Daçiç: Nuk kemi mbështetur kurrë krimet e luftës

18 Shtator 2012, 13:14Rajoni TEMA

Duke folur në një takim të Partisë Socialiste në qytetin Banja Luka, kryeministri serb, Ivica Daçiç, tha se partia e tij është përgjegjëse për krijimin e Republika Srpska, por nuk ka mbështetur kurrë krimet e luftës.

Sipas Balkan Insight, në të parën vizitë në Banja Luka, që është de facto kryeqyteti i Republika Srpska, Daçiç tha se është krenar për rolin e partisë së tij në krijimin e kësaj republike.

“Ne kurrë nuk kemi mbështetur krimet e luftës, ne nuk kemi mbështetur kurrë gjenocidin, nuk e kemi mbështetur kurrë krijimin e Serbisë së Madhe. Ne thjesht kemi mbështetur të drejtat e serbëve kudo që jetojnë, këtu në Bosnje, në Kroaci, në Kosovë e Metohi,” tha Daçiç.

“Unë do bëj gjithçka për serbët që të jetojnë në paqe, kudo që janë. Do negocioj me miliona herë, por komuniteti ndërkombëtar duhet të dijë se ku i ka kufijtë,” tha ai.

Partia Socialiste e Serbisë u formua në vitin 1990 nga shkrirja e Ligës së Komunistëve të Serbisë, e Sllobodan Millosheviç, dhe Aleancës Socialiste të Popullit Punëtor të Serbisë.

Ivica Daçiç, ish zëdhënës i Millosheviç, e mori drejtimin e partisë në vitin 2006, kur Millosheviç vdiq në Hagë.

Ai pretendon se e ka modernizuar partinë dhe e ka lënë pas të kaluarën ultra-nacionaliste.

4 komente në “Daçiç: Nuk kemi mbështetur kurrë krimet e luftës”

  1. BERISHA DHE RAMA LARGOHU! says:

    Eshte humbje kohe te merresh me deklaratat e Dacic.

  2. Na thuj dac-iq kur keni kerku falje ?
    Kur jeni shprehur te turperuar per krimet dhe kriminelet kasape te shqiptarve, boshnjakeve, slloveneve etj.
    Na thoni sot a e ndjen ne balle cdo serb vulen e turpit ( kriminele, kasape 100 vjecare te Ballkanit, me 0 te drejte) qe i kane lene ne me shume se 100 vjet, shtetaret, ushtarakrt e larte, ‘andric’ shkrimtaret & akademistet serbe te Nacertsnies…..arkanet & kriminelet e medhenj e te vegjel !
    Z. dac-iq, sa % e popullsise serbe e pranon te vertrten e dyndjeve sllabe ne trojet ilire: tona?
    Kur do shpetoni serbet e paditur nga Genjeshtra?
    Kur menfon zotrote do kuptoje elita serbe se vetem e Verteta i shpeton edhe serbet, jo ndersimi i te paditurve drejt trojeve te te tjereve?
    Kur do kuptoni me ne fund qe eshte koha e se Vertetes, dhe kjo i ben mire edhe cdo serbi. Me e pakta i iket damkes kriminele 100 vjecare, e deri te vula qe serbit ardhscak ne shek .6, i duket Iliris djep; shiheni te verteten nr du: Djepi juaj ka qene Gerxhrt e stepat e thell aziayike, e kjo nuk eshte turp!
    Turp eshte te kesh ne balle damken kriminel & xhahil !
    Kjo eshte o dac-iq te prezantohesh jo me shovinist dhe katil, pp edhe qytetAr mendje-normal i shek. 21!
    Hiqeni nga balli kuaj damken e zeze, per te miren tuaj!
    Kjo eshte se pari e dobishme per serbet, kerkush nuk j’u perbuz prr barbare/ arfjscake( psh kroatet qe e pramojne
    Historine dhe etnicitetin, jAne ne paqe me te vertrten, veten ….nuk kane psh mbi vete gjakun e Kroatit Shuflai, si edhe turpin ai vrases te shkencetareve te se Vertetes!
    Keshtu pra o Dac -iq, keni m i vete gishtin e Se Vertrtes mbi ballin tuaj me damke, pavaresisht se deshmoni q
    Gjithnje se shumica e shtetareve, elites & demosit serb, do ikni nga kjo bote me ate damken!
    Zoti i ndihte pjeses se serbeve te ndriçuar!
    Zoti ndihte PolitikenBoterore, ne detyren (e vonuar fort)
    per te shtrenguar Serbise se qorruar dhe agresore, t’i bindet,, me hir& pa hir, te Vertetes!
    Me mire vone se kurre!
    Kjo qe thua o dac- iq eshte deshmi qe jeni larg….zoti j’u ndihte !

  3. kirurg says:

    sa ngjan, nga menyra si manipulon faktet dhe i permbys e mohon te vertetat, me logjiken e te menduarit dhe stilin e te folurit, me kryeministrin tone, mor aman! sidomos me bindjen se gjithe ata qe i degjojne jane budallenj dhe e hane kollaj sapunin per djathe! ta marre dreqi, sikur kane qene shoke bange nga kopshti deri ne marrjen e titullit shkencor “akademik, profesor doktor ne politike, demagogji etj., etj. etj.”

  4. Taulant says:

    Eshte e vertete qe thjesht nuk i kane mbeshtetur,por i kane bere vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje