Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, mendon se zgjidhja përfundimtare për rrugëdalje nga nyja kosovare mund të jetë ndarja e Kosovës, dhe shprehet i sigurt se Serbia, para hyrjes në BE, patjetër duhet ta njohë shtetin e Kosovës.
“Beogradi dhe Prishtina, në thelb, janë për këtë (ndarje) dhe vetëm duhet bindur Brukseli që edhe një herë të ndryshohen kufijtë”, citon QIK-u deklaratën e Busekut për gazetën “V. novosti”.
Sipas mendimit të Busekut, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sa më parë duhet ngritur në një nivel më të lartë politik, ndërsa në fund të këtij procesi duhet gjetur zgjidhjen përfundimtare për të dalë nga nyja kosovare.
“Sipas meje, kjo mund të ishte ndarja e Kosovës”, ka thënë Busek. “Të gjitha detajet e rrugëdaljes nga pat pozicioni i Kosovës mund të harmonizohen në një lloj “Dejtoni për Kosovën”, ku bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash SHBA-ja dhe Rusia, do të ishin garantë të marrëveshjes,” ka shtuar Busek.
Sipas vlerësimit të tij, Serbia nuk mund të shpresojë në marrjen e datës së fillimit të negociatave me BE-në në dhjetor. Ai thotë se problem nuk do të jetë vetëm normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, por edhe ndryshimet në sistemin gjyqësor, menaxhimin e politikës ekonomike etj.
Busek ka vërejtje dhe ndaj qeverisë së re serbe. Sipas tij, Serbia vazhdimisht pret që Evropa t’i përshtatet asaj, e jo e kundërta. Gjithashtu Busek ka vërejtur edhe kthesën e qeverisë së re serbe drejt Rusisë, që sipas mendimi të tij, nuk është mirë sepse Serbia e ka vendin në BE.
Per c’ndarje flet ky ? Serbia duhet te ndahet e ti jepet Kosves Lugina e Presheves. Akoma vazhdojne keta evropianet ti ledhatojne kurizin brbareve te fundit te Evropes qe shkaktuan nje masaker te tmerreshme ne bllkan?
Mitrovicen ne kembim te njohjes ,me hapur se kaq ,,,,,,,,,