KE: Serbia ta pranojë Kosovën si fqinj

9 Tetor 2012, 10:33Rajoni TEMA
KE: Serbia ta pranojë Kosovën si fqinj

Komisioni Evropian miraton të mërkurën konkluzionet për përparimin e Serbisë. Mediat serbe thonë se në momentet e fundit Serbisë mund t’i imponohen “kushte të vështira”. Sipas tyre, Beogradi nuk do të pranojë të nënshkruaj deklaratën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, meqë kjo sipas tyre nënkupton që Kosova është shtet fqinj i Serbisë.

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë presion te anëtarët e tjerë të BE-së që në konkluzionet e raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, të shtojnë kërkesën për nënshkrimin e një deklarate për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes të Beogradit dhe Prishtinës, thonë burimet e ditores serbe “Novosti”.

Beteja diplomatike do të zgjasë deri në momentin e fundit, të mërkurën në ora 14:00, kur Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, do t’ia paraqesë raportin Komisionit Evropian. Mënyra se si do të formulohet kushti për fqinjësi të mirë mes Beogradit dhe Prishtinës, do të merret vesh të nesërmen, pas kolegjiumit dy orësh të Komisionit Evropian.

Sipas informacioneve të ditores serbe, presioni i Berlinit zyrtar është i madh, por as Serbia nuk rri “ulur duarkryq”. Zyrtarët serbë janë duke lobuar në Bruksel, në mënyrë që të marrin një formulim më të mirë dhe të butë të normalizimit të marrëdhënieve.

Beogradi e ka bërë të qartë se një deklaratë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë nuk mund ta nënshkruajë dhe se një kërkesë e tillë në fakt do të thotë se Evropa nuk e do Serbisë në bashkësi.

Përfaqësuesit e qeverisë serbe nuk duan të komentojë zyrtarisht raportin e KE-së dhe të hamendësojnë se çka do të shkruhet aty, meqë ende nuk e kanë parë. Por, jozyrtarisht thuhet se “beteja” vazhdon.

Burimet serbe në Bruksel tonë se ka dy mendime në mesin e vendeve evropiane. Së pari, atë të imponuar nga gjermanët, që deklarata e marrëdhënieve të mira fqinjësore të nënshkruhet menjëherë, para datës së pranimit. Së dyti – që sipas tyre është qëndrim i shumicës së shteteve – që kjo të ceket më vonë, gjatë dialogut të ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Tani do të shohim se sa i fortë është presioni gjerman dhe se cili formulim kalon”, thotë Milica Delevic, shefe e Komisionit Parlamentar të Serbisë për Integrime Evropiane.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se në raportin i KE-së për përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian, pos normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën dhe zbatimit të detyrueshëm të marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel, do të kërkohet edhe rregullimi i situatës ekonomike dhe sundimi i ligjit në Serbi./Telegrafi/

1 komente në “KE: Serbia ta pranojë Kosovën si fqinj”

  1. Mahmuti says:

    Serbia e pranon Kosovën si fqinj, por nuk e pranon se banorët e saj janë njerëz të cilët kanë të drejtë të gëzojnë jetë të lirë, pa padron.

    Sa marri për shpërblimin e ministrave nga Prishtina me disa milionë në muaj nga Brukseli dhe Kombet e Bashkuara për aktivitetet e tyre kriminele, të paguara nga paratë e njerëzve të ndershëm me tatim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje