Thaçi: Serbia të çlirohet nga mentaliteti mesjetar

25 Shtator 2012, 10:35Rajoni TEMA
Thaçi: Serbia të çlirohet nga mentaliteti mesjetar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar gjatë ditës së sotme ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, të cilin e njohu me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.

Thaçi me këtë rast e falënderoi ministrin gjerman për mbështetjen e pakursyer dhe përkushtimin e shtetit që ai përfaqëson karshi Kosovës dhe rajonit.

“Kosova është e gatshme për të hapur kapitullin e ri, atë të integrimit në BE dhe në mekanizmat e tjerë relevant multilateral. Ne do të përmbushim çdo kriter dhe çdo detyrim”, tha Kryeministri Thaçi.

“Jam mirënjohës dhe me përulësi shpreh admirimin tim për ushtarët gjermanë në Kosovë. Ne duhet të punojmë bashkërisht që paqja dhe stabiliteti përfundimisht të mbizotërojnë në rajon dhe në relacionet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tani e tutje, ne duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe integrim. Pavarësia nuk është e vetëmjaftueshme, ne duhet të integrohemi dhe të trajtohemi barabar me shtetet tjera”, tha kryeministri Thaçi.

“Ne po ashtu jemi të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por ky normalizim asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të kalojë në kurriz të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Serbia duhet të çlirohet nga mentaliteti mesjetar dhe të kuptojë që Kosova dhe pavarësia e sajë është fakt i pakthyeshëm”, tha kryeministri në takim.

Ndërkaq, ministri Westerwelle konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të mbetet i palëkundur. /Zëri/

1 komente në “Thaçi: Serbia të çlirohet nga mentaliteti mesjetar”

  1. DUMBABEN says:

    Hahahahaha te jem si thaci fjalen mesjete e perdor me me shume kujdes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje