Edhe veteranët e UÇK dhe Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut shqetësohen për valën e vrasjeve në Shqipëri

21 Shtator 2012, 11:57Rajoni TEMA

Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (IGFM), e mbështetur edhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”, përmes një apeli publik shprehin shqetësimin për vrasjet, që janë shndërruar në përditshmëri në Shqipëri.

“Konstatimi i prerë është se vrasjet e shumta dhe gjakmarrjet, kohët e fundit kanë marrë hov të madh dhe vijnë e shtohen prej dite në ditë. Këto ndodhi të dhimbshme dhe të panevojshme dhe të pahijshme për shekullin XXI, brengosin botën e civilizuar dhe kulturore, veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Ballkan dhe mbarë botën. Në këta krime makabre dhe jo njerëzore nuk kursehen as fëmijët, rinia, bota femërore dhe punonjës të mbrojtjes së rendit apo zyrtarë të lartë. Edhe më tronditëse janë ngjarjet e këtilla nëse merren parasysh motivet banale, të dobëta dhe të pakuptimta”, thuhet në apelin e IGFM.

Kjo shoqatë thekson se shqetësimi më i madh është kur dihet se aktorët e vrasjeve në shumë raste nuk janë zbuluar, nuk janë emërtuar me emër e mbiemër, dhe nuk dalin para drejtësisë.

“Autoritetet kompetente janë të përfshira nga korrupsioni, mitmarrja, nepotizmi dhe mbrojtja ekskluzive partiake, që pamundësojnë zbardhjen e këtyre krimeve dhe përkundrazi i nxisin dhe ushqejnë ato”, thekson IGFM duke kërkuar që institucionet më të larta shtetërore në Shqipëri të miratojnë ligj special për mbrojtjen e punonjësve të rendit.

Kjo shoqatë ka theksuar se për këtë apel ka siguruar mbështetje nga shumë shoqata joqeveritare dhe organizata në Ballkan dhe Evropë.

IGFM është organizatë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriu me seli në Gjermani dhe degët e saj në botë, përfshirë edhe Maqedoninë. Thirrja i është drejtuar presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Sali Berisha, ministrit të rendit, Flamur Noka dhe ambasadës shqiptare në Shkup. (INA)

8 komente në “Edhe veteranët e UÇK dhe Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut shqetësohen për valën e vrasjeve në Shqipëri”

  1. bato says:

    Ne shqiperi zihen dhe shahen biles dhe vriten po ija shave saliun !
    Ne shqiperi vriten per nje te share nga ropt e na familja ,dhe nuk vriten se nuk kan buk me hang ke shpia ,kjo jo se jan budallej njerezit por se eshte injoranca dhe jo arsimimi i shqipetareve ,nje shumice e shqipetareve jane te arsimuar nuk respektojne familjen etyre dhe cfare pret nga nje shoqeri e tille ?

  2. ALBAN DEGA says:

    TE VRASISH PACIENTIN PER TE SHERUAR SEMUNDJEN…

    -“Atentati” kunder Kryeministrit Berisha dhe diagnoza e gabuar e doktorit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Larg qofte …. !

    A nuk e tregoi kete ashiqare edhe “atentati” qe iu be kryeministrit Sali Berisha ne te njejttn dite dhe ne te njejten ore ne vendin me te ruajtur e me te mbrojtur te Shqiperise sic eshte hyrja e Kuvendit.

    Ne te njejten dite, ndofta ne te njejten ore, tre ish- te persekutuar politike nga ish- diktatura komuniste Skender Tufa hodhen nje qese me miell me flamurin amerikan mbi makinen e blinduar te kryeministrit Sali Berisha aty ku me se paku pritej nje “atentat” i tille ne hyrje ne Kuvendit te Shqiperise.

    “Atentati “ u krye. Kryeministri shqiptar u nxorr jashte luftimit, bashke me eskorten, bodigardet, antiplumbat dhe “Benzin” e tij super te blinduar. Te gjitha masat mbrojtese te tij deshtuan.

    Fale Zotit qe nje atentat me miell. “ E qelluam me buke qe e zente buka jone”, deklaroi autori i ketij atentati simbolik, i persektuar e neperkembur dje. I perbuzur, i persektuuar edhe sot !.

    “ A nuk na keshilloi ambasadori amerikan Z. Arvizu qe te hidhemi ne veprim tani!?” u pergjigj Skender Tufa. “Nuk ishte rastësi. Ishte zgjedhja jonë. Janë dy ambasadorë amerikanë që kanë bërë thirrje “ACT NOW”. Ne kemi bërë disa deklarata duke i bërë thirrje qytetarëve të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë dhe të rrëzojmë qeverinë që po shet interesat kombëtare, po na fut në borxh.

    Gogoli i shqiptareve apo nje tiger prej letre !

    “ Varfëria dhe papunësia është në ekstrem. Kryeministri del e gënjen. Korrupsioni është në skajin ekstrem. Qeveria për vilat dhe veprime të tjera absurde nuk i kursen paratë.

    Ish- të burgosurit politikë janë të zhgënjyer nga të gjitha ligjet e dala deri më tani, sepse nuk jemi shpërblyer dhe asnjëherë nuk kemi gjetur drejtësi”

    “Po ju them o njerëz se ai është një tigër prej letre. U tmerrua kur i hodhëm miellin,” thotë Skënder Tufa, ish- i përndjekur politik…. Kryeministri shqiptar që është gogoli i të gjithë shqiptarëve, është një lepur, është një tigër prej letre, që vret me mercenarë, dhunon me mercenarë dhe frikësohet si një lepur”

    Psikoza e vdekjes qe vjen prej gjemave te tij

    Pse kryeministrit shqiptar i ka hyre lepori ne bark !? Pse kryeministrin shqiptar e tmerron vrasja ne cdo cast !? Pse kryeministri shqiptar ka delirin e vdekjes pas ne cdo hap !? Cafre pa kryeministri pas asaj qesjeje me miell !?

    … Ajo qese me miell mund te ishte edhe qese me Amtrax qe asnje bodigard, as nje blind, asnje spital ne Bote nuk mund t’ia shpetonte jeten!!!

    Ajo qese mund te ishte me eksploziv C-4 apo C- 6 nga ai qe u perdor per ekzekutimin e ish- liderit te PDK-se se Malesise se Madhe ,. Z. Aleksander Keka me 18 qershor 2009, autoret e te cilit kurre nuk u zbuluan e as u kapen!

    Ajo qese mund te ishte me nitroglicerine qe asnje blind nuk mund ta neutralizonte as shpetonte jeten e kryeministrin shqiptar.

    Ajo qese mund te ishte me lende kimike neuroparalizuese qe asnje bodigard, as eskorte, as blind nuk mund ta rikthente ne jete kryeministrin shqiptar…

    Ajo qese mund te ishte me pluhur radioaktiv si ai qe qyshohet se u perdor kunder Arafatit apo …. Larg qofte !

    Pra askush ne Shqiperi, duke filluar nga kryetari i shtetit dhe i qeverise e deri tek qytetari i fundit nuk jane te mbrojtur dhe te pakapshem nga atentatet apo aktet terroriste e kriminale aq me teper qe krimi i organizuar dhe Mafia, fundamentalizmi dhe terrorizmi!

    Nje zgjidhje kokeposhte!

    Cila eshte zgjidhja!? Heqja nga puna, pra heqja e bukes se gojes 20 policeve te Rajonit Nr. 1 te Tiranes, duke i pezulluar nga puna “per mungese vigjilenie revolucionare ndaj armikut te kllases “!?

    Nje zgjidhje drastike qe vetem nje doktori e aq me teper nje kardiologu si Berisha nuk i shkon aspak… Kesaj i thone te vrasish pacientin per te sheruar semundjen!

    Zgjidhja eshte qe si pozita edhe opozita te vleresojne me shume e me drejte punonjesit e vijes se pare te frontit te luftes kunder krimit, policit.

    Te rrisin pagat dhe te paguajne me te pakten njehere e gjysem oret mbingarkese qe ua mbajne tash disa muaj e vite!

    Te japin shperblime, sigurime mjekesore e sociale per familjet e policeve me shume femije e me bashkeshorte apo familjare te paafte per pune.

    Ta vleresojne policin , ruajtesin e rendit, oficerin e SHISH-it ne te gjiha fushat dhe tu japin sigurine se ne rast u ndodh gje, plagosen, gjymtohen e larg qofte edhe vriten familjet, femijet e tyre jane te siguruar ne cdo fushe te jetes.

    Po ashtu te sanksionojne me ligj se cilido polic qe tenton te hape zjarr apo qellon kunder nje krimineli qe rrezikon jeten e qytetarit, te kolegut, subjektit qe ruan apo mbron.

    Simbol i shtetit ligjor

    Kur ta ndjejne veten jo vetem te vleresuar por edhe te mbrojtur, te siguruar nga shteti per te cilin e kane dhe vene koken ne rrezik, kur te shkruajne ne cdo makine policie se kush denoncon kriminele qe qellojne kunder policit do te marrin nje shperblim prej 1000 apo 5000 euro,sic e ka te shkruar cdo makine policie ketu ne kryeqytetin e Botes Nju Jork dhe pothuajse ne krejt Ameriken atehere ata do te hidhen edhe ne zjarr per te mbrotjur qytetarin, kolegun, deputetin, ministrin, kryeministrin, presidentin, shtetin!

    Atehere polici do te hidhej edhe ne zjarr per te zbatuar ligjin. Atehere ai do te behej simboli i shtetit ligjor te ciline ka rrenuar dhe po rrenon perdite e me teper kryeministri shqiptar.

    Me politiken e tij te korruptuar, me politiken e tij nepotike, me politiken etij te stimulimit te policeve te paafate dhe te komanduar nga Mafia qeveriatere dhe nderkombetare, kryeminsitri shqiptar e ka kthyer Shqiperine ne nje ciflik te tij dhe klanit te tij te sterkorrutpar, e ka kthyer Shqiperine ne nje Sicili apo Chicago te viteve 30-te, ne nje shtet ne gjendje lufte.

  3. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkk…………

  4. Emigranti_UK says:

    Duhet te vritet cetniku i Serbise Sali Millosheviqi qe te shpetoj kombi per ndryshe populli yne vetem kob dhe zi do te kete

  5. l says:

    bato; Tirana ishte 300.000.+ banor tashti eshte gati njemiljon pra ne Tiransit 18 apo 24 karat, na kan pushtuar ata qe ne i quajm çeçen,e çeçenet jan nga te gjitha trevat SHqiptare me inflyence te ideve dhe besimit te ndryshme.Por kan hyr edhe zogistet, qe ne qofte se ke ndjekur ngjarjet jan shum te dhunshem dhe ne gjendje ekonomike te mir.Pastaj ka njerez me inflyenc mendimesh serbe,malazeze,greke,turke,maqedonase,italiane,amerikane,ruse,gjermane,e tje.Pra nje sallat e madhe qe e gjith bota po e vuan.Per kete me ofendon qe me quan korak,o tourkofagos. bato ,Saliu eshte pronari,te tjeret jan ,sherbysit.Do vi dita qe sherbysit do te thon qe se njohim ,siç beri san pietro me zotin per tre her.Ju pys yu qe flisni SHqip dhe nuk i doni SHqiptaret .Beni te qart idet tuaja qe ne qe i duam te gjith SHqiptaret te vem trurin ne pune, qe ti kenaqim te gjith koraket….dhe SHqipetaret.

  6. Hajriu says:

    Si ma ke hajriun arixhiun turkofagos. Bete ndonje 69 mbreme.

  7. vlonjati says:

    ik ore shikoni punen tuaj ju kosovaret.ne punet tona i zgjidhim vet.kush jua ka nevojen juve.sjeni te zot per veten tuaj

    1. xD says:

      Ti je shume i zoti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje