Mercedes nuk i shet vetura qeverisë

20 Shtator 2012, 11:53Rajoni TEMA

Me 730 mijë euro institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës kanë blerë sivjet vetura të markave të ndryshme, mirëpo asnjë prej tyre nuk është Mercedes. Drejtues të gjigantit gjerman të automobilave “Daimler” patën konfirmuar në fillim të këtij viti për gazetën “Zëri” se kompanitë private (përfaqësuesit e autorizuar) nuk do të mund t’i shesin vetura Mercedes nëpërmjet tenderëve publikë institucioneve të Kosovës prej janarit 2012, gjë që tanimë po ndodh.

Sivjet nuk u është shitur asnjë veturë Mercedes institucioneve kosovare dhe në mungesë të tyre janë blerë vetura të markave tjera, si: Wolksvagen, Peugeot, KIA, Ford etj. Një vendim të tillë “baba” i veturave simbol të kualitetit dhe qëndrueshmërisë e ka marrë për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në Kosovë, gjë që e potencon edhe “Transparency International” në raportet e publikuara.

Zyrtarët e kompanisë “Daimler Ag” kanë bërë të ditur se kanë vendosur me Kosovën të bëjnë biznes vetëm si transaksione të drejtpërdrejta, gjë që, sipas tij, garanton një shkallë të lartë të transparencës në proceset biznesore. “Ne kemi vendosur të bëjmë biznes me institucionet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare vetëm si transaksione të drejtpërdrejta me një numër vendesh, ku përfshihet edhe Kosova. Kjo na garanton një shkallë të lartë të transparencës në proceset biznesore”, ka theksuar më herët për gazetën “Zëri” Ute West von Vellberg, menaxher i lartë për komunikime, integritet dhe çështje ligjore në “Daimler Ag” në Shtutgard të Gjermanisë.

Zgjim Mita nga autosalloni “Mita”, diler i autorizuar i Mercedesit në Prishtinë, konfirmon për “Zërin” se gjatë këtij viti nuk e kanë shitur asnjë veturë Mercedes për institucionet e Kosovës.“Nuk e kemi shitur asnjë Mercedes sivjet për institucionet”, shprehet Mita.

Në pamundësi të shitjes së veturave Mercedes për institucionet, autosalloni “Mita” ka filluar të shesë edhe vetura franceze Renault, siç thonë drejtuesit, për ta rritur qarkullimin financiar të kompanisë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë për “Zërin” se mosshitja e veturave Mercedes për institucionet e Kosovës është vazhdimësi e imazhit negativ që ka vendi përballë kompanive serioze. “Largimi i Mercedesit që të marrë pjesë në tenderët publikë në Kosovë për shkak të korrupsionit është tregues i pastër se çfarë imazhi kemi karshi investitorëve të huaj”, shprehet Abdixhiku.

Sipas të dhënave në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) më së shumti para publike për blerjen e veturave ka shpenzuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), 167 mijë e 400 euro nga “Kosova-Motors”, vetura të markës Ford. Kurse Ministria e Diasporës, për blerje të veturave ka shpenzuar rreth 121 mijë euro.

7 komente në “Mercedes nuk i shet vetura qeverisë”

  1. Burgaxhiu UK says:

    Sado korrupsion te kete ne Kosove, nuk llogaritet me ate ne Shqiperi si shembull te thjeshte shikoni rrugen e Kukesit e ndertuar nga e njejta firme turko-amerikane ne pjesen e Kosoves me te gjitha standartet, tek vari hajdarin dalje kamikaze pa tabela pa mbrojtje per kafshet.

    1. Doktor gangrena says:

      Ta marre vesh Mercedezi se kush eshte sali berisha, ja sekuestron bencin 700milionesh!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

      1. Ton says:

        Hahahaha cfare foto e papare! Rrofsh.. sa kam qeshur! Me miun te maja e perkrenares! Hahahaha!

  2. Epirioti says:

    Ska Problem…. Ka dale Audi A7….A8 Quarto shume here me lart se Mercedezi.

  3. krosi says:

    Nuk ka me te paturpeshem dhe te papergjegjshem se qeveritaret aktuale te Kosoves. Bota perendimore ju dha mundesine te kene shtet – por cfare shteti po bejne ata horra njesoj se is Shqiperi. Turp !!! Duan benza tat qe sikishn as gomare dje!!!

  4. toni says:

    Ndryshimi mes Kosoves dhe Shqiperise eshte se ne Shqiperi e dine kush eshte strumbullari te keqiave e nuk po e shkulin dot,kurse ne Kosove ndodh dicka tjeter se nuk e dine kush eshte e keqja qe kane,bile Kosovaret shkojne dhe me larg,duan strumbullarin tone e duan qq shume sa bejne cdo gje per ate,bile dhe shkojne ne Shqiperi hedhin vota per te,tani lid pytja e bejne nga budallalleku,apo nuk i del strumbullari qe kane ne Kosove.Uroj zotin ne vitin 2013 e marrin dhe kete tonin e biem rehat.flm

  5. Titi says:

    Tek ne thone Puthi muti kaken,qe te dy nuk kane te ngopur,e gjithe kasta politike ne te dyja vendet aq jane pasuruar dhe gjysmen e pasurise se shtetit e kane uzurpuar.Shumica nga ta nuk kane pasur as edhe bicikleta sot shetiten me makinat me te shtrenjta te mbyllur me xhama te zeza qe te mbulohen nga turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje