Nikoliç: Nëse Kosova është kusht, heqim dorë nga BE-ja

16 Tetor 2012, 10:45Rajoni TEMA
Nikoliç: Nëse Kosova është kusht, heqim dorë nga

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrimin evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova – do të heqim dorë nga rruga evropiane”, tha Nikoliç dhe shtoi se “këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse e propozoj këtë”.

Më tutje, siç raporton QIK-u, Nikoliç i tha gazetës “Veçernje Novosti”, se Serbia e ka arritur nivelin e rregullimit, i cili i mundëson që të mund të llogarisë në anëtarësim të Bashkimit Evropian, por Brukseli e mban në distancë për shkak të Kosovës.

“Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë, për këtë çështje,” tha Nikoliç.

2 komente në “Nikoliç: Nëse Kosova është kusht, heqim dorë nga BE-ja”

  1. kaurri says:

    ky esht karakter dhe jo palacot tona qe falin jo vetem toke por edhe ujra territorjale madje edhe ajer ke te huajt

  2. elio says:

    Eshte provokim…e dine te gjithe qe ky nuk do heq dore sepse nuk kane problem ti thone jo…Keto jane lojra te ish pjesetareve te nomenklaturave…pak a shume si sala…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje