Kuçi: Ndarja e Kosovës shkakton "lëvizje tektonike"

24 Shtator 2012, 11:25Rajoni TEMA
Kuçi: Ndarja e Kosovës shkakton "lëvizje tektonike"

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se kërkesa për ndarje të Kosovës mund të shkaktojë “lëvizje tektonike” në rajon.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçic, se “ndarja e Kosovës është zgjidhja më reale”.

“Nuk është ide e re as nga Daçici e as nga Serbia. Është ide që është kundërshtuar nga bota demokratike, nga ne. Pavarësia e Kosovës është kompromisi që kanë bërë shqiptarët në rajon. S’ka qenë maksimumi që kanë dashur shqiptarët. Serbia është ajo që tani po tenton të krijojë telashe, njëherë me gjenocid, pastaj të ndalet pavarësia, tani me ndarjen e Kosovës”.

“Ne kemi menduar që ka ndryshuar Daçici, kemi menduar jo ai si individ, por Serbia si mentalitet, por mendoj se këtu përgjigjen më të mirë duhet ta japë bota demokratike. Çdo kërkesë ose lëvizje në këtë drejtim ka lëvizje tektonike dhe pastaj le të mendojnë të tjerët më shumë se shqiptarët”, ka thënë Kuçi.

Ai i ka quajtur të papërgjegjshme deklaratat në Beograd, se Serbia nuk është e obliguar të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Kosova nuk bën politikë me inerci, nuk bën atë që bën Serbia duke tentuar që ta imitojë apo duke vepruar në të kundërtën e asaj. Kosova e koordinon aktivitetin e vet me SHBA-në dhe me BE-në. Qëllimi ynë është që të zbatohen ato që janë arritur deri më tash, e pastaj të shohim se çka do ndodhë më tutje. Në këtë drejtim nuk ndikohemi nga deklaratat e papërgjegjshme të kujtdo qoftë në Beograd”, është shprehur zëvendëskryeministri Kuçi.

Zyrtarët në Beograd në ditët e fundit kanë dhënë deklarata kundërthënëse në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve te arritura me Kosovën.

Një ditë më parë, ish shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç tha se qeveria e Serbisë nuk është e obliguar që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Por, zyrtarët serbë të përzgjedhur për ekipin e ardhshëm negociator me Kosovën, kanë lënë të kuptohet se marrëveshjet do të zbatohen, por do të synojnë ndryshimin e “pjesëve të kontestueshme”./rel

2 komente në “Kuçi: Ndarja e Kosovës shkakton “lëvizje tektonike””

  1. alba aba says:

    “Buall” tha dhenderi. “Tektonike” thote Kuci! Diplomaci konstatuese.

  2. raimondi says:

    Hackerat kosovare kane blokuar faqen e websajtit te Edi Rames , ndaj kush ka mundesi tu thote atyre ta lirojne faqen e sajtit te Edi Rames , se ata nuk e kuptokan qe kunder Bashkimit Kosove – Shqiperi eshte vetem Berisha , dhe asnje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje