Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, për herë të parë prej marrjes së drejtimit të partisë, ka shpalosur ambicien e tij për të kandiduar për kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Po, do të kandidoj për postin e Kryeministrit”, ka deklaruar Mustafa, në emisionin Rubikon të KTV-së.
Kreu i LDK-së ka thënë se nuk mund të thotë ende nëse synon edhe një mandat në Prishtinë. Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet e përgjithshme më herët se ato vendore, synimi i tij është që të bëhet kryeministër. E për Prishtinën, ka thënë se do te vendoset me kohë.
Mustafa ka folur edhe për arrestimin e Enver Sekiraçës, i cili sipas tij, nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me LDK-në. “Mendoj që s’ka pasur, s’kam informacion që Sekiraça ka pasur lidhje me LDK-në, as para se unë ta marr kreun e LDK-së e as tash”, ka thënë Mustafa në Rubikon.
Mustafa ka folur edhe për arrestimin e kryesuesit të Asamblesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, duke thënë se ai nuk ka nevojë të japë dorëheqje, pasi hetimet nuk janë duke u penguar.
Duke mos dashur të thotë drejtpërdrejt, Mustafa është shprehur se me këto arrestime po dërgohen mesazhe kërcënimi tek ata që punojnë. “Jo, s’mund të them drejtpërdrejt, por e shoh një ambient jo të shëndoshë, që dikush të mendojë dhe punojë politikisht ashtu si do”, thotë Mustafa.
Ai thotë se çështjet morale nuk duhet të përzihet me çështjet ligjore, raporton Koha.
Edhe ky i duhet kombit Shqiptar. Nje Turkoshak me teper!
kjo shtaz komuniste ,ky serbofil nuk ka fetyr si ilir meta te kerkoj voten e qytetarve kur ka qen sherbtori me i afert me milloshin ,ky mut vetem nji plumb ne kok e meriton
Natyrisht se synimi kryesor është posti në kryeqytet, njësoj sikur që është për një profesion tjetër kasaforta e bankës kryesore aty.
Nuk ka vend tjetër në botë sikur në Kosovë, ku ministrat janë nën hetime për shkeljen e ligjit dhe ju lejohet të jenë ende në qeveri. Kjo është njësoj sikur të jetë nën hetime një pedofil dhe t’i lejohet të punoj në çerdhe të fëmijëve deri sa të merret vendimi nga gjykata.
Edhe mustafa ka te drejt te konkurroj per kryeminister,
si cdo qytetar i Kosoves
por
do shohim se sa do e votoj elektorati Kosovar,
nese elektorati kosovar e pranon per kryeminister,
atehere, duhet t’a urojme,
sepse merr voten e shumices se Kosovareve,
dmth, ismet duhet te pajtohemi me demokraci dhe me voten e lire,
nese une jam kunder isa Mustafes,
te tjeret e duan!!!!!