Bisedimet Kosovë– Serbi më 2013-ën?

1 Tetor 2012, 10:30Rajoni TEMA
Bisedimet Kosovë– Serbi më 2013-ën?

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë vështirë se do t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit këtë vit. Burime nga Brukseli thonë se baronesha Catherine Ashton po kërkon garanci nga palët, në mënyrë që procesi i bisedimeve të rezultojë i suksesshëm. Por, as Prishtina dhe as Beogradi nuk ia kanë mbushur mendjen në këtë pikë shefes së diplomacisë europiane.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, ka shumë pak mundësi të takohen brenda këtij viti.

Takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve nuk pritet të ndodhin shpejt për shkak se shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton nuk është e sigurt për rezultatin e bisedimeve, shkruan ‘Express’.

Burime nga Brukseli kanë thënë se as Thaçi dhe as Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në takimet që kanë pasur me Baroneshën, nuk janë shprehur të gatshëm të hyjnë shpejt në bisedime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje