Daçiç: I gatshëm të takohem me Thaçin

29 Shtator 2012, 10:55Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës, të bisedojë me kryeministrin Hashim Thaçin.

“Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokend dhe të bisedoj”, i tha Daçiç gazetës Veçernje Novosti, dhe shtoi se “me Thaçin tashmë jam ulur në tavolinën e njejtë në Këshillin e Sigurimit të OKB”.

Më tutje, Daçiç theksoi se vetëm “nuk duam që në këtë mënyrë të nënshkruhemi pas pavarësisë së Kosovës, por për të udhëhequr dialog, nuk paraqet kurrfarë problemi”./rel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje