“Hasan Prishtina” në Shkup, reagojnë maqedonasit

9 Tetor 2012, 19:41Rajoni TEMA

Më 14 tetor do të vendoset busti i heroit shqiptar Hasan Prishtina në një nga pjesët qendrore të Shkupit.

Projekti realizohet nga komuna e Çairit me një donacion të familjes Prishtina përmes Mehmet Prishtinës. Përmendorja prej 5 metrave do të jetë pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” apo përballë Bibliotekës Nacionale të Maqedonisë në Shkup.

“Është projekt mbarëkombëtar, vitin e kaluar është vendosur në Prishtinë, po vendoset në Shkup më 14 tetor duhet të pason në Tiranë në nëntor, projekt që udhëhiqet nga Lulzim Basha. Ne po bëjmë përgatitjet e fundit për vendosjen e Hasan Prishtën në Shkup, në një udhë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Por vendosja e kësaj përmendoreje ka nxitur reagimet e partive maqedonase, gjegjësisht partisë së koalicionit VMRO-DPMNE në nivel të komunës Çair. Këshilltarët e kësaj partie kanë theksuar se vendosja e përmendores së Hasan Prishtinës është ndërtim i egër dhe se për këtë ata do të lajmërojnë organet e inspektorateve të ndërtimit.

Por kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka theksuar se përmendorja vendoset në përputhje me rregullat ligjore dhe se sipas tij, kjo përmendore nuk paraqet provokim për palën maqedonas. “Përse vendosja e kësaj përmendoreje të jetë provokim kur dihet se në Muzeun e VMRO-DPMNE është e pranishme figura e Hasan Prishtinës. Emrin e tij e mbanë një rrugë e Shkupit dhe ajo ka kaluar edhe në Qytetin e Shkupit dhe në Qeveri. Hasan Prishtina ka qenë një personalitet i shquar, politikan dhe diplomat që ka kontribuar për shqiptarët, por edhe për maqedonasit”, ka theksuar Mexhiti. (INA)

5 komente në ““Hasan Prishtina” në Shkup, reagojnë maqedonasit”

  1. Prishtina68 says:

    Te lumte z.Izet Mexhiti.Ti je shembull atdhetari per gjithe politikanet e trojeve shqiptare.Hasan Prishtina ishte deputet Prishtine ne Perandorine Osmane,ne Stamboll.Atje ai kreu drejtesine dhe mbrojti me te gjitha menyrat te drejtat e shqiptareve per liri dhe pavaresi.Ishte i vetmi patriot i asaje kohe qe me fitimet dhe honoraret e veta financoje nxenesit kosovare te Normales se Elbasanit.Ai ishte vetem 4 dite Kryeminster i Shqiperise,ndersa u vra nga trathtari Ibrahim Celo,nga Resma e Maqedonise me l933 ne Selanik te Greqise.Kete vrasje e kishte organizuar Mbreti A.Zogu.Andaj,ketij patrioti dhe udheheqesi te shume kryengritjeve anti osmane ne Kosove dhe me gjere,eshte e domosdoshme ti ngriten edhe shume monumente te tjera.

  2. me siguri edhe edvin taraboshit do ti behet qejfi shumeeee

  3. Taulant-podujeve says:

    Shkupi eshte kryeqyteti i natyrshem i Kosoves,
    sic dihet nen sundimin e perandorise otomane,
    Kosova ka qen vilajet sikurse siria egjipyi e shum shtete tjera nen perandorine otomane,
    ndersa Shkupi ka qen kryeqytet i vilajetit te Kosoves,
    ndersa me renien e perandorise otomane me 1912,
    kosova u coptua barbarisht,
    pjesa shqiptare e maqedonise ka qen pjes e Kosoves,
    Sanxhaku gjithashtu,
    Plava dhe Gusia gjithashtu,
    ndersa me 1956 Kosoves i merret edhe nej territor
    lugina e Presheves,
    prandaj duhet te mendohet qe keto territore
    te i kthehen gradualisht
    dhe me kohe,Kosoves
    pa u ngutur, por me durim dhe pjekuri,
    ne varesi te mardhenjeve politike nderkombetare,
    Shkupi Kryeqytet I Kosoves,

  4. kevin says:

    e verteta do te fitoje
    rrofte kombi shqiptar

  5. k says:

    Rrofte kombi shqiptar
    e verteta nuk humb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje