 1981 nuk i ka ba ashtu.
    SI KA MUNDESI TE TERHIQEN FEMRAT ZVARR NGA KLYSHT E SLLOBOS???

  9. ajdin says:

    JAKUPI i ka hupur kalit mbrapshte nga bishti shikon,te njejten gje edhe Bajrami i Rexhepit.Hashimi i thacit kurve serbe,ku do fundos Kosoven ne batak.shikoni Thacin per 2.5 km rruge shiti shperndarjen ernegjitike.CEZ i Shqipris doli piramid, ky Hashim milloshiviqi nuk e shikon se eshte mik i Sali serbit.Nje kry.minister nen akuze duhet te kishte dhene dorheqje.Me erdhi shume keqe kure pashe ate vajzen qe bertiti ne momentin kur serbet e Hashimit e turturuan me keqe se te Milloshoviqit,keta zagar nuk e di kane familje a’jane QETNIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje