Shantazhet e PDK-së

19 Shtator 2012, 11:21Rajoni TEMA

Kërkesa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Behxhet Pacolli, dhe më pas mbledhja e kryesisë së PDK-së për këtë çështje, nga analistët politikë, por edhe opozita parlamentare, konsiderohet më shumë si presion ndaj Aleancës Kosova e Re sesa si kërkesë për dorëheqje. Madje sipas tyre, veprimi i djeshëm i PDK-së paralajmëron fundit e koalicionit aktual, Thaçi-Pacolli.

Ata konsiderojnë se është duke u luajtur lojë e ashpër mes anëtarëve të kabinetit qeveritar, mes anëtarëve të koalicionit si dhe brendapërbrenda vetë partive dhe si duket kryeministri Thaçi po saboton dhe po shantazhon anëtarët e kabinetit të tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndërkaq ka përjashtuar çdo mundësi se po i bëhet presion Koalicionit për Kosovë të Re. Madje siç ka thënë ai, koalicioni PDK-KKR po funksionon si është më së miri. “Nuk ka kurrfarë presioni ndaj KKR-së. Koalicioni po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se kemi raporte të mira dhe koordinim të mirë me ta. Ndërkaq, kërkesa e deputetit të PDK-së për dorëheqje të Pacollit është qëndrim individual dhe se nuk është qëndrim i GP të PDK-së”, ka thënë Grabovci.

Ndërkaq, anëtarja e Kryesisë së AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se kërkesa e deputetit të PDK-së është veç një opinion i tij./ZERI

1 komente në “Shantazhet e PDK-së”

  1. Shqipja e re e qeverisë says:

    Shiko fotografinë. Si duket nuk e di më Thaçi, dhe as partitë tjera aleancë me të, se nuk thuhet Europiane shqip, por Evropiane.

    E ngatërrojnë të shkretit me njesinë monetare euro, e cila ju ka verbëruar sytë e ju ka turbulluar mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje