Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka lidhur kurorë me Astrit Kuçin, ndaj sipas ligjit atij nuk i lejohet shfrytëzimi i kompetencave dhe privilegjeve të “Zotërisë së Parë”. Por pavarësisht kësaj, njeriu me të cilin bashkëjeton Presidentja posedon pasaportë diplomatike dhe merr pjesë në takime të rëndësishme që zhvillon shefja e shtetit. Madje, në Nju Jork ai shkoi me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Astrit Kuçi ka udhëtuar në Nju Jork me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe me një pasaportë diplomatike në xhep.
Stomatologu nga Prishtina po merr pjesë në takimet zyrtare që po zhvillon delegacioni kosovar në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Thjesht, ai po shfrytëzon çdo kompetencë dhe privilegj që, sipas ligjit, i jepet “Zotërisë së Parë”.
Por, ligjërisht ai nuk e ka këtë të drejtë.
Presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka të kurorëzuar lidhjen e saj martesore me stomatologun Astrit Kuçi.
Ligji i Martesës përcakton se termi “bashkëshort/bashkëshorte” i referohet çifteve të kurorëzuar në komunë. Ndërsa ligji për Protokollin e Shtetit, duke iu referuar termit “bashkëshort/bashkëshorte”, i jep kompetenca dhe privilegje burrit apo gruas së shefit të shtetit.
Megjithëkëtë, Presidentja Jahjaga është parë në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në shoqërinë e bashkëshortit të saj. Po ashtu, Zyra e Presidentes ka dërguar edhe foto ku shihet Astrit Kuçi pranë Presidentes teksa kjo e fundit bisedon me diplomatin amerikan Filip Riker.
Kjo është shkelje e Nenit 22 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.
Aty nuk flitet për “Zotërinë e Parë”, por nënkuptohet se në rastin e Astrit Kuçit, po të kishte kurorë me Atifete Jahjagën, do të mund t’i gëzonte privilegjet e “Zonjës së Parë”./EXPRESS
Opaa na doli edhe atyfute jahjace me kopil.
po bre i fuel boja e mushkes “posht pele e nalt gomar”, nj ne Kosove tjetrin ne Amerike, shume po ja lypka atufutes ?
Thuaj shyqyr qe nuk kemi ndonje president gay apo presidenteshe lesbike, pa te tjerat behen kabull…
Po bajka mja qu msit ksajna
msiti eshte Delli ?
Perkthim i komentit te xxx:
Beka t’ia dergojme shkeset kesaj
Lajm i kotë. As njëri dhe as tjetri nuk janë përfaqësues të shqiptarëve në Kosovë. Në Kosovë është anarki e plotë tani, anarki e krijuar nga kjo qeveri e pasluftës. Nuk dihet se kush merr rrogë nga kush dhe kush punon për kënd.
Prindërit shqiptarë i detyrojnë fëmijët e tyre të largohen jashtë Kosovës për t’i mbajtur ata me ushqim. Qeveria vetëm dyqane hap dhe fiton para të gatshme nga shitja. Paratë vijnë nga Austria, Zvicra e Gjermania. Në Kosovë janë rrënuar të gjitha fabrikat, nga kjo qeveri.
Më shumë se 60% janë bujq në Kosovë, por atyre ju kushton më shumë fara se vjela. Kurrë nuk ka pasur kaq shumë lypës në Kosovë sikur tani. Kurrë nuk ka pasur vetëvrasje në Kosovë sikur tani. Kurrë nuk ka pasur ikje të popullsisë shqiptare nga Kosova sikur viteve të fundit.
Po na ha … neve popullit “normal” shumë se kush është zotëriu e kush është zonja e parë ose e dytë në Prishtinë.
Mire qe nuk eshte Presidente ne Shqiperi pasi me ,,Mbret,, qe kemi ne <<zoteria i pare i Kosoves,, do te kishte,,shume pune,,
…..çFARE IDIOTESIE !
NUK KA LIDHUR KURORE ?!
Epo pastaj?
Lidhja e kurores, i lidh vertet, njerezit?
EDHE PRESDIENTI I FRANCES, NUK KA LIDHUR KURORE DHE ZONJA E TIJ QUHET E PARE …
KJO ESHTE THJESHT INJORANCE SHQIPTARE