Javën e ardhshme diplomatët perëndimorë presin arritje konkrete në ngritjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e lartë politik. Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se pritshmëritë e mëdha për takimet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë zbehur, për shkak të diskutimeve në Bruksel dhe mosgatishmërisë së palëve, por që nga e hëna e ardhshme shpresohet megjithatë që të lëvizë diçka në çështjen e dialogut.
Një zyrtar evropian, i afërt me procesin, në kushte anonimiteti, ka thënë për “Kohën Ditore” se po bëhen përpjekje që gjatë darkës që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të shtrojë për krerët e shteteve më 24 shtator, në New York, të ketë një shtrëngim duarsh mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Ndonëse simbolik, sipas këtij zyrtari, shtrëngimi i duarve do të shënonte edhe përshëndetjen e parë publike të dy liderëve të të dyja vendeve që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më herët një shtrëngim duarsh ka pasur kryeministri Hashim Thaçi me Boris Tadiçin, por takimi ka ndodhur vetëm pasi lideri i demokratëve të Serbisë ka përfunduar mandatin e tij si president./KD
Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet. Kjo do të thotë se Nikoliçi nuk ja zgjat dorën Jahjagës si kryetare, por si banore e Prishtinës.
Ne kujtimet e madeleine albright edhe james rubinit,kemi nje siuate identike,kku keta keshillohen se si ti bindm shqiptaret me pranar edhe gjetja ishte t”i premtojme nje fotografi me Presidentin!
Po a kemi perparuar ne apo ende mendojne amerikanet se pas githe ate investme ne inteligjencen tone,mashtrohemi ende me nje foto me Obama??
S”pyet kush sot per ne foto me Presidentin,bile te gihe e kemi kuptuar kete presione mbi konshensat tona,edhe ky presion ndodh cdo here kur na kerkohet me leshuar halla peje nga idealin tone!
pa pelqimin e putinit obama smund te beje asgje,pervec atyre situatave,anarshiste qe shikojme tanime cdo dite ne xham,apo si i thone tv.
E keqja është se shumë shqiptarë mendojnë se vetëm me pushkë dhe kuletë mbrohet liria, se askush nuk kishte pasur nevojë të vendos për kombin shqiptar. Shtetet e huaja dhe kryetarët tanë sillen sot sikur të ishim ne të gjithë shqiptarët me aftësi të kufizuara mendore.