10 mijë euro bileta e Pacollit, nga 3 mijë e Atifetës dhe e Thaçit

22 Shtator 2012, 10:35Rajoni TEMA

Bexhet Pacolli, si politikani më i pasur në vend, ka paguar më së shtrenjti biletën e aeroplanit për në New York, ku do të marrë pjesë në takimin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Numri dy i qeverisë së Kosovës, sipas burimeve të sigurta të gazetës “Zëri”, ka paguar 10 mijë euro nga Zvicra për busines class. Në këtë udhëtim atë do ta shoqërojnë një grup zyrtarësh nga vendet aziatike dhe afrikane.

Përpos faturës së lartë të aeroplanit që është paguar nga Zvicra për në New York, nuk dihet nëse Pacolli do të kërkojë rimbursim për këto shpenzime, apo do të paguajë nga buxheti i tij personal, nga i cili ka mbuluar shumicën e shpenzimeve për sjelljen e njohjeve nga shtetet e ndryshme për Republikën e Kosovës.

Pacolli gjithashtu është vendosur në hotelin super luksoz “InterContinental”, ku çmimi më i ulët për një natë sillet prej 700-800 dollarë amerikanë, kurse suita 3000 dollarë nata.

Shefi i Bexhet Pacollit në qeveri dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë udhëtuar nga Prishtina për në Washington, me business-class, çmimet e të cilave kanë një kosto prej rreth 3000 euro, vajtje-ardhje. Një kosto të tillë të fluturimit me aeroplan e kanë paguar edhe ministrat e kabinetit Thaçi.

Presidentja Jahjaga, e cila shoqërohet në SHBA nga bashkëshorti, Astrit Kuçi dhe kryeministri Thaçi tashmë janë vendosur në hotelin e njëjtë me Pacollin, ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka zgjedhur një hotel më në periferi.

5 komente në “10 mijë euro bileta e Pacollit, nga 3 mijë e Atifetës dhe e Thaçit”

  1. Sal Topalli says:

    Po bejne turizem katunaret e kosoves.

  2. ina says:

    Kaq shpejt u pasuruan keto debilat, sa shesin pordhe me hotele.
    Pune injorantesh dhe idiotesh pikerisht alla shqiptarce.

    1. Argita_B says:

      Katnare je ti me duket se nuk ka asgje shokuese ne kete rast!! Bileta 3000 mije euro ne biznes klas vajtje-ardhje eshte tarife qe paguhet nga çdokush qe udheton nga Europa ne New York! Per hotelin njesoj, mos pris ni qe presidenti i nje vendi te fleje ne hôtel me nje yll!!

  3. iliri says:

    interesant pse mimoza nuk qenka ne nje hotel me pacollin ?

  4. toni says:

    Ju kosovaret dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet I themi ne shqiptaret.Kur thaci dhe pacolli ju kundervune serbit ju ju hyper traktorave dhe erdhet ne shqiperi e shikonit luften nga TV klani e tani ne vend te punoni merreni me llogarine e lekve te pacollit.Dhe une aq e preva bileten per biznes klas se aq ishte.Punoni Kosovar punoni se puna te sjell lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje