Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Bexhet Pacolli e ka vendin në burg dhe jo në delegacionin e institucioneve të Kosovës, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e partisë, që ka për lider Ramush Haradinajn, nuk presin rezultate pozitive nga qeveritarët e Kosovës, që kanë udhëtuar për në New York, përderisa sipas tyre, në delegacion shtetëror ka njerëz si Pacolli. Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë se Bexhet Pacolli do të duhej të ishte në burg bashkë me krejt bandën e tij dhe jo në delegacionin e Kosovës në SHBA, shkruan Koha Ditore.
HAHAHHA! Ju be dajë po ja futshi prej gjysës e vecmas kur e keni marrë ket blerimin që kurre ska ba kurgja per popull dhe gjithashtu kur jeni bashkue me rugovën që ju ka quajtur ju te uqk-së dore e zgjatur e udb-së. E gjithashtu edhe islamofobë keni ne krye te partisë dhe rezultatin e keni parë me zgjedhjet e fundit por nuk është qudi që në zgjedhjet e ardhshme 2013 te pësoni edhe humbjen e radhës me me pak deputet se sot…