Liderët braktisin shtetin, shkelin ligjin

20 Shtator 2012, 10:37Rajoni TEMA

Shteti i Kosovës do të mbetet së paku një ditë pa asnjërin nga tre udhëheqësit kryesorë: presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Dy të parët pritet të udhëtojnë të enjten (sot) për në SHBA, të shoqëruar nga një “batalion” prej mbi 30 zyrtarësh, ndërsa i treti është duke realizuar një vizitë në Egjipt dhe nuk do të kthehet në Kosovë para datës 21. Largimi nga vendi përnjëherë nga kjo treshe përbën shkelje të ligjit për protokollin e shtetit, shkruan “Koha Ditore”. Neni 19, pika 4 e këtij ligji, e përcakton qartë se tre liderët duhet t’i bashkërendojnë vizitat e tyre për ta evituar mundësinë e lënies së shtetit pa udhëheqje.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në ligj.

3 komente në “Liderët braktisin shtetin, shkelin ligjin”

  1. Partia numër 980 nga Kosova says:

    Ju kanë harxhuar paratë ministrave. Shkojnë këta lypës tanë jashtë të shohin se mos është i interesuar dikush për blerje të Kosovës.

    Se a është shkelur ligji apo jo, ju intereson aq shumë sa piratëve në det: se a është anije e udhëtarëve apo e mallit atë që e sulmojnë.

  2. ks² says:

    keta dy te paret kane shku me zbulu Ameriken 50 vasko de gama me vete kurse ky i treti eshte nje vizit sociale te piramidat e KARJOS;me pilqen popo pilqen Atifetja o dako qfar gojore ben ajo ne menyre presidenciale………….vazhdon

  3. sindikalisti says:

    Si andej dhe ketej keta plehra njelloj jane te gjithe kane nje qellim pasurimin e tyre duke shitur vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje