Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka njoftuar sot se ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe për këtë e ka njoftuar zyrtarisht edhe Policinë e Kosovës. Me qëllim zbardhjen e rastit, prokuroria ka këqyrur vendin e ngjarjes, së bashku me Policinë e Kosovës, ka marrë të gjitha provat e mundshme nga vendi i ngjarjes dhe ka kërkuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Me ekzaminimin e ADN-së është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë të të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se ajo është pronë e të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij. Me ekzaminimin e ADN-së së të gjitha mostrave të marra nga trupi i tani të ndjerit, përfshirë edhe ato nga thonjtë, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profile të ADN-së të ndonjë personi tjetër. Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë, është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri.
Me shikimin e incizimeve të kamerave të sigurisë nuk është vërtetuar se para kohës kritike ka hyrë ndonjë person i panjohur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe me ekzaminimin e telefonit të tani të ndjerit nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër.
Me obduksionin e kufomës nuk është vërtetuar se ai ka ndonjë plagë tjetër përveç plagëve me thikë. Është vërtetuar më tutje se në trupin e Asanajt janë konstatuar 11 plagë të shkaktuara me thikë. Shtatë plagë, në pjesën e qafës, janë plagë prerëse hezituese. Hezituese janë edhe dy gërvishtje në pjesën e qafës dhe këto plagë hezituese janë karakteristike për vetëvrasje. Në pjesën e gjoksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse dhe njëra nga ato ishte vdekjeprurëse.
Bazuar në këto prova, prokuroria konkludon se tani i ndjeri Dino Asanaj është vetëvrarë.
Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësinë që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje dhe për këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës të mbledhë të dhënat ose provat eventuale, që do të vërtetonin dyshimin eventual se tani i ndjeri është shtyrë të vetëvritet./KD
Nuk kam degjuar ne jeten time se dikush me thike mund ta mbyte vehten.Dhe ac me shume,kur i ndjeri ishte biznismen i njohur ne New York dhe ishte emeruar ne postin e kryetarit te Agjenesise per Privatizim te Kosoves.Konkludimi i Prokurorise se Qarkut te Prishtines me duket paksa i cuditshem dhe befasues.Dino Asanaj,nuk ishte me trauma,nuk ishte probleme sociale,nuk ishte alkoolik dhe se fundmi nuk kishte probleme me hakmarrjet.Ne mitmarrje per rastin e shitjes se Grand hotel Prishtina,duket se ishte e infiltruar edhe e veja e tije z.Adelina Recica.Kjo grua e ndare edhe me pare nga nje person tjeter,kishte kerkuar miliona EU-ro nga Astrit Haracia,per blerjen e hotelit ne fjale.Gjykata,duhet te coje deri ne fund ne menyre korrekte zbardhjen e krimit te organizuar ne kete shtet te posa formuar.
Asnjehere. Kjo vetem nje te vertet thote se mafia ne kosove eshte me e forte se shteti ne mos qofte vete shteti.
Lereni te pa zbuluar kete vrasje. Lereni deri kur te vije dita e te dale vete ne diell, por aman mos thoni se u vetvra me thike ne ate menyre.
Mos thoni te pakten budalleqe.
Te mos gjesh apo te mos duash te gjesh vrasesin kjo nuk eshte prove se personi eshte vetvrare.
Fakt personi eshte vrare. Dihet se kjo forme eshte tipike vrasje e jo vetevrasje.
Nga cfare duket vrasja ne 70 perqind te mundesise eshte kryer nga nje femer qe ka shfrytezuar besimin. Gjithe goditjet ne qafe kane qene fillimisht prej dobesise se saj e rezistences se viktimes dhe me ne fund kur viktima eshte dobsuar ka dhene goditjet fatale vdekje prurese.
Po te kishte qene dikush me fizik te forte ( ta zeme nje burre ) do kishte me pak goditje dhe masakrim.
Pse nuk e zbuloni???? Kjo eshte ceshtja, ketu fle lepuri.