Afrimi i Kosovës me BE-në, me fusnotë

26 Shtator 2012, 12:32Rajoni TEMA

Procesi i afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian do të jetë i mundur me fusnotë, meqë, sipas ekspertëve në Bruksel, një paraqitje e tillë e vendit nuk është si e një shteti të pavarur. Kështu konkludon një dokument-analizë e ekspertëve ligjorë të Këshillit Evropian, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

Këshilli Evropian po e shqyrton mundësinë që pas studimit të fizibilitetit Kosovës t`i mundësojë nisjen e negociatave për stabilizim-asociim, si dhe futjen e Kosovës edhe në disa programe të tjera, nga të cilat përfitojnë shtetet që janë kandidate potenciale. Por Kosova, e prezantuar si “Kosovo*”, nuk do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian si shtet, meqë pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

“Koha Ditore” ka arritur që të sigurojë analizën që Zyra Legale e Këshillit Evropian ka përgatitur për 27 vendet anëtare të BE-së, në të cilën shpjegohet se çdo nënshkrim i BE-së me Kosovën që prezantohet me fusnotë sipas konkluzës së arritur në dialogun teknik me Serbinë nuk paraqet njohje të shtetit të Kosovës e as njohje nga shtetet veç e veç, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas këtij opinioni ligjor të ekspertëve të BE-së, edhe nëse nisin negociatat për stabilizim-asociim me Kosovën, duke mos paragjykuar kështu nisjen e tyre dhe as nënshkrimin, shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse dhënia e një pëlqimi të tillë nga Këshilli Evropian nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës.

3 komente në “Afrimi i Kosovës me BE-në, me fusnotë”

  1. Kosovari me bisht (fusnotë) says:

    Atë që na mëson historia është që nuk mësojmë asgjë nga historia. Kur i lejojmë analfabetët shqiptarë udhëheqës nga Prishtina t’i mbushin xhepat ku mund të presim diçka të mirë për shqiptarët në Kosovë.

    Analfabeti nuk e lëshon vendin e përfaqësuesit që e ka, se nuk mund të bëj asgjë tjetër për të fituar para. Asnjë dituri tjetër nuk e ka ajo dhe ai, përpos lëkundjes së kokës poshtë e lartë.

    Sa mjerim që jetojnë këta në mesin tonë.

    1. durresstar says:

      evropa ishte, eshte, dhe do te jete kurva plake..!!
      eshte e kote,qe shqiptaret meren me budalliqe
      e vetmja rruge,eshte bashkimi i te gjitha trojeve
      ne nji shtet te vetem,dhe kjo kerkon sakrifica
      nga te gjithe ata,qe ndihen shqiptare..!!

      te tjerat jane llogje kavaje,ne kujtojme se duke u treguar
      tolerant,evropa do te thote,po po kta shqiptaret,jane tolerant
      te kulturuar,,,qe te fitosh ato qe ke humbur me lufte,
      duhet te luftosh,per ti fituar..!!

      1. Kosovari me bisht (fusnotë) says:

        E tërë qeveria shqiptare e Kosovës shkon në shetitje në Nju Jork, në momentin kur Brukseli fillon bisedat për Kosovën. A ka qeveri më të çmendur në këtë botë? Albumi me fotografi në Facebook nuk është me më rëndësi se e ardhmja e Kosovës!

        Nëse qeveria nga Prishtina pajtohet se Kosovo është “shtet” me futnotë (footnote), ajo pranon se Kosovo, sipas futnotës, është pjesë e Serbisë (shiko UN resolution 1244):

        http://www.nato.int/kosovo/docu/u990610a.htm

        Si nuk e kuptojnë shqiptarët këtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje