Pacollit i përgatitet kallëzim penal për falsifikim e mashtrim

23 Shtator 2012, 14:22Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të institucionit shtetëror. “Dosja Pacolli”, tashmë është bërë gati nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit dhe brenda pak ditësh parashihet të procedohet në gjykatë. Zyrtarë brenda AKK-së, kanë konfirmuar për Kohën Ditore se Pacolli ka qenë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kishte ofruar dokumentacion jovalid, gjatë kohës kur hetuesit e agjencisë kanë qenë duke i analizuar disa memorandume që vitin e kaluar ai si njeriu i dytë i Qeverisë i kishte nënshkruar në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane.

Faktikisht, Pacolli, asokohe, ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi.

Mirëpo tani, sipas burimeve të gazetës, lënda Pacolli ka marr një trajtë krejt tjetër.

“Ndaj Pacollit kanë pushuar hetimet për konflikt interesi. Ai tani është duke u hetuar penalisht për mashtrim dhe falsifikim dhe brenda javës së ardhshme do të ngritet proceduara gjyqësore ndaj tij”, ka thënë një nga zyrtarët e AKK-së. Rastin Pacolli, sipas tij, ka shume gjasa që ta marrë EULEX-i, pasi konsiderohet si rast i rënd. /KD

3 komente në “Pacollit i përgatitet kallëzim penal për falsifikim e mashtrim”

  1. anticensurë says:

    çkanë njerëzit me këtë ëngjëll??
    kudo që shkon përfundon në gjyq i shkreti!paska lindur në ditë të keqe.në ditën e moskuptimit!ose të korrupsionit!?
    kot si thonë gjahtarët,”kur qëni mësohe të hajë mut,nuk ndalet më”!
    por megjitrhatë ka njerëz që besojnë në shpirtin e mirë të pacollit!në atë që ai po bën për kosovën!

  2. L.Itali says:

    E perse i duhet korrupsioni Pacollit?Mjafton Vilen te shesi ne Kiavari,Itali,qe ja ka lene dhurate me sa di ish gruas se tij,Ana Oxa,dhe mban qeverine tre vjet pa rroga shtetrore!Qekur Bexheti la Italinë emigrantet shqiptare jane vene ne veshtiresi per te gjetur punë!Hoteli ne Zvicer një pasuri perrallore qe nderon jo Bexhetin,por Kombin!…Nuk kuptoj,perse duhet te beje korrupsion nje njeri i tille qe sipas shtypit ma 25 mije punetore dhe ka ndertuar vilat e pallatet me te mire ne Europe,pa harruar rikonstruktimin gjigant te Kremlinit!Do konfigurojme mire nje dite figuren e ketij shqiptari te pasur i cili i ka dhene Kosoves dhe Kombit!Natyrisht perpara ligjit te gjithe duhet te jemi te barabarte!Edhe Pacolli keshtu duhet te jetë!Do ishte me interes që Tema t’i merrte nje interviste!Duam ta degjojme vet Pacollin madje,pse jo ta takojme nga afer shqiptarisht kudo…Nuk i besoj keto njoftime,por nuk ka edhe te vdekshem pa gabime!Vet Pacolli c’fare do te na thotë?Natyrisht edhe drejtesia,nese vertet ka gjetur fakte!..Une kam te tjera fakte,plotsisht pozitive,per Pacollin dhe neser do t’i shkruaj!…Natyrisht edhe ato qe nuk i di!…

  3. Agron says:

    Ne qoftese BEHGJET PACOLLI ka bere dallavere dhe korrupsion jashte kufijve te territorit te kombit shqiptar nder vende dhe shtete te tjera eshte puna e atyre qeverive dhe e drejta e tyre per ta ndjekur problemin. Pse pak korrupsion po behet ne territorin e kombit shqiptaret nga te huajte dhe vendasit.
    Do te kishte qene ne nderin e qeverise shqiptare te kryesuar nga horri i shtetit shqiptar SALI BERISHA qe BEHGJET PACOLLIT ti kishte dhene jo falas dhe as per ta shitur, por ta kishte mbajtur si prone shteterore zyrtare e qeverise shqiptare HOTEL “DAJTIN” ne TIRANE dhe t’ja kishte dhene per rikonstruksion dhe riparim. BEHGJENI njihet si rikonstruktues i zoti i veprave madhore si Kremlini i Moskes ne Rusi. HOTEL “DAJTI” duhet t’ju kthehej simboli i hotelerise shqiptare dhe tu kthente ne nje veper arkitektures dhe artit shqiptar. Aty duhej te beheshin takimet, pritjet e personaliteteve te huaja dhe konferencat kombetare dhe nderkombetare. Por kjo slejohet nga cantat qe i shkojne qeverive te ashtuquajtura demokratike ne cdo fund muaji si nga Hotel “Tirana”, Hotel “Rogner” dhe Hotel “Sheraton” ne Tirane qe mos te funksionoje HOTEL “DAJTI”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje