Sipas rezultateve përfundimtare, numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës është 1.739.825, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pati zgjatur më shumë se 15 ditë.
Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.
Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëherë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë. /REL/
Në Kosovë bashkësia ndërkombëtare harxhon më shumë se dyqind miliardë euro në vit. që dhjetëra vite. Qeveria e Kosovës për darka e dreka të ministrave harxhon më shumë se dy milionë euro në muaj.
Me gjysmën e këtyre parave ka mundësi që të futen të gjithë banorët e Kosovës (të mbetur ende aty) në një hotel me pension të plotë.
Duke pasur parasysh gjithë paratë e derdhura, është çmenduri e madhe të kuptosh se ka njerëz në Kosovë të cilët kanë më pak se një euro për të shpenzuar në ditë. Çmenduri është të kuptosh se çmimi për studime në universitet në Prishtinë është më i lartë se në Gjermani apo Francë. Çmenduri është të kuptosh se asnjë fabrikë nuk është ndërtuar në Kosovë pas luftës, por janë shkatërruar të gjitha ato që kanë ekzistuar më parë. Çmenduri është se populli shqiptar aty ende voton për të njëjtat parti, për të njëjtit ministra. Çmenduri e madhe është besimi i verbër në pseudo patriotë, edhe pse më të qartë nuk mund ta bëjnë se nuk kujdesen për popullin por vetëm për luksin e vetes dhe shokëve të tyre jashtë shtetit.
Po nese i ka regjistru qeveria ne Tirane me ne krye Janullatosin ,aq banore jane se pjesaa tjeter duhet te regjistrohen serb ose grek!!??