Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do t’i fillojë punimet nesër në New York, kurse delegacioni i Kosovës edhe kësaj herë do të jetë i pranishëm në një përbërje rekord prej rreth 50 vetash.
Edhe pse nuk do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje direkte në debate, delegacioni i Kosovës do të jetë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.
Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga krerët më të lartë të shtetit, udhëtimin në New York më shumë e ka marrë si shëtitje, pasi pjesë e tij do të jenë një numër rekord zyrtarësh kosovarë.
Në listën e pjesëmarrëse të Kosovës në AP të OKB-së, të siguruar nga portali ORAinfo, do të jetë edhe bashkëshorti i presidentes Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi.
Më poshtë po publikojmë të plotë listën e delegacionit të Kosovës. Tashmë një pjesë ka udhëtuar drejt New York-ut.
Delegacioni nga Presidenca:
1. Atifete Jahjaga – Presidente e Republikës së Kosovës,
2. Z. Astrit Kuçi – bashkëshort i Presidentes,
3. Ramush Tahiri – këshilltar i lartë politik,
4. Arber Vllahiu – këshilltar politik për media/zëdhënës,
5. Zana Berisha -asistente personale,
6. Z. Florent Rrahmani – fotograf,
7. Sigurimi i Presidentes.
Delegacioni nga Kryeministria:
1. Hashim Thaçi – kryeministër
2. Bekim Çollaku,
3. Abelard Tahiri,
4. Edi Sejdiu,
5. Astrit Ibrahimi,
6. Xhavit Ferizi.
Delegacioni i zv/kryeministrit Pacolli:
1. Behxhet Pacolli,
2. Jetlir Zyberaj,
3. Gezim…(sigurim)
Delegacioni i ministrit Enver Hoxhaj:
1. Enver Hoxhaj,
2. Heroina Telaku,
3. Lulzim Pllana,
4. Akan Ismaili,
5. Bekim Sejdiu,
6. Imer Berisha,
7. Valeza Oruqi,
8. Fatmir Zajmi.
Këtu përfshihen edhe delegacionet e ministrave:
Vlora Çitaku me 4 veta,
Mimoza Kusari – Lila me 4 veta,
Ibrahim Makolli me 2 veta,
Besim Beqaj me staf,
Blerand Stavileci me staf.
Nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë në SHBA delegacioni i Kosovës, por ajo që dihet është se një biletë udhëtimi deri në këtë shtet përtej Atlantikut kushton rreth 1000 euro, kurse secilit nga anëtarët e delegacionit i takon mëditja në vlerë prej 275 euro për secilën ditë qëndrimi atje. Kur kësaj t’i shtohen edhe shpenzimet e akomodimit në hotele, atëherë qëndrimi i delegacionit kosovar në SHBA do të ketë një kosto goxha të lartë për buxhetin e Kosovës.
Shih rrushi rrushin e piqet ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
mos keni harruar te merni buken me vete si i nxorren ne deficit amerikanet
Po kun jane te tiert popudh
A thua nuk ka pas ndonji person Shqiptar Katolik per te marr pjes
ne ate bashkim mendoj se dot tu dvesin kur te vini ka viejt me berzie pak z,kryeminister e zonja presidente shpresoj se dot zeni mend per tieter her tung.
Prej MLLEFIT po e tham “ISHALLA NUK KTHEHENI MA NE KOSOVE” more HAJDUT,IDIOTA,KORRUPTUS ,LABILA,KAFSHE,ANALFABETA,etj etj etj etj
si ne 1919 ne paris shqiptaret u perfaqsuan nga te gjithe ata qe dinin shkrim e kendim
gjerat perseriten. po ka kush pare le ti filmoje i pa varur e ti jape per publikun komedine
.cudi si nuk kane mare prej turqie te vogel pjestare te tjere