“Ministria e Shkatërrimit Ekonomik”

23 Shtator 2012, 14:46Rajoni TEMA

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan një aksion në ndërtesën Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Objekti përballë të cilit gjendemi mban emrin: ‘Ministria e Zhvillimit Ekonomik’. Puna që ka bërë dhe po bën kjo ministri është aq e dëmshme e shkatërruese që veç zhvillim nuk mund t’i thuhet. ‘Zhvillim’ quajnë zhvillimin e privatizimit. Numërojnë si ekonomi të vendit fitimet milionëshe të korporatave të huaja…. Korrupsioni, zhvatja, grabitja, uzurpimi e trajtimi i egër për gjithçka publike është logjika qeverisëse e sistemit neoliberal. Hashim Thaçi e Besim Beqaj janë zbatuesit e tij”, ka thënë aktivisti i VV-së, Nol Nushi.

Sipas tij, Ministria me të cilën udhëheq Besim Beqaj, “vazhdon rrugën e verbër të privatizimit”.

“Korrupsioni i ushtruar nga po kjo qeveri, vjen e bëhet shkaku i privatizimit që do ta bëjë po kjo qeveri. Emërimi i njerëzve të korruptuar nëpër borde udhëheqëse që punojnë për interesa private dhe privatizimi janë e njëjta gjë. E kundërta e korrupsionit nuk është privatizimi, por trajtimi me kujdes e përgjegjësi ndaj pronës publike”, thekson Nushi.

Kosova është renditur në vendin e 112 me shkallën e korrupsionit, ndërsa aktivistët e VV-së deklarojnë se Beqaj nuk mërzitet për jetën e vështirë, për rritjen e çmimeve e papunësinë që janë efekte direkte të politikave të tij.

“Halli i tij është imazhi, fshehja e fakteve para privatizuesve. Pikërisht në këtë drejtim është orientuar edhe aksioni ynë sot, pra për të vendosur identitet midis fjalëve dhe realitetit. Puna që po bën kjo ministri është shkatërruese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Andaj në tabelën hyrëse të saj shkruajtëm fjalën që i përgjigjet veprimtarisë së saj: ‘Ministria e Shkatërrimit Ekonomik’”, tha ndër të tjeras Nol Nushi. /Telegrafi/

1 komente në ““Ministria e Shkatërrimit Ekonomik””

  1. Agron says:

    Populli shqiptar i Kosoves nuk duhet te genjehet nga mashtrimet dhe demagogjive te qeverise per shitjen aseteve te ndryeshme. Ne Shqiperi nen moton: “Ekonomia zero, terapia e shokut”, u shkaterrua dhe u shit gjithcka. Nuk ka ne kembe asnje ndermarrje, fabrike, kombinate. Ky eshte realiteti shqiptar i Shqiperise qe nuk duhet ta praktikoje Kosova, sepse ne krye te Shqiperise kemi nje tradhetar, nje spiun si SALI BERISHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje