Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku paraqitën shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për “ekskursionin” në New York. “Gjatë javës që kaloi, në emër të përfaqësimit të dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare, kryeministri vetë i pesëdhjeti ja mësyu New Yorkut në kohën kur do të zhvillohej sesioni i 67 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.
“Në një prononcim të tijin rreth kritikave të bëra, Kryeministri i qejfeve tha se nuk i bëhet vonë për reagimin e opozitës dhe se kjo vizitë e tij ka qëllim madhor dhe se është një paraqitje e dinjitetshme për Kosovën”, u tha gjatë aksionit, transmeton Telegrafi.
“Ne i themi Kryeministrit që Republika e Kosovës ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm nga njerëz të dinjitetshëm, të pakorruptuar dhe kompetent, e jo nga ministra të korruptuar dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të cilët as vetë nuk e dinin qëllimin e kësaj vizite apo më mirë të themi të këtij ekskursioni, përveçse zhvatjes së mëditjeve të majme”.
Sipas llogarive të Lëvizjes Vetëvendosje, ky ekskursion buxhetit të Republikës së Kosovës i kushtoi rreth 200 mijë euro. Këto mjete, sipas VV-së, mund të ishin shpenzuar për: 5000 ndihma sociale në Kosovë; apo 4445 pensione minimale; apo 1176 paga minimale në Kosovë; apo 222 bursa për studentë në Universitetin e Prishtinës; apo 1110 pensione për invalidë të UÇK-së.
“Kryeministri dhe qeveritarët e tjerë treguan sërish se me çfarë lehtësie mund t`i keqpërdorin mjetet e tatimpaguesve. Ata nuk kanë as drojë dhe as nuk shqetësohen për hallet dhe mjerimin që çdo ditë e më tepër po e rëndojnë popullin në Kosovë”.
“Qytetarëve u bëjmë thirrje që të organizohen kundër kësaj Qeverie, motoja e të cilës është: zhvatje pensionesh, ndihmash sociale, bursa studentësh, e zhvatje ndërmarrjesh publike. Organizimi ynë i përbashkët mund t’i ndalë ata”, thuhet në komunikatën e VV-së./KD
Me kete aksion Vetevendosja me shume ja ka bere qejfin vetes se popullit. O zonja dhe zoterinje te Vetevendosjes, po populli e di shume mire se cfare udheheqes ka, se cfare morali kane, se sa harxhimet i bejne, se sa te korruptuar jane etj, etj, etj. Mirepo ketu kemi te bejme me nje problem te vogel apo te madh, ta kuptojme si te duam. Po te ishte dikush tjeter nga KY POPULLI (i juaji dhe i imi, e dashur VV!) ne keto poste udheheqese, te jeni te sigurte se, do te vepronin po si keta aktualet qe kemi ne krye te shtetit. Edhe ju te VV-se nuk mund te dilni ndryshe. Ne fund te fundit, nga ky popull jeni. Ju ende posedoni nje plus te vogel (moral), posedoni me pastertine dhe virgjerine si pasoje e mundesise se munguar, pra kur t´ju vjen shteku edhe ju perlloqeni e perlyeni si keta qe shani sot! Pra, per mendimin tim, KY ESHTE PROBLEMI REAL qe kemi si shtet e si popull!!!
Vetëvendosja është pjesë e qeverisë së Kosovës. Bërtitja, pas bërjes së dëmit, është sikur bërtitja e një pirati pas plaçkitjes nga banda të cilës i përket edhe vetë.
Nëse partitë tjera e kanë mbajtur fshehtë planin e udhëtimit nga vetëvendosja, me këto shpenzimet të marra në kohë të krizës, ajo duhet të largohet nga qeveria. Populli nuk ka udhëheqës në këtë moment!