Serbia “e përkushtuar për zgjidhje paqësore” me Kosovën

25 Shtator 2012, 11:04Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka takuar në Nju Jork Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Nikoliç ka thënë se Serbia është e përkushtuar për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore dhe me dialog konstruktiv.

Ban, nga ana e tij, ka thënë se është i inkurajuar me deklaratat e Nikoliçit dhe me “përpjekjet e sinqerta për paqe dhe stabilitet në rajon”, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i Serbisë ka takuar edhe homologun qipriot, Dimitris Kristofias.

Nikoliç i ka thënë presidentit të Qipros, vendit të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, se Serbia nuk heq dorë nga integriteti territorial.

Nikoliç po qëndron në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./rel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje