PDK josh deputetët opozitarë

21 Shtator 2012, 10:31Rajoni TEMA

Dy deputetë të partisë së Albin Kurtit, por edhe dy të Lëvizjes për Bashkim, pritet që brenda një kohe të shkurtër t’i bashkohen partisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga vetë deputetët e këtyre dy subjekteve politike, burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së konfirmojnë se kjo çështje është pothuajse “muhabet” i kryer.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për kalimin e deputetit, Afrim Hoti dhe Agim Kasollit nga Lëvizja Vetëvendosje, sikurse edhe të dy ligjvënësve tjetër të Lëvizjes për Bashkim: Agim Kuleta dhe Aurora Bakallit.

“Me zgjerimin e koalicionit qeverisës, atëherë grupit parlamentar të PDK-së do t’i bashkohen edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim dhe të Vetëvendosjes”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.

Nga ana tjetër, zyrtarët e partisë së Thaçit shprehen në favor të krijimit të një koalicioni të gjerë që, sipas tyre, do të krijonte institucione më të fuqishme dhe më të suksesshme, të apostrofuarit nga të dyja subjektet politike opozitare kanë mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e “kurorëzimit” të tyre me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi.

8 komente në “PDK josh deputetët opozitarë”

  1. Dean says:

    Keto lojna i kan mesu nga BAC berisa.Ai ka vite qe i bo keto pune te pista dhe paralelisht,politikanet tane te piste i vene edhe 1 cmim vetes me u shit.Pak a shume sikur ble 1 gomar ne treg,vecse politikanet tane nuk bojn ulje cmimi.Kan pak me shume ”dinjitet”……lol

    1. M’vje mir qi ma n’fund e keni kuptue qi Doktori asht msusi ma i mir per keto pun. Naj respektohet gjersisht n’popull

      1. dori says:

        je i kokerr palle ti lymo!!!!!!!!!!!!qe i fut hunet gjithanej,si gjasme t”honksha inteligjencen.Per zotin, se na e shpife

        1. Dean says:

          Lymi asht i drejt ene Demokrat pe verteti.Ma me Respekt ku te flasesh per Lymin.

          1. Shtegtari says:

            Eshte valute, dore me 1, ilaç per miza

  2. Arbereshi says:

    Eshte per te ardhur keq,vertete,qe ky fenomen i mbrapshte i veteshitjes se deputeteve per interesa personale,qe e perlyen demokratizimin e shoqerise ne Kosove,po zbatohet hapur edhe ne Kuvendin e Kosoves,sic ka ndodhur e ndodh edhe me parlamentaret tane.Paska qene semundje ngjitese kjo,prandaj ma se pari ka infektuar fqinjin tone me te afert,vellezrit tane ne Kosove.Kam frike se kjo mund te kthehet ne viroz e do te perhapet edhe drejt Evropes se Bashkuar!Prandaj edhe BE po na ve ne shqiptareve,ne te dy shtetet tona,karantine te forte!Nuk mund te pranoje n e gjirin e saj BE-ja dy shtete me te njejtat simptoma semundjeje antidemokratike: vjedhje te votave te popullit dhe shitje e deputeteve “te zgjedhur”( nga njeshat e partive)nga partite ne pushtet qe kane ne dore “zgjedhjen” e ofiqareve ne qeveri e ne insitutionet shtetrore,qe per pasoje do te vene “te dyja duart” ne pronat e shtetit e te popullit,do te vjedhin fondet e ndihmave nepermjet manipulimit te tenderave,do te marrin perqindjen me te larte te fitimit,nepermjet ketyre tenderave shtetrore,ne te gjitha investimet e huaja e vendase.
    Zoti e ruajt popullin shqiptar ne Shqiperi e Kosove nga hajnite me te pangopura te shekullit,mafiozeve me targa shtetrore qe po i zene frymen popullit te shumevuajtur shqiptare ne te dy shtetet. Presin e enderrojne me te drejte patriotet shqiptare,mbare vegjelia shqiptare, bashkimin e trojeve etnike ne nje Shqiperi etnike a natyrale,etj.Kam frike se keshtu si kane filluar te shesin truajt etnike shqiptare sa ne veri e ne jug mafiozet e Prishtines e te Tiranes,nuk do te mbetet me ndonje territor kombetar per t’u bashkuar.
    Kam frike,or BACE,se “u krye” tradhetia e madhe, po e shesin Kosoven,sic po shesin edhe Shqiperine!Ndaj kendon rapsodi popullor: “Prane varrit nje flamur t’ma vini;prane varrit nje pushke t’ ma lini…!”

  3. anonimus says:

    Gjenjeshter paster, nuk ka shanse qe PDK e blen Afrim Hotin dhe Afrim (jo Agim) Kasollin.
    Ky eshte shembull i nje gazetarie te pa pergjegjshme qe do te shese kopje nepermjet senzacionit. Perndryshe, eshte dicka lehte e verifikueshme qe e ben kete lajm qesharak dhe joprofesional.
    Se dyti, eshte shembull i mundeses se kultures ne komunikim. Keta persona jane qenie njerzore dhe nuk “jane” prone e askujt, nuk jane te Albin Kurtit por te Levizjes Vetevensoje!

  4. Bujari ju degjon says:

    A din n’do njoni sa pare bejne keto deputetet?A e morin parasysh krizen me e ul cmimin,apo jo?Partia jone po e sheh si opsion,me ble keto dy deputetet,e me shit nje tjeter,i cili, i vete ofrohet cdo partie qe ka cmim te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje