“Ekskursioni i parisë” kosovare në një përbërje rekorde prej gati rreth 50 vetash për në Nju-Jork më shumë shihet si shëtitje e tyre, se sa që do të prodhojë ndonjë rezultat konkret në rrafshin e shtimit të numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.
Të paktën ky është vlerësimi i subjekteve politike të taborrit opozitar rreth vizitës që po e zhvillon delegacioni kosovar në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju-Jork.
Mirëpo, për në Amerikë nuk kanë udhëtuar vetëm zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, pasi që ata me vete kanë marrë edhe familjarët e tyre, shpenzimet e të cilëve do t’i paguajnë taksapaguesit e Kosovës.
Në këtë mes, përveç Astrit Kuçit, njeriu me të cilin bashkëjeton presidentja Atifete Jahjaga, pasi kjo e fundit thuhet se ende nuk është e kurorëzuar, në Nju Jork ka fluturuar edhe i biri i kryeministrit Hashim Thaçi, Endriti. Ky i fundit përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se ndodhet në Nju Jork.
Megjithatë, vizita e delegacionit kosovar përveç se do t’i kushtojë buxhetit të shtetit më shumë se 100 mijë euro, nuk pritet që t’i sjellë vendit ndonjë rezultat konkret në shtimin e numrit të njohjeve.
Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, nuk është optimist se qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të sjellë rezultate konkrete…/Zeri
Kete kisha deshir ta lexoj e ta shikoj SUZANA nga KOSOVA qe te bej nje koment te vogel,mjafton me dy rreshta te shkruara.BRAVO Hashimi e ka marre edhe djalin per shetitje.E ka hallall djali i Hashimit,ka qene partizan me babin.Invalidat e luftes nuk kane buke per te ngrene keta tallin b…..n. Hajde parajse hajde lume si ata,gradiste e kane nga invalidat qe ka ngrene plumbi dhe nga ata qe kane vdekur ne lufte.QEFE O QEF PO BANE HASHIMI.
Nëse ka dëshirë të shkoj në Nju Jork një ministër kosovar, i lutem shumë që të na tregoj neve me kohë. I mbledhim paratë (sikur para luftës) dhe ja japim atij.
Tani që juve si ministër ju ka paguar dikush tjetër këtë shëtitje, neve na kushton kjo njëqindmijë herë më shumë!
… lenia ne margjinat e punimeve te OKB = social or political exclusion = marginalisation = perjashtim nga…; lenie ne anet, ne skajet e …..