“Lufta” e Jakup Krasniqit s’ka të ndalur. Beteja e një dite më parë për t’i nxjerrë në shesh të gjitha paudhësitë e partisë së tij ka vazhduar edhe të enjten në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, ndryshe nga seanca e kaluar, Krasniqi dje ka qenë edhe më i ashpër, duke u treguar si “mohikani” i vetëm i PDK-së, që do drejtësi dhe ligj.
Ai është përplasur me shefin e grupit parlamentar të PDK, Adem Grabovci, i cili i takon partisë së vetë Krasniqit, aq sa dueli i ashpër mes tyre gati sa nuk ka kaluar në përleshje fizike.
Krasniqi dhe Grabovci madje i treguan derën njëri- tjetrit. E gjithë kjo përplasje verbale ndërmjet dy bashkëpartiakëve të PDK-së ndodhi në kohën kur duhej të përcaktohej rendi i ditës së seancës së Kuvendit.
Kryetari i grupit kuvendor të PDK-së, Adem Grabovci, në mënyrë kërcënuese tha ose të votohet për rezolutën dhe mocionin, që kishin të bënin me debatin e rreth privatizimit, ose seanca s’mund t’i vazhdojë punimet.
Pas kësaj, kryeparlamentari Jakup Krasniqi u përgjigj se do të procedojë në përputhje me rregulloren e Kuvendit, meqë, siç tha ai, për çështje të ngutshme, mocioni dhe rezoluta mund të procedohen në Kuvend vetëm pas tetë ditësh.
“Rregullorja mund të anashkalohet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Pa u bërë anashkalimi nuk mund të hyjnë këto dy rezoluta në rend të ditës. Jam i obliguar ta procedoj punën sipas rregullores së punës dhe jo sipas dëshirës së asnjërit deputet, e as sipas dëshirës së një grupi parlamentar”, ka thënë kreu i Kuvendit, Krasniqi.
Por, ky interpretim nuk i pëlqeu aspak Adem Grabovcit, pasi mazhoranca nuk i kishte 2/3 e votave të deputetëve për ta rrëzuar mocionin e Vetëvendosjes kundër procesit të privatizimit.
“Është dashur ta lexoni dje rregulloren”, reagoi Grabovci. Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i Krasniqit, i cili i tha shefit të GP të PDK-së: “Po t’i lexoj sot se është dashur t’i lexosh ti. Unë veproj sipas rregullores dhe jo sipas urdhrit tënd”. Kryeparlamentari madje i tha Adem Grabovcit se nëse nuk i rrihet në seancë, të dalë jashtë. “T’u nejt rri, mos t’u nejt, dil jashtë”, tha Krasniqi i nervozuar. Por, nga foltorja erdhi reagimi i Grabovcit: “Dalim bashkë”.
Mirëpo, përleshja verbale vazhdoi edhe më tutje mes këtyre dy zyrtarëve të lartë të PDK-së. “Jo s’dal, provo a dal jashtë, a s’dal jashtë”, i tha Krasniqi bashkëpartiakut të tij Grabovci. Teksa reagonte ky i fundit nga foltorja, kryeministri Hashim Thaçi është parë duke ia tërhequr vërejtjen Grabovcit që të ndalet me aq.
Pas kësaj situate të krijuar, kryetari i grupit kuvendor të PDK-së u detyrua që të kërkojë dhjetë minuta pushim. Pas pushimit 15- minutësh, në sallë nuk u kthyen deputetët e mazhorancës, me përjashtim të deputetit Fatmir Limaj dhe Muhamet Mustafës, por nuk u panë as anëtarët e kabinetit qeveritar.
Në foltore u paraqit sërish Adem Grabovci, i cili u “dorëzua” karshi kërkesës për ta votuar rezolutën dhe mocionin, duke thënë se është për respektimin e procedurave.
“Është e vërtetë se parashihet 8 ditë për të dorëzuar mocionin, para fillimit të debatit. Ne jemi për t’i respektuar procedurat, prandaj do të presim afatin e nevojshëm ligjor prej 8 ditëve dhe pas kësaj kur të përmbushet ky afat ligjor ne do të votojmë mocionin e kërkuar dhe pastaj do të procedojmë me pikat e rendit të ditës”, ka thënë Grabovci.
Më pas erdhi një kërkesë e partisë opozitare, AAK-së që seanca të shtyhet për ditën e hënë, në mungesë të kuorumit. Me këtë rast, deputeti nga AAK, Burim Ramadani kërkoi që problemet e brendshme në PDK mos të trajtohen në Kuvend./Zeri
Njè hap shumè i matur dhe burrèrorè i zotit Krasniqi.
Nè rastè se ligjet qè miratohen dhe nuk zbatohen pèr çfarè duhet parlamenti apo shteti ? Sot tè jeshè nè pozitat e Krasniqit ndoshta mund tè jetè jo e lehtè por kèto llojè qèndrimesh janè nè dobinè e shtetit dhe qytetarève tè Kosovès.
PSE NUK MERR SHEMBUULL NGA KOSOVA,KY SHTET I RI ZOTNI SALA BYTH BERISHA POR KOMANDON ; KUVENDIN, GJYKATAT PROKURORINE, SHIKUN, PRESIDENTIN, BANKAT. DHE CDO INSTITUCION TJETER.
KETU NUK KA PAMVARSI TE PUSHTETEVE. A KA SY KY K/MINISTER ME PA E ME MARRE SHEMBULL NGA BOTA???
Niveli i fjalorit të përdorur nga ministrat, niveli i metodave të qeverisjes, niveli i diskutimit të mospajtimeve me njëri tjetrin… tregon se Kosova ka qeveri analfabete dhe kusare në krye të saj.
Pyetjet që duhet të ja bëjë vetës secili nga gjenerata e re shqiptare e Kosovës është se a duhet ta lejojnë shkatërrimin e ardhmërisë së fëmijëve dhe nipave të tyre shkaku i kësaj qeverie? A duhet të ju dorëzohen këtyre pleqve qelbanikë? A duhet të vazhdoj dëbimi i shqiptarëve në vende të huaja nga vetë qeveria e kombit të tyre? A duhet të turpërohet shqiptari të tregoj se është shqiptar, shkaku i kriminalitetit të kësaj qeverie? SITUATA TANI ËSHTË ROBËRI MË E KEQE SE NGA OKUPIMI I HUAJ. KY VIRUS DUHET TË ZHDUKET NGA TRUPI YNË!
Atehere perse Kupa sot e terheqi mbrapsht fjalen e djeshme.