Bexhet Pacolli është zyrtari më i lartë i shtetit mbi të cilin rëndojnë akuzat se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit dhe mashtrimit. Kallëzimi penal, i ngritur kundër tij nga Agjencia Antikorrupsion, tashmë është në duart e prokurorëve të EULEX-it. Zyrtarë të lartë institucionalë e shohin të udhës që ai të lirohet nga detyra, derisa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e fundit rreth “aferave” në të cilat dyshohet të jetë përfshirë ai kohëve të fundit
Burime të afërta me AKK-në i kanë konfirmuar “Kohës Ditore” se kallëzimi penal është deponuar të enjten pasdite në duar të prokurorëve evropianë që veprojnë në Kosovë. “Kallëzimi penal është dorëzuar tek prokurorët e EULEX-it dhe tash është në kompetencë të tyre ta shqyrtojnë nëse ka bazë për të ngritur aktakuzë kundër Pacollit, ose jo”, ka thënë burimi i gazetës. Në EULEX kanë konfirmuar se e kanë pranuar një lëndë nga AKK-ja, por pa dhënë shpjegime të tjera. “Prokuroria Speciale e ka pranuar një kallëzim penal nga Agjencia Antikorrupsion, mirëpo ne nuk mund të japim detaje të lëndës së pranuar”, ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. As Agjencia Kundër Korrupsionit në vijë zyrtare nuk ka pranuar të flasë për rastin.
Pacolli aktualisht gjendet në New York bashkë me dhjetëra zyrtarë të tjerë të Qeverisë. Jetlir Zyberaj, njëri nga këshilltarët që është duke e shoqëruar atje,
Në vend të përgjigjes, ka pyetur: “Kush ju ka thënë juve se është ngritur kallëzim penal”.
Pacolli ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi, për shkak se vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit në Nigeri në emër të bizneseve evropiane. Pas publikimeve të fakteve të reja në “Kohën Ditore”, AKK-ja pati nisur hetimet “ex officio” për të vërtetuar nëse dokumentet që ka ofruar Pacolli gjatë hetimeve të para kanë qenë valide apo të rrejshme. Pas disa muaj hetimesh, AKK-ja ka ardhur në përfundim se Pacolli kishte falsifikuar dokumentet dhe njëkohësisht i kishte mashtruar hetuesit e AKK-së.
dikur tek ne thojshin shko e eja si adem peja, por ktij pacollit po ja shkruj nryshe ,hajde e shko kurqysh hiq,nuk ka send ma keq se me te marr vesh qellimin me fillim , kan mendu ana sllave se qdo gje behet me an te lekut, ky ka me qen veq fillimi per mbarim zoti e din.
Po befasohem me “efikasitetin” e Agjencisë Antikorrupcion si dhe me zellin e pashoq të treguar në ngritje të akuzës kundër Behgjet Pacollit. Me siguri se Behgjet Pacolli nuk ju ka ofruar pare si shkëmbim për të mos ngritur padi, kurse frikë nga ai nuk ka askush, andaj edhe bëjnë çfarë bëjnë. Ku ishte dhe ku është Agjencioni Antikorrupcion që nuk ngrit padi ndaj udhëhqësve të tjerë, duke filluar nga Hashim Thaqi, partia e të cilit tani edhe me ligj dëshiron që t’i rehabilitoj ata të cilët në mënyrë kundërligjore zhvatën pasurinë e Kosovës dhe për pak kohë krijuan pasuri marramendëse për vetvet. Kjo nuk është për kurrfar lavdate por marre…
bexhet pacolli eshte nder burrat e pakte shqiptare qe bojne per vendin e vet!te bonin te gjithe sa bone pacolli do ti kishin punet ndryshe shqipnia me kosove!